By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”
November 16, 2025
Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?
November 16, 2025
Darka e Lamës në Llukë të Epërme, traditë e falënderimit për bereqetet
November 16, 2025
Trepça fiton në Mitrovicë, Sigal Prishtina triumfon në Gjakovë Uran Krasniqi/RTKLive
November 16, 2025
Osmani: Anëtarësimi në NATO është më urgjent se integrimi evropian
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtohen masat e sigurisë për Trumpin pas kërcënimeve nga Irani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtohen masat e sigurisë për Trumpin pas kërcënimeve nga Irani
Ballina 2Rajon / Botë

Shtohen masat e sigurisë për Trumpin pas kërcënimeve nga Irani

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 11:48 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Një kërcënim nga Irani bëri që Shërbimi Sekret të shtonte masat e sigurisë për kandidatin republikan për president, Donald Trump, përpara tentativës për vrasjen e ish-presidentit të shtunën, megjithëse nuk duket se ka lidhje me atentatin, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

Me të mësuar për kërcënimin, administrata e Presidentit Biden i kontaktoi drejtuesit e lartë të Shërbimit Sekret, thanë zyrtarët, duke njoftuar gjithashtu edhe agjentin që drejton ekipin për sigurinë e ish Presidentit Trump, si dhe drejtuesit e fushatës së tij. Kjo e shtyu agjencinë që të shtojë burimet dhe masat e sigurisë rreth zotit Trump, thanë zyrtarët në kushte anonime.

Burimet shtesë nuk e parandaluan sulmin e së shtunës ndaj ish Presidentit Trump në një tubim në Pensilvani që e la atë të plagosur në vesh. Një 20-vjeçar hapi zjarr nga një çati aty pranë me një armë të tipi AR duke vrarë një pjesëmarrës në tubim dhe plagosur rëndë dy të tjerë.

“Siç jemi shprehur shumë herë, për vite me radhë kemi gjurmuar kërcënimet iraniane kundër ish zyrtarëve të administratës së Presidentit Trump, që datojnë që nga koha kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson. “Këto kërcënime janë rezultat i përpjekjeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Qasseem Soleimani-t. Ne e konsiderojmë këtë çështje të sigurisë kombëtare të prioritetit më të lartë”. Në vitin 2020, zoti Trump urdhëroi eliminimin e Soleimani-t, i cili drejtonte Forcat Quds të Gardës Revolucionare Islamike iraniane.

“Aktualisht, forcat e rendit kanë raportuar se hetimi i tyre nuk ka identifikuar lidhje midis sulmuesit dhe ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit po paralajmërojnë gjithashtu për sulme të mundshme ose hakmarrëse në lidhje me zgjedhjet pas tentativës për vrasjen e zotit Trump. Ndërkohë që janë shtuar masat e sigurisë për Presidentin Biden, Shërbimi Sekret ka ofruar një ekip për mbrojtjen e sigurisë së kandidatit të pavarur për president, Rober F. Kennedy Jr.

Presidentët dhe kandidatët për Shtëpinë e Bardhë janë gjithmonë subjekt kërcënimesh. Por retorika në internet pas atentatit ndaj zotit Trump ka qenë veçanërisht shqetësuese, “duke patur parasysh se individë në internet kanë kërcënuar, inkurajuar ose kanë folur për akte dhune si reagim ndaj tentativës për vrasjen e zotit Trump”, sipas një buletini të Byrosë Federale të Hetimeve dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, që i ka rënë në dorë agjencisë së lajmeve Associated Press.

You Might Also Like

Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”

Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?

Serbia petendon se ka pasur te shtena me armë zjarri ndaj anëtarëve të Ushtrisë Serbe pranë vijës kufitare

Zelensky gjen zgjidhje për gazin, Greqia bëhet qendra kryesore e energjisë për Kievin

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist në Indi

TAGGED: #Donald Trump, #Irani
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish kryeministrja turke Ransu Ciller ne BH

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Starship u shemb gjatë lëshimit të shtatë të testit
Nis rrënimi i objektit në Prishtinë, po ndërtohej pa leje
Debakli i plote i Ushtrisë së Putinit: Blogerët rusë publikuan të dhënat më të çuditshme të luftës, askush nuk e priste këtë…
Fluksi i mërgimtarëve, pesë orë pritje në Merdarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?