By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
December 10, 2025
Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”
December 10, 2025
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E mbijetuara e Srebrenicës: Asnjë fëmije mos t’i ndërpritet fëmijëria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > E mbijetuara e Srebrenicës: Asnjë fëmije mos t’i ndërpritet fëmijëria
Ballina 2Rajon / Botë

E mbijetuara e Srebrenicës: Asnjë fëmije mos t’i ndërpritet fëmijëria

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 11:06 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Gazetareja boshnjake, Irmela Shabanoviq, në 29-vjetorin e masakrës së Srebrenicës ka thënë se mesazhi i sotshëm është që asnjë fëmijë në botë mos ta përjetojë humbjen e fëmijërisë sikurse ajo dhe mijëra fëmijë tjetër boshnjakë.

“Mua si fëmijë 6 vjeçare ma kanë ndërprerë fëmijërinë, ma kanë vjedhur kohën më të çmuar me humbjen e babait tim. Kur flasim për përvjetorin e 29-të ajo që do të ishte mesazh është që asnjëherë, asnjë fëmijë tjetër mos ta përjetojë vjedhjen apo pengimin e fëmijërisë dhe dashurinë e prindit, që asnjë nënë – motër si ato të Srebrenicës të mos qajë”, ka thënë ajo në “RTK Prime”.

Shabanoviq ka thënë se rezoluta e OKB-së e cila e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, do të duhej të miratohej më herët.

“Mbi 8000 njerëz nuk do të mund të kthehen me këtë rezolutë, as babai im e as baballarët dhe as djemtë e nënave që kanë vdekur aty. Drejtësia është dashur të vinte më herët, por drejtësia kurdo që troket në derë nuk është vonë”, tha gazetarja boshnjake.

Ajo teksa ka folur për gjendjen aktuale për qytetin nga ku mbetën të vrarë mbi 8000 djem e burra boshnjak, ka thënë se është shndërruar në vend pa perspektivë.

“Në jetën e Srebrenicës mbisundon një varfëri e skajshme, papunësi, çdo herë e më shumë po zvogëlohet popullsia dhe sipas meje kjo është shqetësuese. Nuk ka perspektivë për punësimin e të rinjve”, ka deklaruar Irmela Shabanoviq.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Fondit Humanitar Ndërkombëtar, Bekim Blakaj në RTK Prime ka thënë se ka pritur përkrahje më të madhe gjatë miratimit të rezolutës.

“Jam i suprizuar për numrin e madh të shteteve që kanë abstenuar. E kemi ditur që do të ketë shtete që do të votojnë kundër, pra miqtë e Serbisë. Unë kam pritur që 90% të shteteve do ta përkrahin rezolutën”, ka thënë ai.

Aktivisti Redzo Kojiq ka thënë që rëndësia e parë e rezolutës qëndron te përmbajtja që është e specifikuar lidhur me përkujtimin  e gjenocidit.

“Pjesa e dytë ka të bëjë me individualizimin e përgjegjësisë. Kjo rezolutë i ka obliguar shtetet që të bëjnë organizime për përkujtimin e gjenocidit dhe për solidarizimin me ta, por përpos kësaj i ka obliguar në aspekt juridik që të mos bëjnë veprime që mohojnë këtë krim”, ka deklaruar Kojiq.

You Might Also Like

Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”

Në 7 klinika në Greqi, spermatozoidet e donatorëve me “gjenin e kancerit” u zbuluan te 3 fëmijë në një familje

VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s

Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë

Kreu i Dumës Ruse u mor me një lajm nga një portal satirik kroat, ia ritregoi tekstin Putinit

TAGGED: #Irmela Shabanoviq, #Srebrenica
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deputeti i AAK-së alarmon se në Ministrinë e Mbrojtjes ka afera korruptive?

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Imazhi i shtetit!
Në takim me kongresistin Torres, Kurti nënvizon përkushtimin për BE e NATO
“Kisha nga zyrat e Lubyanka”: si persekutohen priftërinjtë kundër luftës në jug të Rusisë 2 orë më parë
Bislimi: Vetëm qeveria mund të më heqë mandatin për dialogun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?