By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë duhet ditur për shkuarjen e kadetëve ushtarakë serbë në Bosnje e Hercegovinë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë duhet ditur për shkuarjen e kadetëve ushtarakë serbë në Bosnje e Hercegovinë?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë duhet ditur për shkuarjen e kadetëve ushtarakë serbë në Bosnje e Hercegovinë?

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 3:30 PM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Të shtunën në Bratunac, të dielën në Prijedor. Rreth 30 kadetë të Akademisë Ushtarake të Beogradit qëndruan në këto dy qytete të Bosnje e Hercegovinës – njëri në lindje e tjetri në veriperëndim të vendit.

Në Bratunac ishin për të shënuar përvjetorin e vuajtjeve të serbëve të Podrinjës, ndërsa në Prijedor qëndruan në prag të përvjetorit të Betejës së Kozarës.

Shkuarja e tyre, siç tha Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë, ishte paralajmëruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës.

Ministri Ellmedin Konakoviq nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë, por në një prononcim për agjencinë Fena tha se Ministria ka pranuar njoftimin për vizitën e delegacionit dhe se ai ka vepruar “në përputhje me ligjin”.

“Detyrimi ynë i vetëm është ta përcjellim atë në tri adresa, përkatësisht në Policinë Kufitare të Bosnje e Hercegovinës, në Ministrinë e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, pra në Drejtorinë për Koordinimin e Autoriteteve Policore, dhe në Drejtorinë për Tatimet Indirekte. Në përputhje me procedurat, këtë e kemi bërë, ashtu siç e bëjmë zakonisht”, tha Konakoviq.

Kadetët shkuan si pjesë e një delegacioni nga Serbia, të udhëhequr nga përfaqësues të Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale.

Sipas Ligjit për Ushtrinë e Serbisë, anëtarë të saj janë, mes të tjerëve, nxënësit dhe kadetët e institucioneve arsimore ushtarake, të cilët shkollohen për detyra ushtarake.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me rastin e nisjes së kadetëve të Akademisë Ushtarake të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë.

Duke folur për Televizionin Pink të Serbisë, Vuçiq tha se nuk është hera e parë që kadetët e kësaj akademie marrin pjesë në parada në Bosnje e Hercegovinë dhe se Serbia ka bërë “çdo gjë sipas ligjeve dhe procedurave, pikërisht ashtu siç duhet”.

Çfarë dihet për praninë e kadetëve?

Të dielën, më 7 korrik, kadetët parakaluan nëpër rrugët e Prijedorit, në prag të 82-vjetorit të Betejës së Kozarës në Luftën e Dytë Botërore, njoftoi agjencia Srna.

Kadetët shoqëroheshin nga eprorët e tyre.

Edhe pse zyrtarisht nuk u shënua, fotografitë treguan se kadetët ishin të pranishëm një ditë më herët edhe në Bratunac, në lindje të Bosnje e Hercegovinës, ku u përkujtua vrasja e serbëve të këtij rajoni në luftën e viteve ’90.

Duke përkujtuar vuajtjet e serbëve në Bratunac, një kadet i Akademisë Ushtarake në Beograd shihet në anën e majtë të fotografisë me uniformë, Bratunac, Bosnje e Hercegovinë, 6 korrik 2024.
Duke përkujtuar vuajtjet e serbëve në Bratunac, një kadet i Akademisë Ushtarake në Beograd shihet në anën e majtë të fotografisë me uniformë, Bratunac, Bosnje e Hercegovinë, 6 korrik 2024.

Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës i tha Radios Evropa e Lirë se ardhja e studentëve dhe kadetëve nga Universiteti i Kriminalistikës dhe Policisë dhe nga Akademia Ushtarake e Beogradit është paralajmëruar.

“Më 5 korrik, 2024, Ambasada e Republikës së Serbisë ka njoftuar me një notë verbale Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës se delegacione nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, studentë dhe kadetë të Universitetit të Kriminalistikës dhe Policisë dhe të Akademisë Ushtarake nga Beogradi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë do të vizitojnë Bosnje e Hercegovinën”, thuhet në përgjigjen e Policisë Kufitare të Bosnjës.

Aty thuhet, po ashtu, se Ministria i ka njoftuar “të gjitha institucionet kompetente dhe relevante”.

Në një deklaratë për agjencinë Srna, zëvendësministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Aleksandar Goganoviq, tha se kadetët kanë shkuar në Bosnje “në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar midis Ministrisë së Punës dhe Mbrojtjes së Veteranëve dhe Invalidëve të Republikës Sërpska dhe Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë”.

Ai tha se, marrë parasysh se bëhet fjalë për kadetë që hyjnë të paarmatosur në Bosnje e Hercegovinë, është e nevojshme që “të informohet Ministria e Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave – gjë të cilën Republika e Serbisë e ka bërë”.

Deri në publikimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje nga Ministria e Punës në Republikën Sërpska, se për cilën marrëveshje bëhet fjalë.

Kadetët e Akademisë Ushtarake të Beogradit kanë qenë në Bosnje e Hercegovinë edhe më herët këtë vit, konkretisht më 12 maj, kur në zonën memoriale Donja Gradin janë nderuar viktimat e kampit të përqendrimit të Jasenovacit, nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Çfarë thonë boshnjakët e Prijedorit?

Gjatë luftës së viteve 1990, 3.176 njerëz janë vrarë në Prijedor dhe në rrethinat e tij, dhe rreth 30.000 të tjerë të kombësive joserbe janë çuar në kampet Tërnopole, Omarska dhe Keraterm në Prijedor.

Të burgosurit e mbijetuar dhe familjarët e të vrarëve thonë për Radion Evropa e Lirë se janë të shqetësuar nga marshimi i njerëzve me uniforma ushtarake nëpër Prijedor.

