By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
10 vajra të veçantë limoni dhe ulliri për perime, peshk dhe mish
June 25, 2025
Ndalohet azerbajxhanasi i akuzuar për spiunazh
June 25, 2025
Netanyahu: Kjo është një ditë e vështirë për Izraelin
June 25, 2025
Vrasësit e Vanjës (14) nga Maqedonia dënohen me burgim të përjetshëm
June 25, 2025
NATO: Ukrainën e pret një “verë të vështirë” në luftën me Rusinë
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reformisti Pezeshkian i fiton zgjedhjet presidenciale në Iran, paralajmëron “vështirësi”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Reformisti Pezeshkian i fiton zgjedhjet presidenciale në Iran, paralajmëron “vështirësi”
Ballina 2Rajon / Botë

Reformisti Pezeshkian i fiton zgjedhjet presidenciale në Iran, paralajmëron “vështirësi”

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 11:55 AM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Reformisti i moderuar, Masud Pezeshkian, i cili i fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran, ka paralajmëruar se republikën islamike e pret “një rrugë e vështirë përpara”, dhe u është lutur iranianëve të mos e lënë “vetëm” teksa e fillon presidencën në një vend të goditur nga vështirësitë ekonomike dhe të mbizotëruar nga një teokraci shtypëse.

Pezeshkian, ish-kirurg i zemrës, i fitoi 53.7 për qind të votave, derisa Jalili i fitoi 44.3 për qind në balotazhin presidencial të së premtes, njoftoi të shtunën zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Iranit, Mohsen Eslami.

Dalja në votim për balotazh ishte 49.8 për qind, dukshëm më e lartë se pjesëmarrja e ulët rekorde prej 40 për qind në rundin e parë.

Ai i falënderoi votuesit iranianë, duke iu referuar triumfit në zgjedhje si “fillimi i partneritetit tonë”, në një mesazh të publikuar në X.

“Rruga e vështirë përpara do të lehtësohet vetëm me shoqërim, dhembshuri dhe besim. Unë jua zgjas dorën, dhe betohem mbi nderin tim se, në këmbim, unë nuk do t’ju braktis në këtë rrugë”, shkroi Pezeshkian.

Votimi më 5 korrik ishte caktuar të përfundonte në orën 18:00, por u shty tri herë – një herë deri në orën 20:00, pastaj deri në orën 22:00 dhe pastaj deri në mesnatë – sepse autoritetet synonin të nxisnin sa më shumë njerëz të shkonin për të votuar.

Në rundin e parë nuk pati pjesëmarrje të madhe, pavarësisht se lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, kishte bërë thirrje për dalje më të lartë në votim, për ta mbrojtur imazhin e Iranit si një vend i fuqishëm, i cili e gëzon mbështetjen e popullit të vet.

Në këto zgjedhjet, të cilat u thirrën për shkak të vdekjes së Ebrahim Raisit nga rrëzimi i helikopterit muajin e kaluar, iranianët duhej të zgjidhnin mes reformistit dhe ligjvënësit veteran, Masud Pezeshkian, dhe ish-negociatorit për çështje bërthamore, konservatorit Saeed Jalili.

Pezeshkian ka qenë anëtar i Parlamentit iranian prej vitit 2008 dhe shërbeu si nënkryetar mes viteve 2016 dhe 2020, kur reformistët dhe të moderuarit gëzonin shumicën në legjislaturë.

Pas vdekjes së 22-vjeçare Mahsa Amini më 2022 në paraburgim për gjoja veshjen e shamisë së kokës në mënyrë jo të duhur, Pezeshkian i vuri në pikëpyetje metodat e Iranit për zbatimin e detyrueshëm të hixhabit, një shami islamike e kokës për gratë.

Pas vdekjes së Aminit, e cila nxiti trazira disamujore në gjithë vendin, Pezeshkian kërkoi sqarim nga autoritetet për rastin e saj.

