By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata në Shqipëri refuzon kërkesën për regjistrimin e familjes me dy nëna
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata në Shqipëri refuzon kërkesën për regjistrimin e familjes me dy nëna
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata në Shqipëri refuzon kërkesën për regjistrimin e familjes me dy nëna

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 1:51 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Gjykata e Lartë në Shqipëri rrëzoi kërkesën e Edlira Marës dhe Alba Ahmetajt, për të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile familjen e tyre me dy nëna.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin që mori më herët Gjykata e Apelit, e që i dha të drejtë Zyrës së Gjendjes Civile për të mos e regjistruar familjen “me të drejta të barabarta amësie”.

Në seancën e së mërkurës ishin të pranishme edhe dy gratë, ndërsa avokatja e tyre tha se rasti do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, sapo të publikohet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë.

Beteja e tyre për të regjistruar familjen me dy nëna vazhdon tash e katër vjet.

Alba Ahmetaj tha në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 2 mars se dy fëmijët e tyre – dy vajza – janë të regjistruar në emër të Edlirës.

Alba dhe Edlira shkaktuan debate të forta në opinionin publik shqiptar, pasi më 19 maj të këtij viti organizuan një ceremoni martesore në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Dy ditë para ceremonisë martesore, ato dorëzuan kërkesën për shpalljen e martesës në Zyrën e Gjendjes Civile.

Dy gratë e bazuan kërkesën në nenin 53 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili përcakton se “kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje”. Por, Kodi i Familjes e rezervon këtë të drejtë vetëm për çiftet heteroseksuale.

Alba dhe Edlira kanë njoftuar më herët se janë kërcënuar edhe me jetë.

Në mbështetje të dy grave lezbike është organizuar edhe një protestë në Tiranë, ku, veç anëtarëve të komunitetit LGBT+, kanë marrë pjesë edhe ambasadorë të huaj.

Në Shqipëri, komuniteti LGBT+ kërkon prej vitesh ndryshime në Kodin e Familjes, që do të mundësonin martesat e çifteve me gjini të njëjtë dhe birësimin e fëmijëve nga to.

Shqipëria ka miratuar disa ligje kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual, por martesat brenda së njëjtës gjini nuk njihen ende.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Alba Ahmetaj, #Edlira Mara
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Trump shkarkoi prokurorin që akuzoi Trump për mashtrim zgjedhor

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Zelensky: Ukraina u godit me mbi 900 bomba brenda një jave
Hovenier e Robinson në takim me shoqërinë civile dhe ata të drejtësisë
ASK: Më pak çifte të kurorëzuara në vitin 2023 sesa një vit më parë
Fusha ajrore Saki në Krime goditet nga raketat ATACMS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?