By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025
June 3, 2025
Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët
June 3, 2025
Rusia akuzon Serbinë për tradhti
June 3, 2025
Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën
June 3, 2025
Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pahor: Jashtëzakonisht shqetësuese nëse Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pahor: Jashtëzakonisht shqetësuese nëse Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë
Ballina 2Rajon / Botë

Pahor: Jashtëzakonisht shqetësuese nëse Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 4:40 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, i cili kishte shprehur publikisht interesimin e tij për ta marrë në dorë drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi si përfaqësues i Bashkimit Evropian pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçakut, ka thënë se do të ishte jashtëzakonisht shqetësuese nëse autoritetet e Serbisë qëndrojnë prapa sulmit terrorist të vitit të kaluar në Banjskë.

“Menjëherë pas asaj ngjarje në një konferencë në Mal të Zi, deklarova për herë të parë diçka që më duket e rëndësishme edhe sot: nëse autoritetet zyrtare të Serbisë qëndrojnë pas këtyre ngjarjeve, ishin të informuara për to, i mbështetën, çfarëdo qoftë … kjo është jashtëzakonisht shqetësuese dhe ndryshon gjithashtu perspektivën time për atë se si dhe sa mund të arrihet një marrëveshje me autoritetet aktuale, që do të sigurojë paqe, siguri, mirëqenie dhe do të rregullojë disa marrëdhënie”, ka theksuar Pahor në intervistë për televizionin N1 në Slloveni.

Ai ka thënë se ende askush nuk ka një raport përfundimtar për këtë rast, por sipas tij ai ishte një veprim shqetësues, që në fakt bëri të qartë se edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të kthehet një luftë e vërtetë, jo vetëm incidente.

Por, a ishte ky një agresion ndaj Kosovës ky sipas Pahor? “Dyshime kishte, pasi veprimet ishin shumë të ngjashme me hapat e parë të veprimeve të ushtarëve rusë në Krime. Megjithatë, nuk mund të bëjmë paralele këtu, sepse nuk e dimë saktësisht për çfarë bëhet fjalë. Prandaj, mendoj se do të ishte në interesin e autoriteteve serbe të jenë jashtëzakonisht transparente në lidhje me veprimet e atyre që ishin përgjegjës për incidentet e fundit, por kjo ende nuk ka ndodhur”, ka shtuar Pahor.

Ai ka folur edhe për atë nëse Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës kriminelin Milan Radoiçiq, gjë të cilën e ka vendosur si kusht kryeministri Kurti për t’u takuar me presidentin serb.

“Këtu presim veprim në përputhje me ligjet, si ato serbe ashtu edhe ato ndërkombëtare, që do të përputheshin me sanksionet për një veprim të tillë, që nuk duhet të ketë vend as në Serbi, as në Kosovë, as kudo në komunitetin ndërkombëtar”, ka nënvizuar Pahor.

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Ky vendim, për të cilin më herët ishin marrë vesh vendet anëtare me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tashmë është formal.

Megjithatë, ish-presidenti slloven, i cili kishte shprehur publikisht interesimin e tij për ta marrë në dorë drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi si përfaqësues i Bashkimit Evropian pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçakut, ka thënë se pikërisht nga diplomati sllovak kishte marrë ftesë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Në mars, unë u ftova në Bruksel për t’u takuar me të dërguarin special, Miroslav Lajçak, i cili më pyeti nëse do të isha i gatshëm të konsideroja vazhdimin e punës së tij nëse do të më jepej mandati i Këshillit të BE-së. Edhe atëherë isha i vetëdijshëm për të gjitha grackat që e presin atë që merr përsipër këtë detyrë, por vendosa ta bëj. E dija se nuk do të funksiononte pa mbështetjen e aktorëve kryesorë në politikën sllovene. Ata ma dhanë këtë mbështetje, për të cilën u jam mirënjohës”, ka theksuar ai.

Megjithatë, ai thotë se më pas diçka ndryshoi në Bruksel. “Nuk i di të gjitha arsyet pse. Procesi i përzgjedhjes nuk ishte përfunduar tashmë në maj, siç u tha fillimisht, por Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendosi në qershor të zgjasë mandatin e Lajçakut për gjysmë viti, pra deri më 31 janar”, ka shtuar ish-presidenti slloven.

Mirëpo, Pahor mbetet i gatshëm ta marrë këtë pozitë, nëse do t’i ofrohej.

“Unë jam i gatshëm për këtë pozitë, nëse emërohem. Sidoqoftë, bazuar në më shumë se 30 vite eksperiencë jashtë dhe brenda, për mua është e qarta që do ta kisha më të lehtë nëse procesi i përzgjedhjes do të bëhej në maj. Në të njëjtën kohë, i them Brukselit: Unë jam këtu me përvojën time, arritjet, njohuritë dhe autoritetin e dikujt që pranohet si ndërmjetës i ndershëm në Kosovë, Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Si dikush që e zgjidhi problemin me Kroacinë në mënyrë paqësore, normalizoi marrëdhëniet me Serbinë kur Sllovenia njohu Kosovën dhe pati një përshkallëzim, dhe si dikush që themeloi dhe udhëhoqi procesin Brdo-Brioni. Unë mendoj se dikush me atë lloj përvoje që vjen nga afërsia e këtij rajoni mund të bëjë ndryshimin dhe mund të jetë një ‘ndryshues i lojës’”, ka deklaruar Pahor.

You Might Also Like

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Kurti: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi

Burri sirian (33) dënohet me burgim të përjetshëm për krime lufte në Gjermani

TAGGED: #Borut Pahor, #Serbia, Banjska
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Video e pabesueshme nga Kremlini: Putini me një gotë alkool në dorë shpjegon pse po shkatërron Ukrainën (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times December 9, 2022
Të majtët në Francë duan të përmbysin reformën e pensioneve të Macron
Qeveria propozoi shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve
I vë zjarrin makinës së ish-bashkëshortit për hakmarrje, arrestohet shqiptarja në Greqi
Asamblesa Kombëtare e entitetit serb thote se nuk njehe vendimet e Gjykatës së BeH
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?