By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”
Ballina 1Lajme

“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 9:26 AM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Ky vendim, për të cilin më herët ishin marrë vesh vendet anëtare me kërkesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë është formal.

Vendimi u mor disa muaj pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Në kuadër të paketës, për të cilën para dhjetë ditësh u pajtuan liderët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e Këshillit Evropian, është edhe nominimi i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në postin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë.

Por, për të nisur mandatin ajo duhet të presë që, së pari Parlamenti Evropian të konfirmojë zgjedhjen e Ursula von der Leyen si kryetare e Komisionit Evropian për një mandat tjetër prej pesë vjetësh. Pastaj ajo do të propozojë nga një anëtar të Komisionit të saj nga secili vend anëtar, dhe secili prej tyre duhet të kalojë procesin e dëgjimit në Komisionet e Parlamentit Evropian dhe të marrin konfirmimin.

Pasi Kallas do të ketë një rol të dyfishtë, atë të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, por edhe të zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, edhe ajo duhet të kalojë përmes procedurës së konfirmimit në Parlamentin Evropian.

Në rastin më të mirë, nëse Ursula von der Leyen më 18 korrik në seancën plenare të Parlamentit Evropian siguron shumicën e votave të deputetëve, dhe pastaj në vjeshtë konfirmohen të gjithë komisionarët, afati më i afërt kur Kaja Kallas do të marrë përsipër nga Josep Borrell udhëheqjen e diplomacisë së përbashkët të BE-së është 1 nëntori i këtij viti.

“Në rastin më të mirë, Kallas do të mund të nisë punën si pasardhëse e Borrellit më 1 nëntor. Pastaj do t’i duhet së paku disa javë që të vendosë se kë dëshiron ta emërojë si të dërguar të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, BE-ja e ka parë të rrugës që t’i zgjasë edhe për pesë muaj mandatin Lajçakut me shpresë se deri atëherë do të emërohet pasardhësi i tij“, i ka thënë Evropës së Lirë një diplomat evropian.

Për shkak të rrethanave në dialog, i cili nuk po prodhon rezultate në formën e pajtimit të palëve, diplomatët në Bruksel nuk presin që në muajt në vijim të ketë ndonjë kthesë në këtë proces. Lajçak dhe Borrel patën një përpjekje në fund të qershorit për të organizuar një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, ato përpjekje dështuan.

Edhe pse Kurti dhe Vuçiq shkuan në Bruksel duke iu përgjigjur ftesës së BE-së, takim të përbashkët mes tyre nuk pati.

Takimi i fundit në nivelin e lartë në kuadër të dialogut ishte zhvilluar më 14 shtator të vitit 2023.

Mungesën e takimeve në këtë nivel diplomatët e shohin si dëshmi se procesi nuk po shkon me dinamikën e dëshiruar.

Kaja Kallas, pasardhësja e Josep Borrellit, kur të marrë këtë post do të jetë edhe lehtësuese e dialogut në nivelin e lartë. Pra, ajo pritet t’i ftojë në takim liderët nga Kosova dhe Serbia kur takimet janë në nivelin e lartë dhe t’i udhëheqë ato takime.

Ndërkaq, takimet në nivel të kryengociatorëve do t’i lehtësojë në emër të BE-së i dërguari i posaçëm për dialogun. Në këtë formë, në BE nuk presin të ketë ndryshime. Por, se si do t’i qaset dialogut në të ardhmen, do të vendosë pasardhësja e Borrellit, që pritet të jetë Kallas nëse nuk do të ketë ndonjë pengesë në emërimin e saj. Dhe, nuk do të kishte kuptim që Borrell në fund të mandatit të tij të emërojë dikë që do të punojë pastaj me pasardhësen e tij. Kjo është edhe arsyeja pse i është vazhduar mandati Lajçakut për t’ia lënë në duar përfaqësueses së lartë, Kallas, që ajo ta emërojë edhe të dërguarin për dialog.

“Qasja mund të ndryshojë. Por, nuk presim ndryshime të mëdha. Pasi dialogu nuk po shkon sipas pritjeve që kanë ekzistuar në BE, por ato që nuk do të ndryshojnë janë obligimet e Kosovës dhe Serbisë që kanë dalë deri më tash nga procesi i dialogut”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Diplomatët në BE thonë se, kushdo që të lehtësojë dialogun në emër të Bashkimit Evropian, duhet të ndjekë mandatin dhe detyrat që i caktojnë vendet anëtare. E vendet anëtare janë të njëzëshme se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha obligimet që kanë dalë nga marrëveshjet e arritura deri më tash në procesin e dialogut.

Kjo, sipas këtyre burimeve, përfshin edhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe aneksin për implementimin e kësaj marrëveshjeje, për të cilën palët ishin pajtuar në pranverën e vitit 2023 në Ohër.

Kaja Kallas, kur të marrë detyrën, do të jetë përfaqësuesja e katërt me radhë e lartë e BE-së që do të lehtësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu kishte nisur në mandatin e Catherine Ashton, e cila ishte edhe përfaqësuesja e parë e lartë e BE-së prej kur ky post ishte krijuar me Traktatin e Lisbonës. Pastaj rolin e lehtësueses në nivel të lartë e kishte Federica Mogherini dhe pas saj Josep Borrell. Normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të shihet si një prej prioriteteve kryesore të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe një prej sfidave kryesore për sigurimin e stabilitetit afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Policia në Ferizaj arreston të dyshuarën që kërkohej për vjedhje të rëndë

Takimi i Osmanit, Kusari-Lila: Besoj se LVV do të ketë përgjigje pozitive

Limaj: Kuvendi është çështje politike

Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Bajrami: As LVV dhe koalicioni i tyre, as opozita e djeshme s’i ka numrat

TAGGED: #Dialogu, #Kosova, #Serbia
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq viziton ushtrinë në Rashkë, paralajmron takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Kosova Times Kosova Times December 27, 2022
Lajçaku do të flasë në Zvicër për dialogun Kosovë-Serbi
Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive
Përbërës të dëmshëm gjenden në çokollatën e Dubait në Gjermani
Menendez: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e drejtë për të dyja palët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?