By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 9:49 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës.

Orban qëndroi të hënën në Pekin për vazhdimin e asaj që ai quajti “misioni i paqes 3.0”.

Javën e kaluar, ai ishte edhe në Kiev dhe në Moskë.

Në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, më 5 korrik, Orban tha se, bazuar në bisedimet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, ai beson se tani ka “shanse më të mëdha për një pritje pozitive për të gjitha propozimet e mundshme për armëpushim, si dhe për një udhërrëfyes drejt bisedimeve për paqe”.

Por, Mike Carpenter, këshilltar i lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se takimi i Orbanit me Putinin nuk ishte i dobishëm.

“Unë nuk mendoj se [vizita e Orbanit në Moskë] do ta mbështesë Ukrainën dhe përpjekjet e saj për paqe, ose sovranitetin apo integritetin territorial të Ukrainës”, tha Carpenter.

Michel tha javën e kaluar se presidenca e radhës e BE-së, që aktualisht i takon Hungarisë, “nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së” dhe përsëriti qëndrimin e BE-së se Rusia është agresore në luftën në Ukrainë.

Orban pohoi në letrën e tij se udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara “është e kufizuar”, për shkak të fushatës zgjedhore presidenciale atje.

Prandaj, ai tha se BE-ja nuk mund të presë asnjë propozim nga Shtetet e Bashkuara në muajt e ardhshëm dhe se Brukseli duhet të shqyrtojë inicimin e një nisme evropiane.

Duke folur në një konferencë shtypi në Poloni, Zelensky tha se vetëm vendet e fuqishme, me forca të armatosura shumë më të mëdha se ato të Rusisë, mund të arrijnë të organizojnë bisedime për paqe.

“A ka shumë vende të tilla në botë? Jo shumë. Unë besoj se ShBA-ja dhe Kina janë vende të tilla. Dhe BE-ja, jo si vend, por e gjithë BE-ja. Ky mund të jetë vërtet një mision ndërmjetës”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Kievi mbetet i hapur ndaj propozimeve nga vendet e tjera se si të formësohet rruga drejt paqes, por se ato duhet të përputhen me vizionin ukrainas.

Zelensky ka këmbëngulur se integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë themeli i çdo marrëveshjeje për paqe.

Putin, në anën tjetër, ka thënë se kushtet për t’i dhënë fund luftës, kërkojnë nga Kievi që të heqë dorë nga dëshira për t’u bashkuar me NATO-n, si dhe të heqë dorë nga Krimeja dhe katër rajone të tjera të okupuara të Ukrainës.

Orban i tha Michelit në letrën e tij se ai nuk ka bërë asnjë propozim dhe “nuk ka artikuluar asnjë mendim në emër të Këshillit Evropian ose Bashkimit Evropian”.

Pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping, Orban i shkroi një letër të veçantë Michelit, në të cilën tha se bisedimet “konfirmuan se politika e paqes e Kinës, e cila bazohet në parimet e moszgjerimit, mospërshkallëzimit dhe asnjë provokimi, do të mbetet në fuqi për të ardhmen e parashikueshme”.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Ndërmjetës i paqes, #S’mund të jetë, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Shqipëri moti me kthjellime dhe vranesira mesatare

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Gjendet një punishte e armëve në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuari
Quta: Parisermeni e dinte se çfarë po përgatitej në Kosovë
BE-ja ka ndaluar lëshimin e vizave Shengen me hyrje të shumëfishtë për rusët
Peshkopi e përzuri priftin se nuk ishte i kënaqur me drekë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?