By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16
Ballina 1Rajon / Botë

Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 3:42 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, për ta ndihmuar të mbrohet kundër sulmeve ajrore ruse, tha Qeveria norvegjeze në një komunikatë të mërkurën.

Ky njoftim vjen në ditën kur liderët e vende anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një samit në Uashington. Ata pritet të njoftojnë për ndihmën e re që do t’ia japin Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit nga Rusia, i cili nisi në shkurt 2022.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dëshiron që vendet anëtare t’i dërgojnë Kievit më shumë armë dhe para, si dhe t’i ofrojnë garanci të sigurisë, me shpresë se kjo do ta ndryshojë rrjedhën e luftës.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere, tha se dërgimi i avionëve F-16 do të fillojë këtë vit.

“Të kombinuar me sisteme mbrojtëse ajrore, avionët luftarakë do të jenë jetikë për t’ia mundësuar Ukrainës të mbrohet kundër sulmeve ajrore ruse”, tha Stoere në një komunikatë.

Kryeministri për herë të parë njoftoi në gusht të vitit të kaluar se Norvegjia do t’i dërgonte Kievit avionë F-16, por nuk tregoi sasinë asokohe.

Prej atëherë, Oslo i ka dërguar dy avionë F-16 në Danimarkë që ata të përdoren për trajnimin e pilotëve ukrainas.

Ukraina ka kohë të gjatë që dëshiron t’i ketë në dorë avionët luftarakë F-16, për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese.

Ndërkohë, Danimarka është zotuar se do t’i dhurojë 19 avionë luftarakë në përgjithësi Ukrainës, ndërsa Holanda ia ka premtuar 24 sosh. Këto dy vende kanë qenë forcë shtytëse e koalicionit ndërkombëtar për furnizimin e Ukrainës me avionët F-16.

Forca Ajrore e Norvegjisë i zëvendësoi avionët e vet F-16 me modelin pasardhës F-35.

You Might Also Like

Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!

Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.

Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë

Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm

Rusia po kryen sabotim në Evropë me taktika nga vitet ’70. “Frika e përshkallëzimit po rritet”

TAGGED: #Gjashtë avionë luftarakë F-16, #Norvegjia, Ukraina
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Takim skandaloz ne Beograd:Dodik përshëndeti djalin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pasuar me ovacione nga të pranishmit, mes të cilëve edhe Patriarku Porfirije dhe krimineli i luftës Vinko Pandurević (FOTO, VIDEO)

Kosova Times Kosova Times February 28, 2023
Në Rusi shënohet ditëlindja e Navalnyt pavarësisht paralajmërimeve zyrtare
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit
Shefja e Microsoft në Gjermani: Industria duhet ta përqafojë inteligjencën artificiale
The Guardian: Irani i dorëzoi Rusisë fshehurazi 18 dronë me rreze të gjatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?