By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 24 qershor 2025
June 24, 2025
Katari thotë se një raketë iraniane goditi një bazë amerikane, pa dëme apo viktima
June 24, 2025
MPJ ruse lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Afërt dhe të Mesme
June 23, 2025
Kanadaja dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje për siguri dhe mbrojtje
June 23, 2025
ANALIZË: Propagandistët rusë në një situatë të vështirë për shkak të qëndrimit të Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit
June 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush mund të zëvëndësojë Presidentin Biden në garën për President
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kush mund të zëvëndësojë Presidentin Biden në garën për President
Ballina 2Rajon / Botë

Kush mund të zëvëndësojë Presidentin Biden në garën për President

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 6:14 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po refuzon thirrjet e disa zyrtarëve të rëndësishëm të partisë së tij për të hequr dorë nga gara. Thirrjet filluan pas debatit të parë me kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump muajin e kaluar, ku ai pati një paraqitje të dobët. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns njofton mbi kandidatët e mundshëm që mund të zëvendësojnë zotin Biden nëse ai vendos të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë.

Presidenti Joe Biden është i sigurt se do të fitojë.

“Unë mendoj se jam personi më i kualifikuar për të kandiduar për president”, tha zoti Biden.

Pas vështirësive në debat në fund të muajit të kaluar, disa zyrtarë të partisë po i bëjnë thirrje të tërhiqet nga gara zgjedhore.

Por pas muajsh zgjedhjesh brenda partisë, demokratët nuk mund ta detyrojnë atë të largohet, thotë drejtori i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato.

“Ka vetëm një mënyrë që një kandidat të largohet. I emëruari duhet të vendosë vetë të mos kandidojë përpara konventës. Ai duhet të krijojë mundësinë që Komiteti Kombëtar Demokratik të vendosë gjatë kuvendit”, thotë zoti Sabato.

Nëse zoti Biden tërhiqet, nënpresidentja Kamala Harris kryeson listën e demokratëve për ta zëvendësuar atë.

Zonja Harris tregoi besnikërinë e saj duke i ofruar përkrahje Presidentit.

“Të mos harrojmë që vetëm njëri prej kandidatëve e ka përkrahjen e nënpresidentes së tij dhe ai është Joe Biden”, tha zonja Harris duke theksuar vendimin e ish nënpresidentit Mike Pence që të mos e përkrahë kandidaturën e zotit Trump.

Megjithatë kandidatura e zonjës Harris mund të ndihmojë me votuesit e pavarur, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Kalifornisë Jugore, Christian Grose.

“Po të shohësh sondazhet, ajo që tregon se zonja Harris mund të ketë shanse më të mira se zoti Biden është fakti se ka më shumë të pavarur që janë të pavendosur për të për momentin. Ajo mund t’i bindë ata, ndërsa zoti Biden mund të mos t’i bëjë dot për vete”, thotë zoti Grose.

Në listën jozyrtare të njerëzve që mund të zëvendësojnë zotin Biden është edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Ai thotë se mbështet zotin Biden ndërsa mori pjesë në tubimin zgjedhor të Presidentit në Miçigan javën e kaluar.

“Rezultatet janë ato që kanë rëndësi dhe ai i ka siguruar ato. Ne nuk na duhet një aktor, na duhet një komandant të përgjithshëm”, thotë zoti Newsom.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, gjithashtu përmendet si zëvendësuese e mundshme e zotit Bidenit. Ajo gjithashtu thotë se mbështet presidentin.

Zonja Whitmer u rizgjodh në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet. Ajo vazhdon të ketë popullaritet për shkak të përkrahjes për sindikatat dhe përpjekjet për të luftuar dhunën nga armët e zjarrit.

“Javë pas jave në Amerikë, po shohim lajme të zymta për shkak të dhunës me armë që ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme kudo në vend”, tha zonja Whitmer.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, është më pak i njohur në nivel kombëtar, por ai është një politikan popullor në një rajon jugor të mbizotëruar nga politika republikane.

J. B. Pritzker, guvernatori i Ilinoisit ku mbahet kuvendi i demokratëve të këtij viti, ka pasuri të madhe dhe do të kishte mundësi të vetëfinanconte pjesën më të madhe të asaj që do të ishte një garë presidenciale e minutës së fundit.

Në listë është edhe ish-zonja e parë Michelle Obama, e cila ka refuzuar vazhdimisht mundësinë për të kandiduar. Ajo megjithatë mbetët e preferuar për shumë votues. Sondazhi i Reuters-Ipsos-it javën e kaluar tregoi se ndërsa kandidatët Biden dhe Trump ishin në një barazim, Michelle Obama është dhjet më lart se zoti Trump. Analisti Larry Sabato thotë se nuk ka mundësi që ajo të kandidojë.

“Ajo është shumë e zgjuar që pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë të dëshirojë të kthehet, aq më pak të bëhet presidente. Ne mund të spekulojmë për emra, por ajo që ka rëndësi është se kush ka ambicie të mëdha ose aftësinë për të mbledhur para dhe mundësinë për të siguruar një shumicë në konventë”, thotë zoti Sabato.

Nëse zoti Biden qëndron në garë, spekulimet për emra të tjerë mund të vazhdojnë deri në kuvendin e Partisë Demokrate që mbahet në gusht në Çikago

You Might Also Like

Katari thotë se një raketë iraniane goditi një bazë amerikane, pa dëme apo viktima

MPJ ruse lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Afërt dhe të Mesme

Kanadaja dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje për siguri dhe mbrojtje

Gjykata gjeorgjiane dënon me burg tre udhëheqës të partive opozitare

Gjykata ushtarake jep vendimin në rastin e atentatit ndaj kreut rus të Krimesë

TAGGED: #Joe Biden, #ShBA, #Zgjedhje
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

KOSOR ka marrë një letër kërcënuese: “Më kërkojnë që të mos bëj më ‘fotografi, komente dhe ngacmime’ dhe…”

Kosova Times Kosova Times June 5, 2024
Japonia dhuron pajisje për spitalet e Gjilanit dhe Prizrenit
Banorët e periferisë së Shën Petersburgut raportuan për një shpërthim pranë qendrës së kuajve
Cili ishte plani i TVR për ta shpëtuar Navalny nga viti 2023 dhe pse nuk u realizua?
Përleshje në Prishtinë, 3 të lënduar dhe 6 të shoqëruar në polici
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?