Fikret Baçiq, përfaqësues i prindërve të fëmijëve të vrarë të Prijedorit, 29 familjarë të të cilit janë vrarë në rajonin Zecovi më 1992, përfshirë dy fëmijët dhe gruan e tij, thotë se marshimi është një kujtim i vuajtjeve të së kaluarës.

“Kjo nuk është thjesht një paradë, ajo po vazhdon për një kohë të gjatë. As komuniteti ndërkombëtar nuk po bën ndonjë gjë për t’i bërë boshnjakët dhe kroatët të ndihen të sigurt. Ajo paradë nuk është gjë tjetër, veçse një kujtim i viteve ‘90 dhe i asaj që bëri ushtria”, thotë Baçiq për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk e di se kush është pyetur dhe kush duhet ta lejojë, apo pse e ka lejuar, por nuk e di se çfarë duhet të bëjë ushtria serbe në këtë rajon. Ne, të kthyerit boshnjakë dhe kroatë, nuk ndihemi të sigurt në Prijedor dhe situata e sigurisë është në nivelin zero”, shton ai.

Kadetët gjatë parakalimit në Prijedor, 7 korrik 2024.
Kadetët gjatë parakalimit në Prijedor, 7 korrik 2024.

Ish-i burgosuri Sabahudin Gariboviq thotë se qytetarët e Prijedorit, të cilët janë kthyer pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, janë mësuar me “mashtrime të ndryshme politike” – siç e sheh ai edhe marshimin e kadetëve nga Serbia.

“Kam kaluar gjithçka në Prijedor, nga kampi deri te kthimi. Ky është më shumë një rrëfim politik dhe ne në Prijedor jemi mësuar me këtë.”, thotë Gariboviq.

“Kjo do të ketë ndikim më të madh në diasporën tonë, e cila ka frikë dhe ndoshta do të hezitojë të vijë, por ne kemi parë tashmë gjithçka”, thotë ai.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Prijedorit, Benjamin Hoxhiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se parada nuk është asgjë e re sa u përket provokimeve që kanë përjetuar boshnjakët vendas.

Ka pasur sulme dhe kërcënime kundër figurave fetare dhe familjeve të tyre, si ai kundër Osman Rexhiqit, imamit të xhamisë Çarshija në Prijedor, në fillim të këtij viti, kujton Hoxhiq.

Por, thotë ai, jeta së bashku nuk ka alternativë.

“Shumë familje shpërngulen për shkak të kësaj. Disa shkojnë në Sanski Most, në Federatën e Bosnje e Hercegovinës… Nuk ka rëndësi. Ata njerëz që jetojnë këtu, kanë njëfarë frike, por ende qëndrojnë në vatrat e tyre”, thotë Hoxhiq.

Çfarë thonë institucionet?

Zukan Helez, ministër i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, nuk iu përgjigj thirrjes së REL-it për qëndrimin e kadetëve serbë në Bosnje e Hercegovinë.

Deri në përfundimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje as nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Ngjashëm, as Ambasada e Serbisë në Sarajevë nuk iu përgjigj thirrjeve të REL-it.

Paraprakisht reagoi anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq. Ai tha se ky institucion, i cili është Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës, nuk e ka miratuar hyrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë në Bosnje e Hercegovinë.

“Gjithashtu, në kuadër të planit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnje e Hercegovinës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë, ky aktivitet nuk është planifikuar”, shkroi ai në Facebook.

Si është e rregulluar hyrja e trupave të huaja në Bosnje e Hercegovinë?

Sipas Ligjit për Ushtrinë e Serbisë, anëtarë të saj janë – në mesin e të tjerëve – edhe nxënës dhe kadetë të institucioneve arsimore ushtarake, të cilët përgatiten për detyra ushtarake.

Hyrjen dhe qëndrimin e një ushtrie të një vendi të huaj në territorin e Bosnje e Hercegovinës e rregullon e ashtuquajtura marrëveshje “PfP SOFA”, d.m.th. Marrëveshja ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe.

Bosnje e Hercegovina dhe Serbia janë anëtare të Partneritetit për Paqe.

Marrëveshja është ratifikuar nga Bosnje e Hercegovina në vitin 2008 dhe, sipas udhëzimeve për aplikimin e saj, Ministria e Mbrojtjes është e detyruar ta njoftojë Policinë Kufitare të Bosnje e Hercegovinës të paktën 48 orë para hyrjes së pjesëtarëve të një ushtrie në vend.

Njoftimi duhet të përmbajë, mes tjerash, të dhëna për numrin e forcave, nga vijnë, ku shkojnë, cilat pika kufitare i shfrytëzojnë dhe çfarë pajisjesh dhe armatimesh sjellin në vend.

“Përveç në Policinë Kufitare, njoftimi u dërgohet edhe institucioneve dhe organeve të tjera në Bosnje e Hercegovinë, përgjegjëse për çështjet që kanë të bëjnë me hyrjen, kalimin dhe daljen e forcave dhe pajisjeve të tyre”, thuhet në udhëzim.

Në atë dokument thuhet, gjithashtu, se prania e trupave të huaja mund të rregullohet “me vendim, shkëmbim letrash, marrëveshje të veçantë ose formë tjetër pëlqimi”.

Studentët e akademive ushtarake apo shkollave ushtarake nuk përmenden në udhëzim.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

TAGGED: #BeH, #Prijedor
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Rashica në dyshim për sfidën ndaj Bjellorusisë

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Hoti: Sot festojmë 114-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës
Selia e NATO-s, Kosova merr pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Ukrainën
Kurti: Fitorja i ka dy numra, 118 në fletëvotim, 500 mijë vota më 9 shkurt
Nesër prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?