By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetarja e Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kryetarja e Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës
Sport

Kryetarja e Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 1:41 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’u dëshmuar atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji është i pastër.

E veshur me rroba noti dhe syze, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë – në mesin e tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.

Hidalgo tha se lumi ishte “i mrekullueshëm”.

“Të notosh në Senë! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundshme”, shkroi më pas në Instagram.

“Pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave. Noti në Senë do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, tha po ashtu Hidalgo.

Anne Hidalgo duke notuar në lumin e Senës.
Anne Hidalgo duke notuar në lumin e Senës.

Uji i Senës është konsideruar i sigurt për not së voni, si rezultat i testeve të përditshme të ndotjes, dhe ministrja e Sporteve e Francës, Amelie Oudea-Castera, ka qenë e para që ka notuar në të javën e kaluar.

Organizatorët e Parisit 2024 kanë planifikuar prej kohësh që t’i zhvillojnë garat e notit në ujëra të hapur.

Viteve të fundit janë investuar rreth 1.4 miliard euro për ta bërë Senën më të pastër.

Lojërat Olimpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht.

Sena do të luajë gjithashtu një rol të madh në ceremoninë e hapjes, pasi parada e kombeve do të zhvillohet me varka.

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

TAGGED: #Anne Hidalgo, #Lojërat Olimpike, #Lumi Sena
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kirgizia në krizë për rrymë, por jo edhe industria e saj e kriptovalutave

Kosova Times Kosova Times August 6, 2023
Ish zyrtari deshmon para Kongresit: “Kemi gjetur teknologji që nuk janë me origjinë njerëzore”
Kaskaderi 26-vjeçar vdes në një përplasje midis motoçiklistëve gjatë një shfaqjeje cirku
Anulohet konkursi për kryeshef në KRU ‘Hidrodrini’
Kungull i njomë i mbushur, një recetë për pjatën perfekte verore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?