By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trajnimet për sigurinë në punë, për disa të padëgjuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Trajnimet për sigurinë në punë, për disa të padëgjuara
Ballina 1Lajme

Trajnimet për sigurinë në punë, për disa të padëgjuara

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 4:51 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Një punëtor ndërtimi 55-vjeçar në Prishtinë ka frikë të vazhdueshme për sigurinë e tij në punë, për shkak të lartësisë së skelave dhe mungesës së trajnimeve për sigurinë.

Pavarësisht 24 vjetëve përvojë në këtë sektor, ai thotë se asnjë kompani nuk i ka ofruar trajnime të tilla.

Ato kërkohen ligjërisht, por pajtueshmëria është e ulët – kompanitë shpesh veprojnë vetëm nën presionin e inspektimeve të punës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës shpreh shqetësim për shkallën e lartë të lëndimeve dhe vdekjeve në ndërtimtari.

Këtë muaj, një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës. Gjatë gjithë vitit të kaluar – 11.

“Duhet të kujdesemi vetë”

“Jo, jo, asnjëherë nuk më ka mësuar askush për rreziqet”, thotë punëtori 55-vjeçar, i cili nuk do që të identifikohet.

“Nëse do, kërce prej skelës; nëse do, qëndro! Askush nuk të mëson asgjë, vetëm duhet të kesh kujdes vetë”, thotë ai.

Për plot 24 vjet, ai punon në sektorin e ndërtimtarisë, kryesisht në Prishtinë, dhe jo rrallë thotë se është lënduar në punë, për shkak të kushteve jo të sigurta.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, tregon se ka punuar për disa kompani ndërtimore, por që në asnjërën nuk është diskutuar për ndonjë trajnim për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë thuhet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

“Në çdo sekondë të punës ndihem i rrezikuar. Një skele nëse nuk është e lidhur mirë, unë mund të bie nga lartësia”, thotë 55-vjeçari.

Jo larg kompanisë ku punon ai, në një lagje të Prishtinës, punon edhe Flamur Osmani, 58 vjeç.

Edhe ai është mbi 20 vjet në sektorin e ndërtimtarisë, por ka një përvojë ndryshe.

Thotë se në biznesin ku aktualisht punon, ka trajnime për siguri në punë, qoftë nga punonjësit e kompanisë, qoftë nga kompani të licencuara për këtë çështje.

“…por, kjo nuk e eliminon rrezikun. Duhet të kujdesimi vetë, e dimë se është punë me rrezik. Ne i kemi pajisjet mbrojtëse, por përveç helmetës që e bartim, të tjerat nganjëherë jo…”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) shprehen të shqetësuar me, siç thonë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, thotë se mostrajnimi i punëtorëve ka bërë që në këtë sektor të ketë numër të lartë të atyre që lëndohen ose vdesin në punë.

Më 4 korrik, në qytetin e Lipjanit, një punëtor ka vdekur teksa punonte në një kompani ndërtimore. Ky është rasti i parë i tillë këtë vit, thonë nga Inspektorati i Punës.

Vitin e kaluar kanë qenë 11 persona që kanë humbur jetën në vendet e punës, kurse në vitin 2022 janë evidentuar 15 vdekje si pasojë e kushteve të punës.

Bazuar në shifrat e Inspektoratit të Punës, nga viti 2013 deri më 2023, në Kosovë kanë humbur jetën 147 punëtorë në vendet e tyre të punës, kurse janë lënduar 933.
Shumica e këtyre rasteve janë regjistruar në sektorin privat.

Pak kompani kryejnë trajnime për sigurinë e punëtorëve

Procesi i trajnimit për siguri dhe shëndet në punë kryhet nga kompani të licencuara.

Ai realizohet në ambientet e punës dhe më pas përgatitet dokumenti i vlerësimit të rrezikut, ku përshkruhen karakteristikat e procesit të punës, identifikohen burimet e rrezikut, përcaktohet se kush mund të rrezikohet, nga çfarë dhe si, e po ashtu edhe masat e nevojshme.

Në Kosovë janë të licencuara 20 kompani të tilla, bëjnë të ditur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për Radion Evropa e Lirë.

Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh – me rreth 99 mijë biznese aktive dhe me mbi 220 mijë të punësuar.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, në nivel vendi operojnë 720 kompani ndërtimore.

Nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës nuk iu përgjigjen direkt pyetjes së REL-it se a mbajnë trajnime për punëtorët, por thanë se “ky proces është obligim ligjor” dhe se “kjo çështje duhet të monitorohet nga Inspektorati i Punës”.

