By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Donald Trump pritet të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat republikan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Donald Trump pritet të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat republikan
Ballina 2Rajon / Botë

Donald Trump pritet të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat republikan

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 7:38 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Donald Trump do të marrë të enjten në Kuvendin Kombëtar Republikan emërimin zyrtar si kandidat për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbajë fjalimin e tij të parë që pas atentatit ndaj tij të shtunën në një tubim fushate në Pensilvani.

Fjalimi i ish-Presidentit Trump mbyll punimet e Kuvendit katër ditor në Miluoki.

Ai është paraqitur në kuvend çdo ditë me një fashë në vesh, për të mbuluar plagën nga sulmi i të shtunës.

Atentati ndaj tij ka mbizotëruar këtë javë në Kuvend, me gjithë këmbënguljen e organizatorëve se do të vazhdonin me programin e tyre sipas planifikimit, më pak se 48 orë pas sulmit.

Folësit dhe delegatët vazhdimisht brohoritën “Lufto, lufto, lufto!” duke përsëritur fjalët që zoti Trump tha nga skena e tubimit duke ngritur grushtin pasi agjentët e Shërbimit Sekret vranë sulmuesin. Disa nga përkrahësit e tij kanë filluar të mbajnë fashë të improvizuara për të shfaqur solidaritetin me zotin Trump gjatë Kuvendit.

Ndërsa ish-presidenti Trump do të paraqesë vizionin e tij për katër vitet e ardhshme, pas atentatit ai ka bërë ndryshime në fjalim, duke zbutur tonin e tij. Vetë zoti Trump ka thënë se ngjarja e shtyu të ndryshojë pjesë të fjalimit, që në variantin e parë përbëhej kryesisht nga sulmet ndaj Presidentit Joe Biden. Ai tani do të përqendrohet më shumë tek bashkimi i vendit.

“Të them të drejtën do të jetë një fjalim krejt tjetër tani,” i tha ai gazetës “Washington Examiner.”.

Folësit në Kuvend ia atribuuan ndërhyrjes hyjnore faktin që zoti Trump i mbijetoi sulmit dhe nderuan viktimën Corey Comperatore, që vdiq ndërkohë që po mbronte vajzën dhe bashkëshorten e tij nga të shtënat gjatë tubimit.

“Kjo ditë mund të ishte kthyer nga festë në ditë dhimbje dhe zie,” tha kandidati për nënpresident, senatori nga Ohajo JD Vance, gjatë një fjalimi në Kuvend të mërkurën.

Gjatë fjalimi të tij të parë që kur u emërua si kandidat për nënpresident nga ish-presidenti Trump, senatori Vance foli për fëmijërinë e tij mes varfërisë në Kentaki dhe në Ohajo, për nënën e tij që vuante nga varësia nga droga dhe babin që mungonte në jetën e tij. Ai foli edhe për vendimin për të shërbyer në ushtri dhe se si u ngjit në majat e politikës amerikane.

Djali i zotit Trump, Donald Trump i Riu, foli me emocione të mërkurën për guximin e babait të tij, duke thënë se ai i tregoi “gjithë botës” se “presidenti i ardhshëm amerikan ka një zemër luani.” Por gërshetoi mesazhin për babanë e tij si simbol të bashkimit kombëtar me kritika ndaj armiqve të tij.

“Kur u ngrit me gjak në fytyrë dhe flamurin pas tij, bota ishte dëshmitare e një shpirti që nuk mund të mposhtet kurrë,” tha ai.

Kuvendi ofroi një pamje të Partisë Republikane të transformuar nga zoti Trump që kur ai fitoi zemrat e elektoratit të partisë drejt emërimit si kandidat i republikanëve në vitin 2016. Ish-rivalët brenda partisë të zotit Trump – përfshirë senatorët Ted Cruz të Teksasit dhe Marco Rubio të Floridës, ish-ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – shprehën mbështetjen pa kusht për ish-Presidentin.

Edhe senatori Vance, i përzgjedhuri i zotit Trump për ta udhëhequr lëvizjen e tij në të ardhmen, dikur ka qenë kritik i ashpër i tij, duke e krahasuar atë në mesazhe private që rrodhën më pas me Hitlerin.

Zoti Trump nuk ka folur në publik që prej sulmit, ndonëse ai ka dhënë intervista pa kamera. Por sipas një incizimi të komenteve të tij gjatë një bisede telefonike private, të bërë nga një telefon celular dhe të siguruara nga televizioni PBS, zoti Trump i është referuar sulmit.

“Isha me fat,” tha ai. “Zoti ishte me mua.” /Associated Press/

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

TAGGED: #Donald Trump, #Republikanët
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kaosi në Sudan rrezikon edhe stabilitetin e fqinjëve

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
Kremlini: Gazetarët e Perëndimit nuk mund të akreditohen për forumin ekonomik
Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Edhe një muaj e gjysmë publikohen online çmimet e produkteve të marketeve, shembull qe duhet te ndjeke Kosova
Scheffer: Putin tani duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?