By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Projekt 8 milionësh për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Malishevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Projekt 8 milionësh për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Malishevë
Ballina 1Lajme

Projekt 8 milionësh për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Malishevë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 8:55 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Nga viti i ardhshëm Komuna e Malishevës pritet të bëhet me parking nëntokësor dhe me sheshin e dëshmorëve mbi hapësirën kur po punohet.

Nga viti i ardhshëm Komuna e Malishevës pritet të bëhet me parking nëntokësor dhe me sheshin e dëshmorëve mbi hapësirën ku po punohet.

Projekti për “Malishevën urbane”, siç e quan kreu i kësaj komune, thuhet se do ta transformojë qytetin.

Qytetarët shprehin mendime të ndryshme rreth këtij projekti.

“Na kanë blloku në të gjitha anët, s’kam çfarë të shtoj. Po zgjatet shumë. Është projekt i mirë, mirëpo për momentin është pengesë e madhe për banorët e Malishevës”, ka thënë Nuhi Krasniqi, banor i Komunës së Malishevës.

Kurse qytetari Halil Ahmeti, ka thënë se me “gjërat që po rregullohen po bëhet shumë bukur po bëhet”.

“Është duke u punuar shumë ngadalë. Këtu ishte dashtë me qenë trefishi i punëtorëve, është dashur të punohet 24 orë për t’u lëshuar më shpejt qendra sepse është qendër komunale”, ka shtuar banori Safet Mazreku.

Për kryetarin e Malishevës, ky projekt ka qenë i domosdoshëm.

“Tani për tani jemi në implementimin e projektit më të madh që njeh historia e Komunës së Malishevës, e ajo është ndërtimi i parkingjeve nëntokësore e që është mbi shesh të dëshmorëve, e që sheshi do të rikthehet prapë në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se çka është punuar deri më tani rreth këtij projekti.

“Tashmë jemi në sheshin e Dëshmorëve, përkatësisht në qendër të Malishevës, e ku ka qenë rrethi i atëhershëm, aty krijohet një nënkalim që qytetarët të kenë mundësi të kalojnë apo t’i realizojnë nevojat e veta më shpejt dhe në mënyrë më kualitative”, ka shtuar ai.

Opozita e kritikon se vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Me fillimin e idesë së projektit të ‘Malishevës urbane’ siç e kanë propaganduar këta vazhdimisht, ne si opozitë jemi munduar ta përçojmë zërin opozitar. Vërejtjet dhe këshillat që vazhdimisht i kanë bërë asamblistët tanë nuk janë marrë parasysh”, ka theksuar Mevludin Mazreku nga PDK.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

TAGGED: #Malishevë, #Parking nëntokësor, #Projekt 8 milionësh
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Studentët kalojnë natën afër urës së bllokuar në Novi Sad

Kosova Times Kosova Times February 2, 2025
Protesta e opozitës, bllokohen disa rrugë në Tiranë
Bizneset kërcënojnë me zbrazjen e rafteve në rast të ngrirjes së çmimeve
Elon Musk vazhdon të tronditë botën: Tani ai ka propozuar një emër të ri për kanalin Le Manche
IKShPK nga ky muaj do të ofrojë testimin për tuberkuloz te fëmijët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?