By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit: Nderim i pëjetshëm për trimat e UÇK-së
June 11, 2025
Brammertz konfirmoi formimin e një ekipi të ri për hetimin e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
June 11, 2025
Planet e sulmit me bombë u gjetën në shtëpinë e një vrasësi masiv nga Graci
June 11, 2025
Në Kuvend nesër homazhe për ish-kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshi
June 11, 2025
Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania apel Serbisë lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania apel Serbisë lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania apel Serbisë lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 2:02 PM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Disa deputetë në Bundestagun gjerman dhe Ministria e Jashtme shprehën shqetësime mbi praktikën e pasivizimit nga autoritetet serbe kundër pakicës shqiptare në jug të Serbisë.

Ministria e Jashtme gjermane, në një përgjigje për DW, ka shprehur shqetësimet e saj për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë: “Fenomeni i të ashtuquajturit ‘pasivizim’ përshkruan masa që pengojnë qasjen e shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë në shërbimet publike. Të prekurve u vështirësohet regjistrimi në vendbanime ose në marrjen e një letërnjoftimi. Shpesh raportohen raste ku organet i çregjistrojnë banorët, pas kontrolleve të bëra enkas, kur ata janë me pushime, në udhëtime, ose nuk janë në banesë për disa ditë. Riregjistrimi ka pengesa të mëdha. Kjo bën që të zvogëlohet numri i anëtarëve të pakicës që janë të regjistruar,” thuhet në përgjigje.

Në kundërshtim me obligimet ligjore 

Ministria e Jashtme gjermane kujton se kjo tendencë bie ndesh me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave: “Këto të drejta janë të garantuara si me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare. Veç kësaj, Serbia ka ratifikuar Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës. Tendenca e ‘pasivizimit’ të popullsisë shqiptare etnike në jug të Serbisë është në kundërshtim me këto obligime ligjore.”

Ministria e Jashtme dhe Ambasada në Beograd janë në kontakt të rregullt me përfaqësuesit e pakicës shqiptare, bëhet e ditur nga MPJ e Gjermanisë.  Edhe Këshilli i Evropës e monitoron situatën e pakicës shqiptare në jug të Serbisë. Komisioni Evropian ka parashikuar në kapitullin negociues me kandidaten e BE-së 23 disa masa për mbrojtjen e pakicës shqiptare, përfshirë një plan veprimi për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Në kuadër të dialogut shoqëror mes qeverisë serbe dhe pakicës shqiptare, janë dakorduar disa masa, ku përfshihet edhe një plan për integrimin e anëtarëve të pakicës shqiptare në sektorin publik dhe në institucionet shtetërore në nivel komunal (2023-2026), sqaron MPJ gjermane. “Zbatimi i këtyre planeve kërkon ende një monitorim të saktë nga BE dhe Këshilli i Evropës.”

Situata e shqiptarëve në jug të Serbisë kërkon më shumë vëmendje

Sipas një studimi të Institutit Max-Planck nga viti 2023, në vitet e fundit mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë fshirë nga regjistrat pa dëshirën e tyre. Riregjistrimi është shumë i komplikuar. Disa kanë paraqitur tani padi kushtetuese.

Kohët e fundit, një delegacion i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës ishte në Gjermani, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin serb, për të tërhequr vëmendjen e Berlinit për situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë.

Knut Abraham (CDU/CSU) i tha DW se informacionet janë “shqetësuese”: “Kjo përfshin situatën ekonomike, por edhe fshirjen e adresave nga regjistrat e votuesve, në të cilat dyshohet se janë të përfshira autoritetet shtetërore,” tha Abraham, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit të Evropës. Politikani i FDP-së, Thomas Hacker, i tha DW -së se situata e pakicës shqiptare në Serbi “meriton më shumë vëmendje ndërkombëtare”. Aktualisht, fokusi është shumë i përqendruar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo bën që çështje të tjera po aq të rëndësishme të mbeten në hije.” Për më tepër, Hacker theksoi se “procesi i pasivizimit duket si një proces gradual i heqjes së të drejtave.” Serbia duhet të zbatojë planin e veprimit për përfaqësimin më të mirë të pakicës shqiptare në institucionet lokale: “Serbia është angazhuar për këtë dhe duhet të përmbushë detyrimet,” tha Hacker. Ai shtoi se duhet gjetur një zgjidhje edhe për të rinjtë që kanë përfunduar studimet në Prishtinë: “Sukseset e Procesit të Berlinit duhet të vlejnë edhe për pakicat në Serbi,” tha politikani.

Në kuadër të Procesit të Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – kanë nënshkruar ndër të tjera një marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave dhe kualifikimeve profesionale. Serbia e ka dërguar marrëveshjen në parlament, por ende nuk e ka ratifikuar plotësisht. Kosova dhe Shqipëria ishin të parat që e ratifikuan.

You Might Also Like

Brammertz konfirmoi formimin e një ekipi të ri për hetimin e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Planet e sulmit me bombë u gjetën në shtëpinë e një vrasësi masiv nga Graci

Një nga bordello-t më të mëdha në botë vizitohet nga 3,000 burra në ditë. Ata paguajnë 2 euro secili

Ushtria e Iowa-s dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros

TAGGED: #Gjermania, #Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, #Serbia
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Borrell: U hodh hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Hamza: Do ta mbështes sektorin privat, që bizneset t’i përmirësojnë kushtet dhe pagat për punëtorët
Biden kundërshton idenë për ofensivë tokësore nga Izraeli, kërkon armëpushim
Vdes i plagosuri nga sulmi në aeroportin e Kishinau-t
Vjedh artikuj ushqimor në vlerë 175 euro, arrestohet hajni në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?