By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim për krime lufte
Ballina 1Lajme

Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 3:06 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është dënuar të martën me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Gjykata ka thënë se akuza e trajtimit mizor është mbuluar tërësisht nga ajo e torturës dhe nuk është shqyrtuar më tej nga Gjykata.

Prokuroria ka kërkuar dënim prej 28 vjetësh për Shalën.

Pjetër Shala, shtetas belg, i njohur me nofkën “Ujku”, është deklaruar më parë i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Kryegjykatësja e Gjykatës Speciale, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se fabrika e dikurshme e metalit në Kukës është përdorur prej UÇK-së – në periudhën maj 1998 deri në qershor 1999 – për rekrutim dhe logjistikë, mes tjerash.

Ajo ka thënë se Gjykata ka marrë dëshmi të besueshme se ky objekt është përdorur për të ndaluar, marrë në pyetje dhe keqtrajtim të njerëzve që dyshohej se bashkëpunonin apo simpatizonin autoritetet serbe, apo nuk përkrahnin mjaftueshëm përpjekjet e UÇK-së.

“Shala ka marrë pjesë në transferimin nën rojë të njërit prej të ndaluarve në fabrikë, ka marrë pjesë në marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve, së bashku me anëtarë tjerë të UÇK-së. Shala ka qenë i pari që ka goditur disa të ndaluar. Njëri prej të ndaluarve tha se Shala e ka goditur me shkop bejsbolli dhe e ka akuzuar se ishte spiun”.

 

Kryegjykatësja e Gjykatës Speciale, Mappie Veldt-Foglia
Kryegjykatësja e Gjykatës Speciale, Mappie Veldt-Foglia

Sipas Gjykatës, Shala kishte synim për të kryer vrasje.

Numri i të ndaluarve nuk dihet, por vlerësohet të ketë qenë rreth 40 persona, përfshirë tri gra, ka thënë kryegjykatësja.

“Trupi gjykues i ka identifikuar 18 persona… ka dëgjuar dëshmi të dorës së parë për ngjarjet traumatike të përjetuara gjatë ndalimit të tyre në këtë fabrikë dhe ndikimin që kanë pasur këto ngjarje në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”, ka thënë mes tjerash Veldt-Foglia.

Sipas Gjykatës, viktimat kanë qenë kryesisht shqiptarë të Kosovës, të cilat kanë pësuar dëme nga shqiptarë tjerë të Kosovës.

“Dëshmitë e tyre kanë të gjalla, të hollësishme dhe bindëse”, ka thënë kryegjykatësja.

Trupi gjykues ka thënë se të ndalurit janë mbajtur në rrethana çnjerëzore.

“Atyre nuk u është dhënë ushqim dhe ujë. Një dëshmitar kujtoi se nganjëherë dy të ndaluar ndanin një vezë të zier. Të ndaluarve nuk u lejohej të pastroheshin. U duhej të kërkonin leje të përdornin banjon, që ishin në gjendje të keqe. Dëshmitarët kanë thënë se në atë gjendje ‘as kafshët nuk do të jetonin’”.

Veldt-Foglia ka thënë se të ndaluarit janë rrahuar dhe janë detyruar të rrahin njëri-tjetrin, u janë thyer dhëmbët dhe gjymtyrët dhe kanë jetuar në frikë të vazhdueshme.

“Ata janë ngacmuar dhe kërcënuar me dhunë deri në vdekje”.

Shala është arrestuar më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe është transferuar në objektin e Gjykatës Speciale, në Hagë të Holandës, më 15 prill 2021.

Gjyqi ndaj Shalës ka nisur në shkurt të vitit 2023.

Gjykata Speciale funksionon sipas ligjeve të Kosovës dhe aktualisht heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ky është aktgjykimi i dytë i kësaj Gjykate lidhur me hetimet për krime lufte.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar në dhjetor të vitit 2022 me 26 vjet burgim për krime lufte.

Më vonë, Apeli ia ka ulur dënimin në 22 vjet burgim.

Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë, por më pas janë liruar me kusht.

Përveç Mustafës dhe Shalës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Gjyqi ndaj tyre është duke vazhduar.

You Might Also Like

Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë

Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës

Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët

Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

TAGGED: #18 vjet burg, #Hagë, #Krime lufte, #Pjetër Shala
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Kosova Times Kosova Times February 7, 2025
Reduktohen esencialisht aktivitetet e punës në Prokurorinë e Apelit dhe atë Themelore të Prishtinës
Ministria e Ekonomisë dhe KOSTT thirrje për kursim të energjisë
Pas motit të ligë, pritet që të rinisë lundrimi i anijeve në Portin e Durrësit
Kurti i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?