REL-i kontaktoi disa kompani ndërtimore, private e publike, në lidhje me këtë temë, por nuk mori përgjigje prej asnjërës.

Nga Inspektorati i Punës bëjnë të ditur se “nga muaji janar deri në muajin qershor të këtij viti, 213 subjekte e kanë përfunduar procesin e vlerësimit të riskut në punë dhe janë trajnuar 1.174 të punësuar”, por nuk sqarojnë se a bëhet fjalë për subjekte private apo publike dhe cilëve sektorë u përkasin.

Disa kompani që ofrojnë trajnime për sigurinë, thonë se bizneset private nuk janë vetëdijesuar ende sa duhet për rëndësinë e këtyre shërbimeve.

Sipas përfaqësuesve të tyre, trajnimet, në shumicën e rasteve, realizohen pasi ato kushtëzohen nga Inspektorati i Punës, i cili bën kontrolle në terren.

Minir Curri, udhëheqës i kompanisë B&M SHPK, thotë se bizneset private janë të njoftuara për këtë obligim ligjor, por se shumë prej tyre nuk e kryejnë.

“Në rastet kur ky proces kërkohet nga Inspektorati i Punës, nuk diskutohet, ai përfundon 100%. Kurse, me vetiniciativë, përqindja është e vogël. Ende mungon kultura dhe vetëdija e punëdhënësit se kjo është në të mirë të tyre. Në bazë të përvojës në treg, mund të them se 15 për qind e kompanive i bëjnë [trajnimet]”, thotë Curri.

Ngjashëm pohojnë edhe në kompaninë European College of Kosovo – “numri më i madh i ndërmarrjeve e kryen vlerësimin e riskut vetëm pas kërkesës së Inspektoratit të Punës”, sipas tyre.

Ruzhdi Feka, drejtor i kompanisë së trajnimeve Blitermeng-Protec Consulting Group, thotë se kompanitë që bëjnë kërkesa me vetiniciativë për t’i trajnuar punëtorët e tyre në fushën e sigurisë, “janë të vetëdijshme për rëndësinë e sigurisë dhe dëshirojnë t’i minimizojnë rreziqet dhe aksidentet në vendin e punës”.

Çelësi tek inspektimet

Atdhe Hykolli, nga BSPK-ja, konsideron se për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve, Inspektorati i Punës duhet t’i kontrollojë këto biznese dhe t’i ndëshkojë ato që nuk e kryejnë obligimin e trajnimeve.

“Nëse Inspektorati i Punës nuk i trajton në mënyrë rigoroze këto raste dhe nuk merret më seriozisht me gjendjen e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë, duke i shtuar kontrollet, duke kërkuar dokumentet e vlerësimit të riskut, unë kam frikë se do të përsëriten rastet e lëndimeve dhe të vdekjeve në vendet e punës”, thotë Hykolli.

LEXONI EDHE KËTË:

Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar

 

Nga Inspektorati i Punës nuk japin përgjigje specifike për sektorin e ndërtimtarisë, por thonë se “përgjatë viteve 2022 dhe 2023, numri i inspektorëve të punës është dyfishuar, duke u ngritur në mbi 60 në përgjithësi” dhe se këtë vit planifikohen, gjithashtu, rekrutime shtesë.

Në deklaratën dhënë REL-it thuhet se nga muaji janar deri në muajin qershor të këtij viti janë realizuar rreth 6.000 inspektime dhe janë shqiptuar 787 masa ndëshkimore, por për këto të fundit nuk jepen hollësi.

Me Ligjin e Punës dhe me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë, dënimet për punëdhënësit, për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës, janë nga 100 deri në 35.000 euro.

Por, mungesa e trajnimeve për sigurinë nuk është e vetmja gjë për të cilën ankohen punëtorët.

Në raportet e Avokatit të Popullit konstatohet shpesh se në sektorin publik, e sidomos në atë privat, ka shkelje të ndryshme të të drejtave të punëtorëve, si: ndërprerje e marrëdhënies së punës në mënyrë joligjore, kohëzgjatje e orarit të punës, moskompensim për punë jashtë orarit, mohim i së drejtës për pushim vjetor e të tjera.

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

TAGGED: #Siguri në punë, Trajnime
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq e quan “mashtrim të radhës” njoftimin e Kosovës për draft-statutin për Asociacionin

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Hamasi kundërshton kushtet e reja izraelite në bisedimet për armëpushim
“Wagner” ka humbur më shumë se 30,000 ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Ferizaj transferon mbrojtësin boshnjak
Spalletti: Duhet besuar deri në sekondën e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?