By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon subjekte e individë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sanksionon subjekte e individë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve
Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon subjekte e individë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 6:32 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të mërkurën kundër subjekteve dhe individëve izraelitë, për të cilët thanë se kanë lidhje me dhunën e ushtruar kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të uzurpuar nga Izraeli.

Njëkohësisht, ShBA-ja i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit të ndërmarrë veprime për t’i mbajtur ata përgjegjës.

Uashingtoni vendosi sanksione kundër tre individëve dhe pesë subjekteve izraelite, përfshirë kundër grupit të ekstremit të djathtë, Lehava.

Administrata e presidentit Joe Biden tha se pjesëtarët e Lehavas janë përfshirë në veprime të vazhdueshme të dhunës kundër palestinezëve.

Lehava e kundërshton asimilimin e hebrenjve me johebrenj, dhe bën agjitacion kundër arabëve në emër të fesë dhe të sigurisë kombëtare.

Themeluesi dhe lideri i këtij grupi, Ben-Zion Gopstein, është futur kohë më parë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Edhe Britania e Madhe e ka goditur Lehavan me sanksione.

ShBA-ja vendosi sanksione edhe kundër katër posteve të paautorizuara në Bregun Perëndimor, për të cilat Departamenti i Shtetit tha se janë “armatosur” për dhunë, në mënyrë që t’i shpërngulin palestinezët, duke i prishur kullotat, duke e kufizuar qasjen në bunarët e ujit dhe duke kryer sulme të dhunshme ndaj fqinjëve palestinezë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga dhuna ekstremiste dhe mungesa e stabilitetit në Bregun Perëndimor, të cila e minojnë vetë sigurinë e Izraelit.

“Ne i bëjnë thirrje Qeverisë së Izraelitë të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për t’i mbajtur përgjegjës këta individë dhe këto subjekte. Në mungesë të hapave të tillë, ne do të vazhdojmë të vendosim masat tona”, tha ai.

Izraeli e okupoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1969. Palestinezët duan që Bregu Perëndimor të jetë në qendër të një shteti të tyre të pavarur.

Izraeli ka ndërtuar vendbanime hebraike atje, të cilat cilësohen si të jashtëligjshme nga shumica e vendeve të botës. Por, Izraeli e kundërshton këtë, dhe citon lidhjet historike dhe biblike me këtë tokë.

Në shkurt, administrata Biden tha se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

You Might Also Like

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme

TAGGED: #Izrael, #Palestinezë, #Sanksione, #ShBA
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

UGSH ju fton në ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët

Kosova Times Kosova Times November 9, 2023
Shkupi dhe Sofja mobilizohen për përvjetorin e Dellçevit
Manchester City dhe Arsenal barazojnë pa gola
“Meka” ruse -rrezikon pjesën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Rusia sulmon sërish Odesën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?