By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër
Ballina 2Turizëm

Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 5:17 PM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Pasioni për gatimin i bashkoi në Itali Martinin dhe Haidin.

Bashkë me dëshirën “për t’u kthyer aty ku i thërret gjaku”, ky pasion i çoi ata në Shkodër – qytetin verior të Shqipërisë – ku, para dy javësh, hapën edhe biznesin e tyre me akullore.

Dy të rinjtë janë ndër të rrallët që lënë Evropën për t’u kthyer në Shqipëri.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë që u publikuan në fund të qershorit, treguan se, në dekadën e fundit, nga Shqipëria ishin larguar rreth 300 mijë të rinj, të moshës 15-39 vjeçe.

Pamje nga jashtë e biznesit të Martinit dhe Haidit pranë Pedonales në Shkodër.
Pamje nga jashtë e biznesit të Martinit dhe Haidit pranë Pedonales në Shkodër.

Shija e akullores

Contents
Akullore italiane me shije shqiptareNdihmë për fermerët e zonës“Guri i rëndë peshon në vend të vet”

Martin Gjoni dhe Haidi Kastrati tregojnë për Radion Evropa e Lirë se akullorja që shijonin çdo ditë në Firence të Italisë, u bë shkëndija e parë që do t’i kthente në Shkodër.

“Dilnim çdo ditë për akullore në qytetin ku jetonim, në Firence, dhe Haidi gjithnjë thoshte se do të dëshironte që ta shijonim këtë akullore së bashku në Shkodër. Kështu, lindi edhe ideja që jo vetëm të shijonim akullore kur të vinim në qytetin e lindjes së Haidit, por edhe të mendonim seriozisht që ne ta ofronim atë”, tregon Martini.

Ai thotë se është njohur me Haidin gjatë një kursi të gatimit në Firence – aty ku mësuan edhe si të përgatisnin akullore dhe produkte pastiçerie.

Ëmbëlsia e gatimeve i takoi, e po ajo i ktheu në vendlindjen e Haidit.

“Edhe pse unë jam nga Lezha, më pëlqen vendlindja e nuses”, thotë Martini.

Akulloret m'Kanda
Akulloret m’Kanda

“Shkodra më kujton Firencen, më kujton në shumë gjëra Italinë, vendin ku jam rritur. Ne u kthyem në kohën e pandemisë COVID-19 dhe atëherë vendosëm që shumë shpejt të nisnim ta realizonim ëndrrën tonë”, thotë 28-vjeçari.

Ai u largua nga Shqipëria, bashkë me familjen, kur ishte vetëm 3 vjeç, ndërsa Haidi, 27 vjeçe, iku në Itali pesë vjet më parë.

Të dy u kthyen për të bërë realitet atë që kishte qenë ëndërr e tyre për një kohë të gjatë: për të sjellë akulloren italiane, por në një version tjetër, të përshtatur me shijet e produkteve të zonës së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Vështirësitë pas kthimit në atdhe

Dy të rinjtë thonë se kthimi në atdhe dhe nisja e punës për të realizuar ëndrrën e tyre nuk ishin gjëra të lehta.

Tregojnë se kanë pasur vështirësi për të gjetur “ambientin e duhur”, për shkak të një “kulture tjetër të punës” nga ajo me të cilën ishin mësuar në Itali.

Klientë duke shijuar akulloret m'Kanda.
Klientë duke shijuar akulloret m’Kanda.

Thonë se shpesh janë përballur me “mungesë korrektësie” e “vonesa”.

Edhe pse u përpoqën të siguronin fonde për ngritjen e biznesit, nuk ia dolën.

Ndihmë dhe mbështetje thonë se kanë pasur vetëm nga familjet e tyre.

Por, të gjitha ia kanë vlejtur, thotë çifti.

Akullore italiane me shije shqiptare

Emërtimi që kanë zgjedhur për biznesin e tyre është i veçantë: “m-Kanda”.

Në Shkodër, nëse dikush të fton për akullore, nuk të pyet “a do të pëlqente një akullore”, por me gjuhen dialektore “a ta ka anda”. Dhe nga kjo doli edhe emri i biznesit.

“Risi janë akulloret vegane. Ndër 20 shije që kemi, 14 prej tyre janë vegane”, thotë Martini.

“Turistët i kërkojnë shumë ato dhe na vjen mirë kur klientët kthehen edhe brenda ditës për t’i riprovuar akulloret”, shton ai.

