By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diaspora kosovare vazhdon të jetë `infuzion` për ekonominë e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Diaspora kosovare vazhdon të jetë `infuzion` për ekonominë e vendit
Ballina 1Lajme

Diaspora kosovare vazhdon të jetë `infuzion` për ekonominë e vendit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 12:15 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Sot është bërë lansimi i “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se lansimi i ‘Dritares për Investime të Diasporës’ është hap që dëshmon për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës në Kosovë. Kurti tha se ka mërgimtarë po kthehen e investojnë në Kosovë.

“Dritarja për Investime e lehtëson financimin e projekteve ta cilat bizneseve të mërgatës tonë ia mundëson që të zgjerohen edhe në Kosovë. E tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Në Kosovë ka vend edhe për më shumë popullsi, më shumë punë. Me investime e përmirësimin e kushteve të jetesës, nuk mbesin edhe shumë arsye të forta që bashkatdhetarët ta kenë cilësimin mërgimtar. Me kushte të ngjashme e ndoshta më të mira, mund të kthehen e të bëjnë biznes. Ne i quajmë mërgimtar sepse dëshirojmë që ata të kthehen”, tha shefi i qeverisë.

Kurse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ‘Dritarja për Investime të Diasporës” do të jetë një mundësi për të rritur investimet e mërgatës së Kosovës.

“Ne si qeveri do të ofrojmë 8 milionë euro, ndërsa Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ndajë dy milionë euro”, tha Murati.

“Dritarja e re do të mundësojë rritjen e investimeve të diasporës sonë. Ideja ka qenë që të krijohet një instrument përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore të mundësojë garantimin e kredive. Ne si qeveri kemi dhënë zotimin që të kontribuojmë deri në 8 milion euro kapital shtesë në Fondin për Garanci Kreditore. Ndërsa, Fondi për Garanci Kreditore ka dhënë 2 milionë euro. Ne po e ndërmarrim këtë hap që bashkatdhetarët tanë të kenë mundësi për të investuat e të luajnë rol në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha i pari i dikasterit të Financave, Hekuran Murati.

Ndërsa Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se ky program do të ndikojë në rritjen ekonomike të Kosovës.

“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore. E dimë se si duket suksesi dhe hapja e kësaj platforme krijon vende punës përmes shkathtësive të reja dhe për të ngritur profilin e Kosovës. Më lejoni të iu inkurajoj për të zhvilluar këtë investim, për t’i nxitur tërhequr dhe treguar shkathtësie e tyre dhe për të investuar në Kosovë. Për të nxitur rritjen ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar një të ardhme të begatshme të Kosovës. Dua të shohim një ekonomi e cila iu mundëson një begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është mundësi dhe sfidë jemi këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës për të përqafuar dhe për të kaluar këtë sfidë”, tha diplomati amerikan.

Ndryshe pakoja këtë vit për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë do të përfshijë edhe një dritare garancie kredie, që ka qëllim garantimin e kredive investuese të diasporës që duan të kthehen dhe të investojnë në Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Osmani: Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetor

IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm

Shkarkohet nga detyra u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga drejtimi i Degës së LDK-së në Vushtrri

TAGGED: #Albin Kurti, #Diaspora, #Dritarja për Investime të Diasporës
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e grupit “Eagle” – Dihet edhe shkaku i vdekjes

Kosova Times Kosova Times July 28, 2023
Refki Suma i hyn garës si i pavarur për Han të Elezit, LVV e mbështet
Kapiteni i Dardanëve në formacionin e javës në Serie A
Biden: Mbështetja e ShBA-së për Izraelin varet nga mbrojtja e civilëve
Qielli mbi aeroportet e Moskës u mbyll për shkak të dronëve ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?