By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”
July 17, 2025
Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia
July 17, 2025
‘Kohë të errëta për internetin rus’: Rusia do të gjobisë përdoruesit për kërkimin e përmbajtjes së ndaluar
July 17, 2025
BE do të ndajë 116 miliardë dollarë financim për Kievin për vitet 2028-2034, nëse zbatohet plani i Komisionit
July 17, 2025
Yulia Svyrydenko emërohet Kryeministre e Ukrainës, ndërsa Zelensky nis riorganizimin e kabinetit
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “S’di çka do shteti më shumë nga unë” – Gjykimet ndaj dhunës në familje zgjaten
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “S’di çka do shteti më shumë nga unë” – Gjykimet ndaj dhunës në familje zgjaten
Ballina 1Lajme

“S’di çka do shteti më shumë nga unë” – Gjykimet ndaj dhunës në familje zgjaten

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 5:49 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Të ulur brenda një salle: gjykatësi, prokurori, avokati, ish-bashkëshorti dhe familja e tij. Në tre vjetët e fundit, Vjollca e kishte këtë pamje para vetes disa herë.

Tre vjet më parë, ajo raportoi dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti. Ashtu siç kishte pritur ta mblidhte guximin për ta raportuar rastin, tani pret një vendim përfundimtar për rastin e saj nga sistemi gjyqësor i Kosovës.

“Më ka ardhur në maje të hundës. Jam lodhur, hiç s’do të shkoja në seancë. Por, më vjen inat të tërhiqem, sepse kam të drejtë, kam prova”, thotë Vjollca, historinë e së cilës REL-i e ka ndjekur edhe më parë.

Vjollca thotë se përveç dëshmive që ka mbledhur për dhunën e ushtruar ndaj saj, ish-bashkëshorti i saj ka dhënë edhe deklaratë të rrejshme në stacionin policor.

“… por, nuk e di se çka do shteti më shumë nga unë?! Qysh t’u besojnë fjalëve të mia?! S’di a duhet të më besojnë mua si e dëmtuar apo atë që ka gënjyer”, thotë ajo për REL-in.

Duart e Vjollcës, teksa flet për historinë e saj të dhunës në familje.
Duart e Vjollcës, teksa flet për historinë e saj të dhunës në familje.

“Ky është shteti ynë, që më shumë i beson një dhunuesi sesa neve, viktimave”, shton Vjollca.

Për deklarim të rrejshëm, sipas Kodit Penal të Kosovës, një person mund të dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.

Vjollca thotë se ish-bashkëshorti i saj nuk është dënuar fare.

Problemin e Vjollcës e hasin edhe shumë të mbijetuar të tjerë të dhunës në familje.

Kjo, pasi, sipas një analize të Lëvizjes FOL, kohëzgjatja e trajtimit të lëndëve të dhunës në familje në sistemin gjyqësor të Kosovës është rritur.

Mesatarisht, nga hapja e një lënde deri në zgjidhen e saj, Gjykatave Themelore në Kosovë u nevojiten 342 ditë. Në vitin 2021, kjo periudhë kohore zgjaste mesatarisht 143 ditë.

Rritja më e madhe e kohëzgjatjes së trajtimit të lëndëve vërehet në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur në këtë gjykatë se pse ka ndodhur një gjë e tillë, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Viona Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen FOL, thotë se pikërisht kohëzgjatja e trajtimit të lëndëve është ndër problemet kryesore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë kudo në Kosovë.

“Arsyeja pse është rritur mesatarja për këtë vit, është për shkak të numrit të madh të lëndëve që barten nga viti në vit, ku vazhdimisht kemi lëndë të trashëguara dhe trajtimi i tyre merr më shumë kohë, pasi që brenda vitit krijohen edhe lëndë të reja”, sqaron Bunjaku për REL-in.

Rreth 70 për qind e lëndëve të dhunës në familje të vitit të kaluar nëpër Gjykatat Themelore të Kosovës kanë qenë të trashëguara nga vitet e mëparshme. Bartja e lëndëve nga viti në vit është rritur dukshëm së voni.

Mesatarisht, gjykatat zgjidhin më shumë lëndë brenda një viti sesa që pranojnë lëndë të reja, mirëpo kohëzgjatja mbetet e lartë pikërisht shkaku i lëndëve të trashëguara.

Numri i lëndëve të trashëguara është aq i lartë saqë me gjithë normën e zgjidhjes mbi 100 për qind në të gjitha gjykatat, vitin e kaluar janë zgjidhur vetëm 52 për qind e lëndëve të hapura; 48 për qind janë bartur në këtë vit.

E, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, në Kosovë u raportuan 698 raste të dhunës në familje. Në më shumë se 75 për qind të tyre, viktima ishin gratë.

Ndër vite, numri i rasteve të raportuara e ka kaluar dukshëm numrin e lëndëve të reja të hapura në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Numri i gjyqtarëve dhe i prokurorëve që trajtojnë lëndët e korrupsionit dhe dhunës në familje është më i vogël sesa që ka lëndë dhe natyrisht që duhet të bëhen përpjekje që të shtohen këto kapacitete”, thotë Bunjaku.

Ajo thotë se është tejet e rëndësishme që të ndërmerren masa për ta zvogëluar kohëzgjatjen e trajtimit të këtyre lëndëve dhe ngritjen e efikasitetit të gjykatave.

“Drejtësia efikase, transparente dhe e shpejtë është një ndër të drejtat themelore. Mirëpo, ngarkesa shumë e madhe dhe mungesa e kapaciteteve janë duke e dëmtuar sistemin e drejtësisë”, shton Bunjaku.

Duke reaguar pas vrasjes së dy grave në muajin prill në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se dhunuesit, shpeshherë, “bëhen vrasës”, për shkak të “mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”.

“Kur dhunuesi e sheh që po ledhatohet nga sistemi, ai e përsërit veprën penale”, tha atëkohë Haxhiu.

Kohëzgjatja e procesit të saj në sistemin gjyqësor e ka dëshpëruar Vjollcën, por ajo nuk është dorëzuar.

“Këtu drejtësi s’ka. Por, po mundohem t’i ndihmoj edhe gratë e tjera, t’i motivoj ato [për raportim të dhunës në familje]”, përfundon Vjollca.

You Might Also Like

Pesë kompani aplikojnë për tenderin e TC “Kosova A”

Uran Ismaili shpallë kandidaturën për Kryetar të Prishtinës

Osmani takon përfaqësuesen e SHBA-së: Synojmë kapituj të rinj bashkëpunimi

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Thaçi e Krasniqi thërrasin dëshmitarë, Veseli e Selimi jo

TAGGED: #Dhuna në familje, #Vjollca
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Punësimi i grave nga grupet etnike, mbetet sfidë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 1, 2022
Moti sot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu
Arrestohet një person i kërkuar në Leposaviq
Poema dhe Diamanti dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025
“Ia kanë shpëlarë trurin”: Sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?