Turistët në radhë për të blerë akullore m'Kanda.
Turistët në radhë për të blerë akullore m’Kanda.

Haidi tregon se e veçanta e akulloreve të tyre qëndron edhe në diçka tjetër.

“Ne nuk përdorim ngjyrues apo esencë… Ngjyra që kanë akulloret, lidhet vetëm me frutën me të cilën përgatitet, por jo me ngjyrues apo diçka tjetër të dëmshme për shëndetin”, thotë Haidi.

E, një tjetër shije e veçantë është akullorja që Martini e quan ‘akullorja e gjyshit’.

“E kam krijuar një shije të veçantë për të kujtuar në mënyrë simpatike gjyshin tim që nuk jeton më. Akullore që ka në përbërje kafe e raki. Më kujton gjyshin, që çdo mëngjes pinte kafe të shoqëruar me një gotë raki”, thotë i riu, i diplomuar në një shkollë hotelerie në Itali.

Akullorja e gjyshit, me shije kafeje dhe rakie
Akullorja e gjyshit, me shije kafeje dhe rakie

Ndihmë për fermerët e zonës

Martini dhe Haidi me biznesin e tyre ndihmojnë edhe fermerët e rrethinave të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe për t’i shitur produktet e tyre.

“Prej tyre blejmë qumështin e freskët, frutat që ata kultivojnë, si: pjeshkë, qershi, boronicë etj. Gjithashtu edhe produktet që na duhen për të bërë kaushin”, thotë Martini.

Duke iu referuar shprehjes shkodrane: “Me kenë shkodran tana i ban”, dy të rinjtë kanë zgjedhur që kaushët t’i bëjnë vetë në mënyrë artizanale, ndryshe nga shumë biznese të tjera të akulloreve.

Kaushët e akulloreve të bëra vetë.
Kaushët e akulloreve të bëra vetë.

Ndërsa Martini merret me përgatitjen e kaushëve dhe akulloreve, me të cilat eksperimenton shije të ndryshme, Haidi është ajo që menaxhon biznesin.

“Unë kam studiuar për kulinari, por nga ana tjetër kam aftësi edhe për t’i menaxhuar rrjetet sociale. Kështu që veç menaxhimit të punës që lidhet me bazën materiale, kujdesem ta pasqyroj në rrjetet sociale edhe punën që ne bëjmë dhe produktin që ofrojmë”, thotë Haidi për Radion Evropa e Lirë.

“Guri i rëndë peshon në vend të vet”

Për bashkëmoshatarët, çifti ka një këshillë.

“Aftësohuni në atë që keni dëshirë dhe kthehuni ta ushtroni pasionin në vendin tuaj”, thonë ata.

“Ne e kemi pasur mundësinë të jetojmë në Itali apo në çdo vend tjetër të botës, por kemi vendosur të kthehemi, sepse është një thirrje e brendshme që të ngacmon gjithnjë për t’u kthyer”, thotë Martini.

“Edhe ne jemi frymëzuar nga të tjerë të rinj, siç janë Altin Prenga dhe vëllai i tij, që lanë Italinë dhe erdhën e ngritën agrobiznesin e tyre në Fishtë të Lezhës, apo Marjana Koçeku, e njohur si neomalësorja që u kthye në kullën e vjetër të familjes së saj”, thotë Martini.

Martin Gjoni dhe Haidi Kastrati, dy të rinjtë e kthyer nga Firence e Italisë në Shkodër
Martin Gjoni dhe Haidi Kastrati, dy të rinjtë e kthyer nga Firence e Italisë në Shkodër

Ai dhe Haidi shpresojnë që një ditë të bëhen vetë ata frymëzim i dikujt.

“Është e vërtetë ajo fjala jonë e urtë popullore: Guri i rëndë peshon në vendin e tij”, thotë Martini, i cili 24 vjet jetoi në Itali dhe shqipen e mësoi vetëm katër vjet më parë.

You Might Also Like

Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?

Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara

Kurti me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së diskutojnë zhvillimet në Kuvend

Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës

Ky është vendi më fotozhenik në botë

TAGGED: #Heidi Gjoni, #Martin Gjoni
Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Më 13 qershor mbahet ankandi i tetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
SHBA njoftoi sanksione të reja kundër kompanive kineze për ndihmën ndaj Rusisë
LDK-ja shtron iftar për BIK-un
Forcat ukrainase shkatërruan 40 vagonë të trenit rus të karburantit në Zaporizhzhia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?