By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fundjavë idilike ne Hallstatt-in, një vend ku natyra e ka mposhtur njeriun
May 23, 2025
Vëllezërit binjakë (19) u gjetën të vdekur në majë të një mali në SHBA. Policia: Ata u vetvranë
May 23, 2025
Hapet nesër tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri më 15 shtator
May 23, 2025
Përmbajtja e non paper franko-gjermane mbi BH: Sanksione, ndalime, ndërprerje e projekteve
May 23, 2025
Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë Arbër Vokrri
May 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekipi olimpik merr bekimin e presidentes: Garoni me nder e luftoni për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ekipi olimpik merr bekimin e presidentes: Garoni me nder e luftoni për Kosovën
Ballina 2Sport

Ekipi olimpik merr bekimin e presidentes: Garoni me nder e luftoni për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 9:52 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Nëntë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” iu është dorëzuar flamuri i shtetit nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tha se Lojërat Olimpike kapërcejnë kufijtë e sportit dhe i shërbejnë unitetit e paqes dhe respektit të ndërsjellë.

Osmani tutje shtoi se në prag të ‘Lojërave Olimpike Paris 2024’, të gjithë së bashku, ashtu siç është sentimenti i popullit në raport me kampionët e vendit tonë, janë tubuar për t’ia dorëzuar garuesve tanë flamurin e Republikë së Kosovës, si bekim për sukses në Paris.

“Lojërat Olimpike kapërcejnë kufijtë e sportit dhe i shërbejnë unitetit e paqes dhe respektit të ndërsjellë. Në një botë sikur kjo e sotmja e cila shpesh ndahet nga parimet, lojërat olimpike nxjerrin në pah të përbashkëtat tona, respektivisht aftësitë tona për të bashkuar nëpërmjet konkurrencës miqësore dhe respektit të ndërsjellë”, deklaroi Osmani në ceremoninë e dorëzimit të flamurit ekipit olimpik të Kosovës.

Ekipi olimpik do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës, ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike. Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.

Kurti pjesëmarrësve të Olimpiadës: E gjithë Kosova është me ju

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili foli për ekipin olimpik të Kosovës, pas ceremonisë së dorëzimit të flamurit, nga presidentja Vjosa Osmani, tha se arritjet e secilit prej sportistëve tanë e ka lakmi secili shtet, anë e mbanë botës, derisa shtoi se përfaqësimi i Republikës së Kosovës është përgjegjësi që kërkon përqendrim profesional dhe atdhedashuri njerëzore.

Tutje ai tha se sportistët, të gjithë së bashku, përfaqësojnë ëndrrat dhe shpresat e Kosovës, dhe se janë shembull i asaj që mund të arrihet me punë të palodhshme, disiplinë dhe besim ne vetvete.

Kurti më tej para sportistëve theksoi se se rruga drejt Parisit nuk është e lehtë, por se e kanë dëshmuar se kur jemi bashkë, jemi të gatshëm të përballojmë çdo sfidë që del përpara.

“Pjesëmarrja e juaj tregon përkushtim për ta përfaqësuar Kosovën, jemi të sigurt se do të bëni më të mirën tuaj. Sot derisa ju dorëzojmë flamurin, bashkë më të ju bartim krenarinë, besimin dhe mbështetjen e pa kusht të gjithë popullit të Kosovës”, tha Kurti.

Ai u tha sportistëve se kur të dalin në fushën e lojës, në Paris, e gjithë Kosova është me ta.

“E gjithë Kosova është me ju, mos harroni se çdo hap që bëni, çdo fitore që arrini, është një fitore për të gjithë ne. Ju uroj shumë suksese dhe fat në çdo garë, secilit e secilës prej jush. Na prift e mbara në Paris”, tha Kurti.

Ky ekip do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike. Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.

Krasniqi: Pjesëmarrja në Olimpiadë, pjesë e historisë kombëtare

Presidenti i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, në ceremoninë e dorëzimit të flamurit nga presidentja Vjosa Osmani, tha se Kosova për herë të tretë do të jetë pjesë e spektaklit më të madh në botë, lojërave olimpike. Ai tha se ky është një moment që nuk i përket thjesht sportit, por, siç tha a, është një pjesë e historisë kombëtare dhe një ëndërr që po behët realitet falë përpjekjeve të palodhshme dhe pasionit të zjarrtë.

“Ky udhëtim ka qenë i mbushur me sfida dhe sakrifica, por gjithashtu me momente triumfi dhe krenarie

Ai tha se Kosova po shkon në Paris më një ekip të jashtëzakonshëm me nëntë garues ku gjashtë prej tyre kanë fituar normat olimpike arritje kjo që ndriçon si një yll i shndritshëm në qiellin tonë, pesë prej këtyre yjeve janë nga sporti i xhudos dhe një nga boksi, duke treguar forcën dhe vendosmërinë tonë tre sportistë të tjerë janë nga mbretëreshat e sportit, dy nga noti dhe një nga atletika

Krasniqi tutje tha se lojërat olimpike janë një arenë ku ëndrrat behën realitet, ku sakrificat shpërblehen dhe ku shpirti njerëzor arrin kulmet e tij më të larta.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është më shumë se sa një garë është një manifestim i shpirtit kombëtar, një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta dhe një sinjal se Kosova është këtu dhe do të qëndron për të lënë gjurmë”, tha Krasniqi.

Sipas tij përgatitjet kanë qenë të gjata dhe intensive, ku komiteti olimpik i Kosovës ka punuar pa pushim për të mbështetur sportistët në çdo hap të rrugës.

“Sportistët tanë janë të përgatitur dhe të motivuar për të dhënë më të mirën e tyre dhe për të ngritur lartë flamurin e Kosovës”, tha ai.

Krasniqi përmendi Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe kryemjeshtrin Driton Kuka për të cilët tha se janë një frymëzim për të gjithë, heronjtë modern, dëshmitarët e fuqisë së talentit dhe përkushtimit, dhe një simbol i shpresës.

Frymëzim sportistëve kosovarë iu dha edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, e cila tha se Kosova po i vazhdon sukseset e mëdha edhe pas saj, derisa shtoi se në Paris ekipi po udhëton për medalje të tjera elitare.

Flamurin e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani ia dorëzoi xhudistes Nora Gjakova.

Lojërat Olimpike në Paris do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

You Might Also Like

Kallas në veri: Ndërkombëtarët e japin pasqyrën më të saktë për situatën

Kurti në darkën e punës ia renditë kërkesat Kallasit

Tifozet e KF LLapi kërkojnë sqarim publik nga klubi i tyre rreth zhdukjes se biletave

Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Kosova, #Lojërat Olimpike, #Paris 2024
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryesia e Kuvendit e dërgon për mendim në qeveri Trustin

Kosova Times Kosova Times September 22, 2022
Kurti ua uron besimtarëve muajin e Ramazanit
Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion pranveror të superligës në pingpong
Komandanti i FSK-së bëri homazhe në Prekaz
Sondazhi i UBO: VV vazhdon rënien, LDK dyfishohet, Guxo shuhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?