By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Regjistrimi i popullsisë: Çka tregojnë të dhënat?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Regjistrimi i popullsisë: Çka tregojnë të dhënat?
Ballina 1Lajme

Regjistrimi i popullsisë: Çka tregojnë të dhënat?

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 2:53 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

I shtyrë disa herë, regjistrimi i popullsisë në Kosovë u realizua përfundimisht rreth dy muaj më parë dhe më 12 korrik u publikuan rezultatet paraprake.

Rezultatet finale dhe më të detajuara parashihet të publikohen në fund të këtij viti.

Por, Avni Kastrati, ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thotë se nuk priten ndryshime në të dhëna.

Çka tregojnë të dhënat?

Që prej regjistrimit të parafundit të popullsisë në vitin 2011, ASK-ja ka publikuar vazhdimisht raporte vjetore të vlerësimit të popullsisë.

Çdo vit, ajo ka vlerësuar se popullsia është më e madhe sesa që është regjistruar më 2011, duke u bazuar në shifrat e natalitetit, mortalitetit dhe migrimit.

Tani, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2024, popullsia del të jetë ndjeshëm më e vogël sesa në vitin 2011.

Por, në regjistrim nuk kanë marrë pjesë shumë nga banorët në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ndërkohë, ASK-ja tha se serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër, kanë marrë pjesë në regjistrim, për dallim nga viti 2011.

Kjo pjesëmarrje ka bërë që të dhënat të paraqesin një rritje të popullsisë në komunat me shumicë serbe.

Por, prapëseprapë, rritjen më të madhe në numër të popullsisë e ka shënuar komuna e Fushë Kosovës. Ndërsa, shumica e komunave të tjera në Kosovë kanë pasur rënie të popullsisë.

Nëpër komunat në Kosovë, gjithashtu, është evidentuar një përqindje e lartë e banesave dhe shtëpive të pabanuara. Përqindja më e lartë është në Komunën e Dragashit, ku gati gjysma e shtëpive dhe banesave janë të pabanuara.

ASK-ja thotë se përveç migrimit jashtë Kosovës, është vërejtur edhe migrim brenda vendit, që ka shkaktuar largim të banorëve nga zonat kufitare të Kosovës drejt qyteteve më në qendër.

Dallime janë vërejtur edhe në numrin mesatar të anëtarëve në ekonomi familjare. Edhe pse më i vogël sesa në vitin 2011, ky numër, 4.5, mbetet ende më i lartë se në shumicën e vendeve të rajonit dhe botës.

Një trend i tillë i zvogëlimit të ekonomive familjare është vërejtur edhe në Shqipëri, ku së voni janë publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë që është bërë gjatë vitit të kaluar.

Njëjtë si në Shqipëri, edhe në Kosovë vërehet një trend i plakjes së popullsisë. Megjithatë, mosha mesatare në Kosovë – tani 34.3 vjeç – mbetet ende dukshëm më e ulët sesa në Shqipëri, ku është 42.5 vjeç.

Të dhëna më të detajuara dhe finale nga regjistrimi i popullsisë në Kosovë pritet të publikohen në dhjetor të këtij viti.

Atëherë, do të publikohen edhe të dhënat për diasporën, që, sipas ASK-së, ka rreth 600 mijë të regjistruar.

You Might Also Like

Osmani takon Prattipatin flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

TAGGED: #Regjistrimi i popullsisë
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim

Kosova Times Kosova Times October 7, 2025
Dy qytete egjiptiane goditen me predha
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
Sulmi në Banjskë vë në pikëpyetje dialogun
Kosova ka pak resurse të ujit, thirrje për ndërtimin e digave të reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?