Pasi votoi gjatë rundin të parë javën e kaluar, Pezeshkian tha: “Ne do ta respektojmë ligjin për hixhabin, por kurrë nuk duhet të ketë sjellje çnjerëzore ndaj grave”.

Pezeshkian ka folur gjithashtu edhe në favor të bisedimeve me Perëndimin.

Megjithatë, ai mbështet parimet e republikës islamike dhe thotë se do t’i ndjekë politikat e Khameneit, nëse zgjidhet president.

Derisa fitorja e Pezeshkianit nuk ka gjasa të sjellë ndryshime të mëdha politike, ajo mund të ketë ndikim në pasuesin e Khameneit, 85-vjeçarit që është lider suprem i vendit prej vitit 1989.

Në Iran, lideri suprem e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore dhe presidenti nuk ka pushtet në shumë çështje të rëndësishme.

Khamenei e pranoi se dalja në votim në rundin e parë nuk ishte “sic pritej”, por nguli këmbë se ajo nuk pasqyronte popullaritetin e republikës islamike.

Ai e quajti balotazhin “shumë të rëndësishëm” dhe tha se “ata të cilët e duan islamin dhe republikën islamike, si dhe përparimin e vendit, duhet ta tregojnë këtë duke marrë pjesë në zgjedhje”.

Një burrë i cili kërkoi të mbetej anonim, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk mori pjesë në votim në rundin e parë, por e votoi Pezeshkianin në balotazh.

Republika islamike për kohë të gjatë ka ngulur këmbë se ligjshmëria e saj vjen nga pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje, por daljet e ulëta në zgjedhjet e viteve të fundit dhe protestat vdekjeprurëse kundër udhëheqjes, e kanë sfiduar ligjshmërinë e pushtetit të tanishëm.

Pezeshkian e fitoi rundin e parë me 10.5 milionë vota, ndërsa Jalili doli i dyti me 9.5 milionë vota. Megjithatë, Pezeshkian përfitoi edhe nga ndarja e votës konservatore, sepse kandidati tjetër konservator, Mohammad Baqer Qalibaf i fitoi 3.4 milionë vota.

Kampi i Pezeshkianit është munduar t’i bindë votuesit të cilët e bojkotuan rundin e parë të dalin dhe të votojnë në balotazh. Mbështetësit e tij kanë argumentuar se nëse Jalili do të vinte në pushtet, administrata e tij do të përdorte politika shtypëse dhe do ta izolonte Iranin edhe më shumë.

Mbështetësit e Jalilit e kanë portretizuar Pezeshkianin si një njeri i cili është i butë me Perëndimin dhe do të bëjë që përparimi i Iranit të varet nga marrëdhëniet e mira me vendet e Perëndimit.

Ndërkohë, kundërshtarët i kanë bërë thirrje votuesve ta bojkotojnë balotazhin, duke ngulur këmbë se zgjedhjet në Iran nuk janë as të lira, e as të drejta dhe se zgjedhjet e kaluara kanë dështuar të sjellin ndryshime, meqë pushtetin kryesor e ka Khamenei.

You Might Also Like

Ndalohet azerbajxhanasi i akuzuar për spiunazh

Netanyahu: Kjo është një ditë e vështirë për Izraelin

Vrasësit e Vanjës (14) nga Maqedonia dënohen me burgim të përjetshëm

NATO: Ukrainën e pret një “verë të vështirë” në luftën me Rusinë

Shtatë ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza

TAGGED: #Iran, #Masoud Pezeshkian, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama: Të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Autoritetet gjermane premtuan arrestimin e Putinit në vendin e tyre
Degradon në përleshje fizike sherri mes policit dhe turistit në Ksamil
Organizatorët e grushtit të shtetit në Gjermani blenë armë në Kroaci, një nga drejtuesit e kishte gruan në Zadar…
1.2 milionë vetë vdesin çdo vit prej aksidenteve rrugore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?