By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet në Himarë, Beleri kërkon në gjykatë, pezullimin e dekretit të Begajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zgjedhjet në Himarë, Beleri kërkon në gjykatë, pezullimin e dekretit të Begajt
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjedhjet në Himarë, Beleri kërkon në gjykatë, pezullimin e dekretit të Begajt

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 8:14 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Alfred Beleri, për të cilin të premten Komisionari shtetëror i zgjedhjeve, shpalli të pavlefshëm dhe ndërpreu mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, i është drejtuar Gjykatës Administrative duke kërkuar pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja për kreun e Bashkisë së këtij qyteti më 4 gusht.

Sipas kërkesës, pretendohet se mandati i tij është i vlefshëm “sa kohë që vendimi i Komisionarit Shtetëror të Zgjedhjeve, është shpallur në datën 05.07.2024, dhe ndaj tij lejohet ankim, dhe si i tillë ky akt është i paekzekutueshëm”.

Vendimi i Komisionarit shtetëror, i cili pasoi dënimin e zotit Beleri me dy vite burgim, nga Gjykata e Posaçme e Apelit, parashikon mundësinë e ankimit në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve (KAS), një tjetër organ i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por Qeveria veproi me një nxitim të pazakontë. Ajo iu drejtuar menjëherë pas vendimit të Komisionarit shtetëror, presidentit Bajram Begaj, duke i njoftuar atij krijimin e vakancës dhe duke i kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja. Kreu i Shtetit kishte 48 orë kohë. Ai nuk e shfrytëzoi këtë hapësirë, por firmosi dekretin në harkun e pak orëve. Socialistët njoftuan sot dhe kandidatin e tyre të ardhshëm për zgjedhjet në Himarë, ish deputetin e LSI-së, dhe aktualisht prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo.

Sipas kërkesës paraqitur gjykatës nga zoti Beleri, pezullimi i dekretit të presidentit Begaj, vlerësohet i nevojshëm duke qenë se “ka afat të shkurtër ekzekutimi, pra pasojat e ekzekutimit të tij jo vetëm që fillojnë menjëherë, por dhe përfundimi i tyre është i afërt, konkretisht pas 30 ditëve”. Ndërkohë, paralajmërohet dhe një padi për ta konsideruar të pavlefshëm dekretin, duke qenë se vendimi i Komisionarit shtetëror është marrë “në kundërshtim flagrant me dispozitat ligjore që parashikojnë kompetencën e tij, si dhe procedurën e ushtrimit të kompetencave të tij”, shkruan zoti Beleri, duke pretenduar se “rasti i kryerjes së një vepre penale pas fitimit të mandatit, është shkak për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë nga Këshilli i Ministrave”.

Po ashtu sipas zotit Beleri, edhe kreu i Shtetit ka kryer po ashtu shkelje pasi “Presidenti i Republikës duhet të kishte verifikuar kushtet formale të kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Kërkesa duhet të ishte shoqëruar me aktin që vërtetonte që vendimi i KQZ ishte i ekzekutueshëm, pra që nuk ishte paraqitur ankim brenda afatit të parashikuar në ligj, ose që ankimi ishte shqyrtuar nga organi i caktuar me ligj”.

Por zyra e Kreut të Shtetit e ka mbrojtur shpalljen e zgjedhjeve të reja duke shpjeguar se presidenti vihet në lëvizje vetëm nga njoftimi prej Këshillit të Ministrave dhe se ai nuk merr në shqyrtim procedurën që i paraprin konstatimit të vakancës. Sipas zyrës së zotit Begaj “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje, atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen”.

Çështja Beleri, provokoi një krizë të fortë në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, e cila pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, po këmbëngul që atij t’i lejohet pjesëmarrja në seancën plenare të parlamentit europian e cila hapet javën e ardhshme. Zoti Beleri u zgjodh eurodeputet, nga lista e kandidatëve të partisë “Nea Dimokratia”, të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Qeveria greke pretendon se “autoritetet shqiptare kanë detyrimin për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë zotit Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Evropian, të marrë pjesë në punimet e tij”.

Eurodeputetët gëzojnë imunitet të posaçëm. Nëse zoti Beleri do të ishte i ndaluar, në një nga vendet e BE-së, në pritje të procesit, ai do të ishte liruar automatikisht, ndërsa autoritetet e drejtësisë, do të duhej të merrnin autorizimin e parlamentit evropian për të vijuar procesin. Por Shqipëria nuk është pjesë e BE-së, e për më tepër, zoti Beleri është i dënuar me vendim të formës së prerë. Mbetet ende e paqartë se si do të veprojnë autoritetet shqiptare, të cilat javën e shkuar e lejuan atë që i shoqëruar me punonjës të policisë, të merrte pjesë në mbledhjen e KQZ. Zoti Beleri, mësohet t’i jetë drejtuar zyrtarisht administratës së burgjeve, që t’i lejohet pjesëmarrje në seancën plenare të parë të parlamentit të ri evropian.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

TAGGED: #Bajram Begaj, #Fredi Beleri, #Himarë, #Zgjedhje
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Rajon / Botë

Policia vazhdon realizimin e planit në mbarëvajtje të zgjedhjeve

Kosova Times Kosova Times February 9, 2025
Nagavci: Edukimi në fëmijërinë e hershme, tregues i shëndetit dhe ekonomisë
Allegri: Luajtëm mirë, por ende duhet të përmirësohemi
Të enjten adresimi i presidentes në Kuvend
Disidenti rus Kara-Murza fiton çmimin Pulitzer për komentet e tij nga burgu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?