By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votuesit amerikanë me pikëpamje të ndryshme mbi kandidaturën e zotit Biden
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Votuesit amerikanë me pikëpamje të ndryshme mbi kandidaturën e zotit Biden
Ballina 2Rajon / Botë

Votuesit amerikanë me pikëpamje të ndryshme mbi kandidaturën e zotit Biden

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 8:27 PM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ai do vazhdojë garën presidenciale kundër ish-presidentit Donald Trump, pavarësisht paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë me rivalin e tij republikan. Votuesit amerikanë kanë mendime të ndryshme mbi kandidaturën e Presidentit Biden.

Drejtuesit e fushatës së zotit Biden iu kundërvunë thirrjeve për tërheqje të kandidaturës së tij pas vështirësive në debatin e parë presidencial, duke njoftuar një plan agresiv reklamash politike prej 50 milionë dollarësh në media për muajin korrik.

Gjatë një tubimi elektoral të premten në Viskonsin, zoti Biden tha se ai do të vazhdojë garën për president. Votuesja Sabrina Jordan thotë se ai ende është një kandidat me shanse të mira.

“Ai duhet të jetë më pak i lëkundur dhe më i fortë në mbështetjen e qëndrimeve e të tij. Ai duhet t’ua bëjë të qartë njerëzve, siç bëri sot, se ai nuk do të heqë dorë nga gara. Nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim dramatik, ai për mua është kandidati i duhur”, thotë Sabrina Jordan, votuese nga shteti i Viskonsit.

Votuesi Jonathan Lustag nuk është i sigurt.

“Ai nuk është i njëjti njeri. Nuk mund të kthehesh mbrapa. Nuk po bëhemi më të rinj. Nuk mund ta mundësh pleqërinë”, thotë ai.

Kthimi i zotit Biden në fushatë pas debatit nuk i ka lehtësuar shqetësimet e demokrates Ellis Johnston.

“Unë nuk ndihem e sigurt në aftësinë e zotit Biden për të fituar zgjedhjet presidenciale. Kjo më bën shumë të frikësuar”, thotë ajo.

Për mbështetësit e zotit Trump, paraqitja e dobët e zotit Biden në debat rikonfirmoi pikëpamjen e tyre se ai nuk është kandidati i duhur për një mandat tjetër.

“Nuk ka asgjë që mund të dalë nga goja e zotit Biden, që do të mund të ndryshonte mendimin e tim për atë. E njëjta gjë vlen edhe për zotin Trump”, thotë Lamont Pearson, votues nga shteti i Kalifornisë.

Paraqitja e zotit Biden në debat nuk është një pasqyrim i plotë i aftësive të tij, thotë votuesi Jeffrey Tanarelli nga shteti Xhorxhias.

“Mendoj se Joe Biden ka pasion të madh dhe është shumë inteligjent. Mendoj se ai nuk doli mirë sepse nuk i përmbushi pritshmëritë e njerëzve për debatin”, thotë ai.

Për votuesen nga Uashingtoni, Hannah Sobolevitch kjo mungesë energjie e lë të hapur mundësinë për të mbështetur një kandidat të ri.

“Ishte e qartë për mua se ndoshta zoti Biden nuk është si më parë. Mendoj se do ta mbështesja një kandidat tjetër, nëse demokratët vendosin ta zëvendësojnë zotin Biden”, thotë ajo.

Nëse demokratët duan të kenë një kandidat tjetër, ata duhet të vendosin shpejt, thotë votuesja nga Miçigani, Lexis Zeidan.

“Duhet të ketë një debat brenda muajit të ardhshëm rreth hapave që Partia Demokrate duhet të marrë për të bashkuar të gjithë bazën e saj të votuesve përpara nëntorit, ose ne do të shohim një presidencë të zotit Trump”, thotë ajo.

Nënpresidentja Kamala Harris do të ishte në krye të listës për ta zëvendësuar Presidentin Biden. Por kjo mund të mos funksionojë, thotë votuesja nga Kalifornia, Stephanie Bowers.

“Do të më pëlqente nëse Kamala do të ishte kandidate për presidente. Por, mendoj se me botën ashtu siç është, me gjithë paragjykimet që kemi sot, zoti Trump ndoshta do të fitonte ndaj Kamalës më lehtë sesa ndaj zotit Biden”, thotë ajo.

Zyrtarët e fushatës së zotit Biden kanë bërë përgatitje për angazhimin e Zonjës së Parë Jill Biden në takime me familjarë të ushtarakëve në tre shtete këtë javë dhe Presidenti Biden do të mbajë tubime elektorale në Teksas dhe Nevada javën e ardhshme, ndërsa Partia Republikane mban kuvendin e saj kombëtar.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Joe Biden, #Kandidatura, #Votuesit
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pakistan, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur kur një grabitës qëlloi mbi furgonin e parave jashtë një banke

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Vrasja e dy studenteve në Itali, thirrje për një “revoltë kulturore”
Potestohet sërish sot kundër shtrenjtimit të rrymës
Hamasi dhe Fatahu afër marrëveshjes për qeverisjen e Gazës pas luftës
Policia shqiptoi 2401 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?