By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ballkani në tryezën e Evropës, një takim kyç për të ardhmen e rajonit
July 1, 2025
40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!
July 1, 2025
Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?
July 1, 2025
Axhenda Ndërkombëtare
July 1, 2025
Motit në Shqipëri
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për president, J.D. Vance për nënpresident
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për president, J.D. Vance për nënpresident
Ballina 2Rajon / Botë

Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për president, J.D. Vance për nënpresident

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 11:06 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Kandidati i republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo, J.D. Vance, si kandidat për nënpresident në zgjedhjet e 5 nëntorit këtë vit.

Ai e ka bërë njoftimin në ditën e parë të Konventës së Republikanëve, që ka nisur më 15 korrik në Milluaki të Viskonsinit, dhe pak pas sulmit ndaj tij në Pensilvani, si pasojë e të cilit Trump është plagosur në vesh, ndërsa një mbështetës i tij në publik është vrarë.

Trump e ka bërë të ditur përzgjedhjen e tij në platformën e vet sociale, Social Truth.

Ai e ka përmendur në të kaluarën republikanin Vance – i cili e ka kundërshtuar ndihmën për Ukrainën – si kandidat të mundshëm për nënpresident.

Vance pati thënë në një artikull të publikuar në të përditshmen amerikane, New York Times se sfida për të miratuar një paketë masive të ndihmës për Ukrainën, nuk ka qenë e republikanëve në Kongres, të cilët kanë qenë nën presion të Shtëpisë së Bardhë, por e “matematikës”.

“Ukraina ka nevojë për më shumë ushtarë sesa që mund të nxjerrë, qoftë edhe me politika drakoniane të rekrutimit. I duhet më shumë material sesa që mund t’i ofrojë SHBA-ja”, ka shkruar ai në artikull.

Ai ka shkruar, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara kanë mungesë kapaciteti për të prodhuar sasinë e armëve që i duhen Ukrainës prej ShBA-ve për të fituar luftën.

Pas atentatit të fundjavës ndaj Trumpit, në një tubim të fushatës, Vance ka shkaktuar polemika, duke postuar në rrjetet sociale mesazhe që të shtënat “nuk janë incident i izoluar”.

Në postimin e tij në X – platformë e njohur më parë si Twitter – është thënë se premisa kryesore e fushatës së presidentit aktual, Joe Biden, është se “presidenti Donald Trump është fashist autoritar që duhet të ndalet me çdo çmim” dhe që “kjo retorikë ka çuar direkt në atentatin ndaj presidentit Trump”.

Ai është kritikuar ashpër për publikim të atij qëndrimi, në kohën kur pjesëtarë prej të dyja partive kanë bërë thirrje për unitet dhe ftohje gjaku.

Vance, 39-vjeçar, nuk ka mbajtur pozitë publike para se të fitonte ulëse në Senat më 2022.

Ai është autor i një libri të shumëshitur me kujtime, Hillbilly Elegy, më 2016, në të cilin flet për qytetin e Ohajos në kohën kur fabrikat janë mbyllur në vitet ’80 dhe ’90, duke e përballur rajonin me vështirësi ekonomike.

Libri, në të cilin ai flet edhe për shërbimin ushtarak dhe angazhimin në Irak, është shndërruar në film më 2020.

Vance është në linjë me republikanët që besojnë se shteti ka bërë pak për të mbajtur bazën e vet prodhuese dhe u ka dhënë jehonë atyre që Trumpi i quan “luftëra pafund”.

E kaluara dhe qëndrimet e tij mund të rrisin mundësitë që mbështetësit e Trumpit të dalin më shumë në zgjedhjet e 5 nëntorit, përshirë në vendet si Pensilvani apo Miçigen.

Vance në të kaluarën e ka kritikuar Trumpin, kur ai ka garuar për herë të parë për president, më 2016.

Atëherë, Vance i ka thënë privatisht një miku në Facebook se ai nuk e di nëse “Trump është budalla cinik sikurse [ish-presidenti amerikan Richard] Nixon, çka nuk do të ishte shumë keq (madje mund të jetë e dobishme), apo është Hitleri i Amerikës”.

Kur mesazhet janë bërë publike për herë të parë më 2022, një zëdhënës i tij nuk i ka hedhur poshtë ato, vetëm ka thënë se ato nuk janë më në linjë me qëndrimet e Vance-it.

Trump e ka krahasuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident me spektaklet televizive kur garuesit luftojnë për një punë.

Ai ka pësuar një lëndim në veshin e djathtë, kur sulmuesi i identifikuar nga autoritetet amerikane si Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçar, e ka goditur atë dhe turmën prej një kulmi në afërsi, para se të vritej prej Shërbimit Sekret, më 13 korrik.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë se ende është në kërkim të motivit të sulmit, i cili është kryer pak para nisjes së Konventës së Partisë Republikane, në të cilën Trump është nominuar edhe zyrtarisht si kandidat për president.

Si Trump, ashtu edhe presidenti amerikan, Joe Biden, që pritet të jetë kandidat i demokratëve edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë, kanë bërë thirrje për unitet në ShBA, pas sulmit.

Biden e ka dënuar sulmin ndaj Trumpit dhe ka urdhëruar hetime të detajuara, për të kuptuar se si ka arritur sulmuesi të jetë aq afër Trumpit, pavarësisht mbrojtjes prej Shërbimit Sekret.

FBI ka thënë se nuk është e informuar për ndonjë kërcënim në Konventën e Republikanëve dhe Shërbimi Sekret ka thënë se nuk pret të ndryshojë planet për siguri në Milluaki.

You Might Also Like

Axhenda Ndërkombëtare

Evropa Lindore po planifikon një fushë minash kundër Putinit

Trump zgjat në heshtje sanksionet e epokës së Bidenit që synojnë bankat dhe sektorin e energjisë ruse

Vala e të nxehtit përhapet në të gjithë Evropën, numër rekord paralajmërimesh të lëshuara

Komisionerja Kos takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor

TAGGED: #Donald Trump, #James David Vance
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” goditen nga rryma elektrike

Kosova Times Kosova Times April 18, 2023
U rritet paga, punëtorëve teknikë të QKUK-së
Zelensky u lutet aleatëve për më shumë armë, thotë se rusët duhet të zgjedhin mes “paqes dhe Putinit”
SHBA bëri një gabim me ndihmën ushtarake për Ukrainën me 6.2 miliardë dollarë
Policia shqiptoi 2751 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?