By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Me Scholzin do të bisedojë për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq: Me Scholzin do të bisedojë për Kosovën
Rajon / Botë

Vuçiq: Me Scholzin do të bisedojë për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 9:54 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane, që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar më 18 korrik, Ukraina do të jetë tema kryesore. Ai tha po ashtu se një ditë më vonë në Beograd do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin do të bisedojë për Kosovën.

“Tema kryesore për ta [në samit] do të jetë Ukraina. [Presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky do të vijë, prandaj ata do të tregojnë unitet”, tha Vuçiq për televizionin Pink.

Takimi i katërt i Bashkësisë Politike Evropiane do të mbahet të enjten dhe do të mbledhë krerët e shteteve apo qeverive të afër 50 shteteve në Pallatin Blenheim, afër Londrës. Në mesin e tyre do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia është një prej shteteve të pakta evropiane, që pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve perëndimorë, deri më tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Zyrtarët nga NATO-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do të jenë pjesëmarrës në samit.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit në samit do të diskutojnë për përmirësimin e raporteve dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, por edhe për energjinë dhe migrimin në kontinentin evropian.

Vuçiq foli edhe për vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Serbi më 19 korrik. Ai tha se gjatë kësaj vizite do të zhvillojë “një takim privat dhe shumë të gjatë” me udhëheqësin gjerman. Ky takim do të mbahet pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi sa i përket mineraleve.

“Ne do të bisedojmë për rrugën evropiane të Serbisë, për raportet tona politike, pra edhe në lidhje me ‘Kosovën dhe Metohinë’. Do të bisedojmë për situatën në rajon, por po ashtu edhe për zhvillimin ekonomik, për reformat dhe anëtarësimin në tregun e përbashkët evropian”, tha Vuçiq.

Vizita e Scholzit në Beograd u bë e ditur nga një zëdhënës i Qeverisë gjermane më 17 korrik. Së bashku me të, në Serbi do të udhëtojë edhe zëvendëspresdienti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq.

Ata do të marrin pjesë në samitin për lëndët e para. Gjatë këtij samiti, Serbia do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me BE-në për partneritet strategjik sa i përket lëndëve të para, furnizimet me bateri dhe makinat elektrike.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane, kjo ka të bëjë me projektin e minierës së litiumit në Serbi.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Kosova, #Olaf Scholz
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia sulmon Kievin për herë të nëntë këtë muaj

Kosova Times Kosova Times May 18, 2023
Kurti e uron Fanajn: Të arriturat e tua janë inspirim për mërgatën tonë në Zvicër
Komisioni miraton Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale
Departamenti i Shtetit: Zgjedhjet në Bjellorusi ishin të rreme
Komandanti i KFOR-it viziton Shqipërinë,flet për siguri në Kosovë dhe rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?