By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’
October 10, 2025
Shënohet 35-vjetori i Kuvendit të Juristëve në Isniq
October 10, 2025
PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim
October 10, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës
October 10, 2025
Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët për procesin gjyqësor të “grusht shtetit” në Mal të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët për procesin gjyqësor të “grusht shtetit” në Mal të Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët për procesin gjyqësor të “grusht shtetit” në Mal të Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 8:43 PM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Analistët vlerësojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shteti paraqet gjendjen aktuale të gjyqësorit në Mal të Zi, i cili, sipas tyre, po instrumentalizohet për interesa partiake.

Ata theksojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shtet është i rrezikshëm për të ardhmen e Malit të Zi.

Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Analistët vlerësojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shteti paraqet gjendjen aktuale të gjyqësorit në Mal të Zi, i cili, sipas tyre, po instrumentalizohet për interesa partiake.

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Nail Draga, vë në dukje politizimin e shtuar të gjyqësorit në vend.

“Është paseriozitet i organeve të drejtësisë në Malin e Zi nga fakti se kjo procedurë ka qenë e tej zgjatur duke përfshirë 8 vite dhe në këtë mënyrë janë krijuar situata jo të favorshme tek qytetarët për arsye se organet e drejtësisë është dashur t’i kryejnë punët e tyre. Si prokuroria , gjykata ashtu edhe ministria e Drejtësisë pothuajse janë politizuar dhe kanë marrë përmasa krejt të tjera duke zemëruar opinionin e gjerë dhe lirimi i tyre nga akuza për grusht-shtet dëshmon më së miri një konstatim të tillë,” tha zoti Draga.

Edhe analisti dhe ish kryetari i Odës së Avokatëve në Mal të Zi, Velija Muriç e sheh gjyqësorin malazez si të manipuluar për qëllime të dyshimta.

“Fillimisht Gjykata e Lartë i ka dënuar aktorët në fjalë, ndërkohë që Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin për ta përsëritur dhe kjo është një rrugë pa cak për gjyqësorin malazez”, tha zoti Muriç.

Avokati Muriç është i rezervuar ndaj procesit gjyqësor, të cilin e konsideron si mjaft të dyshimtë.

“Perceptimi im si qytetar, por edhe si një profesionalist është se procesi i grusht shtetit paraqitet i dyshimtë në natyrën e vet, sepse me disa armë është e paimagjinueshme të cenohet shteti,” tha zoti Muriç.

Ndërkaq, analisti Dragaj, vë në dukje se lirimi i të akuzuarve për grusht shtet është i rrezikshëm për të ardhmen e Malit të Zi.

“Unë e trajtoj këtë çështje si vazhdimësi e politikës serbe dhe ruse në Ballkan me qëllim të caktuar në territorin e Malit të Zi, duke e trajtuar këtë vend si pjesë të botës serbe. Vetëm fakti se në pushtetin e Malit të Zi nga viti 2020 kanë ndodhur ndryshime dhe është instaluar një pushtet pro serb duke u nisur edhe nga qeveria dhe parlamenti, por edhe zgjedhjen e presidentit malazez, dëshmon se politika pro serbe dhe pro ruse është në vazhdimësi dhe po vepron kundër qëndrueshmërisë dhe pavarësisë së Malit të Zi”, tha zoti Draga.

Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Të gjithë personat e liruar qenë dënuar më gjithsej 70 vjet heqje lirie në vitin 2019, por dy vjet më pas, Gjykata e Apelit e riktheu çështjen në rigjykim.

Ata akuzoheshin se kishin planifikuar të pushtonin parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

TAGGED: #Grushtshteti, #Lirim, #Mali i Zi
Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump

Kosova Times Kosova Times November 24, 2024
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë
Policia e Kosovës kërkon anëtarësim të plotë në SEPCA
Shefat e mbrojtjes të ShBA-së dhe Izraelit diskutojnë për planet për Gazën
A shkoi në Moskë Milorad Dodik nga Serbia për t’u takuar me Putinin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?