By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prishtinë, afër 5 mijë qenë endacakë rrezikojnë jetën e qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prishtinë, afër 5 mijë qenë endacakë rrezikojnë jetën e qytetarëve
Ballina 1Lajme

Prishtinë, afër 5 mijë qenë endacakë rrezikojnë jetën e qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 9:42 AM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Në kryeqytet aktualisht janë afër 5 mijë qen endacakë të cilët po rrezikojnë qytetarët. Qytetarët po ankohen së vazhdimisht janë të rrezikuar nga kafshimi i tyre si dhe nga ndotja e ambienteve, pasi numri i qenve në hapësira të ndryshme çdo ditë është duke u rritur. Drejtues të Komunës së Prishtinës kanë bërë të ditur së brenda këtij muaji, pritet të fillojë trajtimi i qenve endacakë në qendrën e ndërtuar në Hajvali.

Qytetarët e Komunës së Prishtinës çdo ditë përballën me sulmet që u vijnë nga qentë endacakë e që numri i tyre është shumë i lartë. Njëri nga qytetarët i tha Radio Kosovës së djali i tij është kafshuar nga qentë dhe se që nga ajo ditë, ai nuk ka guxim të dalë vetë nga shtëpia. Ata ankohen se institucionet përgjegjëse nuk janë duke bërë sa duhet dhe se situata është emergjente për sa i përket pranisë së qenve endacakë.

“Vazhdimisht jemi të rrezikuar. Mua djalin para një viti e ka kafshuar qeni, ka qenë në park. Djali tash 14 vjet i ka e nuk guxon të shkojë vetëm në ushtrime, në futboll, por duhet ta dërgojmë. Çdo ditë shohim numër të madh të qenve çdo kund si dhe në mbrëmje po bëhen agresivë shumë. Shpesh po janë agresivë. Tash vonë në një mëngjes ishin shumë agresivë dhe gati e kafshuan një qytetar. Nuk ka lagje e as vend në qytet që nuk i sheh ka 4 ose 5 qen. Përveç të rriturve që janë vazhdimisht të rrezikuar, fëmijët janë edhe më shumë të rrezikuar. Kështu që institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa më serioze”, deklaroi ky qytetar.

Sipas Komunës së Prishtinës, numri i qenve endacakë në këtë komunë është afër 5 mijë.

Këshilltari për informim publik në kabinetin e kryetarit të komunës, Donat Lushaku, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën tha së këtë muaj pritet fillimi i trajtimit të qenve endacakë në qendrën e ngritur në Hajvali dhe se deri me tani, ka munguar bashkëpunimi i komunave dhe përfshirja serioze e nivelit qendror dhe të tjerëve për përmirësimin e gjendjes.

“Besojmë fuqishëm që këtë muaj do të fillojmë trajtimin e qenve në qendrën tonë, të cilën e kemi ngritur në Hajvali. Kalkulimet mbi qentë në kryeqytet shkojnë nga 4 në 5 mijë qen; Planet tona janë që fillimisht, po besojmë në vjeshtën e këtij viti, të ndërtojmë Qendrën për Evakuim Emergjent, e pas kësaj të ecim para me projektin më të madh të Parkut të Kafshëve; Megjithatë, zgjidhja e problemit të qenve endacakë bëhet vetëm nëse vullneti i mirë i kryeqytetit do të shoqërohej me një vullnet të tillë konkret edhe nga komunat e tjera, sektori jo-qeveritar, qytetarët, si dhe në veçanti përfshirja serioze e nivelit qendror – ndonëse deri më tani nuk e kemi parë vullnetin e asnjërit. Për shembull, niveli qendror nuk ka bërë bash asgjë; pra, edhe pse, edhe nën presionin tonë, është aprovuar strategjia (në letër) në praktikë nuk është ndërmarrë bash asnjë masë”, deklaroi Lushaku.

Së fundi, Komuna e Prishtinës, ka vendosur që në këtë hapësirë të krijojë edhe një fushë emergjente prej 4 hektarësh dhe të ndërtojë një strehimore për qentë e rrugës. Mirëpo, kjo gjë është kundërshtuar menjëherë nga banorët e Hajvalisë. Sipas tyre, arsyeja pse po e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj qendre është së po rrezikohet shkatërrimi i zonës afër shtëpive të tyre.

Kryetari i Prishtinës në qershor të 2023, mori vendim që të subvencionohen me nga 50 euro në muaj të gjithë qytetarët që do të adoptojnë qentë endacakë në kryeqytet. Mirëpo, një vendim i tillë nuk e lehtësoi aspak situatën, pasi që nuk u pakësua rreziku nga qentë endacakë dhe se deri më tani vetëm 100 qind prej tyre janë adaptuar.

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

TAGGED: #Prishtinë, #Qen endacak
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KOMF hapi fushatën “TI JE FORCA” dedikuar punëtorëve social

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Qeveria voton pro përdorimit të ish-kampit “Casablanka” nga MM dhe FSK-ja
Liverpool barazon me Nottingham Forest dhe ruan kryesimin
Murati: Kosova ka rritjen më të ulët të çmimeve në rajon
Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës, aty jep edhe një deklaratë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?