By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lojërat Olimpike detaje nga ceremonia madhështore mbi lumin e Senës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Lojërat Olimpike detaje nga ceremonia madhështore mbi lumin e Senës
Sport

Lojërat Olimpike detaje nga ceremonia madhështore mbi lumin e Senës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 1:03 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Për herë të parë në histori, ceremonia e hapjes së një olimpiade do të bëhet nëpër qytet dhe jo në një stadium.

Gjashtë kilometra ndajnë Pont d’Austerlitz (Pont D’Austerlitz) dhe Pont d’léna, dhe përgjatë kësaj rruge përgjatë lumit parisien, do të nisen 162 anije, duke marrë me vete më shumë se 10,000 sportistët nga 206 delegacionet që do të marrin pjesë. Siguria është një nga çështjet shqetësuese dhe për ta arritur këtë, përgjatë lumin Sen do të vendosen rreth 45,000 agjentë.

Kulla Eifel gjithmonë imponuese, ku këtë radhë tërheqin vëmendjen unazat olimpike, që debutojnë në emblemën e qytetit. Njëqind vjet më vonë Lojërat Olimpike kthehen në Qytetin e Dritës, e kur kanë mbetur edhe pak ditë të mbetura, shtohet ankthi, kur në 26 korrik me ceremoninë historike të hapjes do të ndizet edhe flaka olimpike.

Nëse siguria e lejon këtë falë një dislokimi të jashtëzakonshëm agjentësh dhe nuk do të lindë nevoja të aktivizohet plani B ose C (në Trocadero ose Stade de France), “Paris 2024” do të mbahet mend për organizimin e ceremonisë hapëse të parë zhvilluar jashtë stadiumit olimpik. Udhëtimi prej 6 km që sportistët do të bëjnë me varkë ditën e parë do të jetë monumental.

Gjithçka do të nisë në orën 19:30, nga Ura e Austerlitz-it që shkon drejt perëndimit. Dhe prej andej, me vizion të drejtpërdrejtë, do të shfaqet një park unik olimpik. Të gjithë do të mahniten nga Katedralja Notre Dame, ende në restaurim, Muzeu i Luvrit dhe Muzeu Orsay, me orën e tij të pagabueshme. Place de la Concorde dhe obelisku i tij, i cili do të presë sportet urbane (BMX, breaking, basketboll 3X3 dhe skateboarding), do të japin gjithashtu mirëseardhjen e tyre të veçantë më pas.

Më pas do të jetë radha e Esplanades dhe Pallatit të Invalidëve ku do të bëhet, gjuajtja me hark dhe kupola elegante prej xhami e Grand Palais, ku do të zhvillohen skerma dhe taekwondo. Varkat që do të transportojnë 10,500 atletë nga 206 delegacionet, do të kalojnë dy ishujt qendrorë (Saint Louis dhe La Cité) dhe do të kalojnë mbi dhjetë ura, duke përfshirë Urën e njohur Alma ose kushtuar Aleksandrit III, spektakolare me detajet e saj të arta.

E fundit do të jetë Ura Jena, pranë Kullës Eifel dhe kopshteve Trocadero dhe Champ de Mars, ku do të luhet Beachvolley. Dhe kjo me siguri do të jetë kartolina ikonë që do të mbetet përgjithmonë nga këto Lojëra. “Kjo ceremoni, me botën ku po jetojmë, është një dhimbje koke për sigurinë, por do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për komunitetin”- thotë Yannis Exarchos, drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transmetimit Olimpik.

“Ne do të kemi njëqind kamera përgjatë lumit, dyqind telefona celularë në varka, tetë dronë dhe tre helikopterë”. Pas kufizimeve prej pandemisë në olimpiadën e Tokios, Parisi, me synim e integrimit total, propozon edhe një maratonë të hapur, si dhe dhënien e medaljeve për sportistët në Parkun e Kampionëve. Ato do të jenë gjithashtu Lojërat e barazisë gjinore dhe angazhimit për të qenë më gjithëpërfshirëset duke promovuar edhe të drejtat e LGTB.

You Might Also Like

Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

TAGGED: #Lojërat Olimpike, #Lumi Sena
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Paniku i shtirur i z. Vuçiq nga aleanca ushtarake Kroaci -Shqipëri- RSH- Kosovë

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Fushatë pa etikë shtetërore!
Komiteti kryesor parlamentar i Turqisë miraton hyrjen e Suedisë në NATO
Pak ditë pasi mori detyrën, Balla takon ministrin e Brendshëm të Kosovës në Pikën Kufitare të Morinës
Rusët nisën sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i luftës. Numri i të vdekurve është në rritje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?