By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur’: Alidemaj të dënohet për gjenocid
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur’: Alidemaj të dënohet për gjenocid
Ballina 1Lajme

Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur’: Alidemaj të dënohet për gjenocid

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 1:59 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka parashtruar ankesë publike për Departamentin për Krime Lufte dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi të njëjtit thotë se kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë. 

Kjo organizatë, ankesën e ka adresuar në Këshillin Gjyqësor, në Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në ankesë thuhet se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë që aktakuza ndaj Muhamet Alidemajt, i cili është shpallur fajtor për krime lufte, të përpilohet si e tillë dhe jo si krime kundër njerëzimit, është veprim i papërgjegjshëm dhe joprofesional.

“Nuk e di se cilat janë motivet e vërteta, që e kanë shtyrë prokurorin e Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, të përpilojë një aktakuzë të tillë, nëpërmjet së cilës aktet gjenocidale që kanë kryer forcat e armatosura serbe në Izbicë t’i degradojë në shkallën më të ulët të krimeve: në krime lufte! Mirëpo një veprim i tillë paraqet një papërgjegjësi profesionale të shkallës së rëndë, me pasoja të mëdha për ndriçimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe ngadhënjimin e drejtësisë”, thuhet në ankesë.

Sipas ankesës, vendimi i Gjykatës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi, “sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte”.

Gjithashtu u bëhet thirrje KGJK-së, Zyrës së Prokurorit të Shtetit dhe Gjykatës së Apelit që të ushtrojnë ndikimin e tyre në përputhje me kompetencat që kanë që të rikthejnë rastin e Muharrem Alidemajt për rigjykim dhe të kërkojnë rikualifikimin e veprës penale nga krime lufte në krim të gjenocidit, si kusht paraprak për të ngadhënjyer drejtësia dhe të vihet përpara përgjegjësisë individuale për pjesëmarrjen e tij në krimin e gjenocidit në fshatin Izbicë.

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

TAGGED: #Gjenocidi Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur, #Muhamet Alidemaj
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të rinjtë e LDK-së ndezin qirinj për Fejzaullahun: është rrezikuar siguria e të rinjve

Kosova Times Kosova Times January 22, 2024
Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen libra falas, pa komplikime
Swoboda: Kosova duhet të ndihmohet që t`i afrohet BE-së
Irani synon të instalojë centrifuga “të reja dhe të avancuara”
Moska e paralajmëron Uashingtonin, i shpall tri OJQ si “të padëshirueshme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?