By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë
June 6, 2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti i DASh: Shqipëria vijon rritjen ekonomike, problem korrupsioni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Raporti i DASh: Shqipëria vijon rritjen ekonomike, problem korrupsioni
Ballina 2Rajon / Botë

Raporti i DASh: Shqipëria vijon rritjen ekonomike, problem korrupsioni

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 5:46 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës.

Në raport DASh-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme siç ishin, tërmeti i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe ndikimet ekonomike të agresionit rus në Ukrainë. Pas një tkurrjeje prej 3.5 për qind në vitin 2020, ekonomia e Shqipërisë u rikuperua, duke u rritur me 8.9 për qind në vitin 2021, 4.9 për qind në 2022, me vlerësime që e vendosin rritjen e vitit 2023 në 3.4 për qind.

Në raportin e përvitshëm për klimën e investimeve, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se megjithatë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.

“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë përparim në kufizimin e korrupsionit në nivel të ulët, duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm, përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe joformale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve.

Raporti kujton se Shqipëria vazhdon të qëndrojë keq në treguesit e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës Transparency International. Në vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 98 nga 180 vende, një përmirësim i lehtë nga viti 2022, por ende prapa renditjes së saj më të mirë të vitit 2016, kur u rendit e 83-ta.

Shqipëria vuan nga një sektor i madh joformal dhe nga veprimtaritë e pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7-tës, e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në 2020. Nga viti 2020-2022, vendi iu nënshtrua katër raporteve vijuese dhe përmirësoi punën duke çuar në heqjen nga lista gri në tetor të vitit 2023.

Komuniteti i biznesit raporton se vala e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, dëmton konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale, thuhet në raport.

“Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri”, thuhet në raportin e DASh-it në të cilin theksohet se “përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.

“Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.”, thekson raporti.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

“Investitorët amerikanë hasin në sfida për shkak të korrupsionit dhe vazhdimësisë së praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.

DASh-i thekson se të drejtat e pronësisë vazhdojnë të paraqesin sfidë në Shqipëri, sepse është vështirë të merret një certifikatë pronësie e pakontestuar.

“Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë në mënyrë të paligjshme një titull për pronësinë e tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka shfaqur vullnet për të trajtuar këtë problem, por pa përparim”, thuhet në raport.

DASh-i përmend faktin që Shqipëria ndërmori reformën në drejtësi për të luftuar korrupsionin sistemik duke theksuar se vendi “ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPO) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI). ), pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK.) Reforma në drejtësi mbështetet shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe zbatimi është në vazhdim, me pritshmëri që suksesi i saj të përmirësojë përfundimisht klimën e investimeve në vend”.

“Zbatimi i reformës në drejtësi përfshin vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar verifikimit janë shkarkuar për pasuri të pashpjegueshme, apo lidhje me krimin e organizuar, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur vettingun. BE pret që Shqipëria të tregojë progres në ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Ajo pret gjithashtu që Shqipëria të krijojë një histori të padive për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave. Në shkurt 2022, Kuvendi i Shqipërisë votoi me shumicë dërrmuese dhe unanime për zgjatjen e mandatit të vetingut deri në dhjetor 2024.”, thuhet në raport.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

TAGGED: #DASh, #Korrupsioni, #Rritja ekonomike, #Shqipëria
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Rita Ora duket e pabesueshme me fustan ari të ngushtë teksa filmon me Jason Derulo në Australi

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Hamza premton përkrahje për të gjitha kategoritë e luftës deri në 50%
Numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut arrin në 31
Fillon një garë e re armësh bërthamore. Do të jetë shumë më e rrezikshme se e fundit
Abdixhiku: Gjenocidi në Srebrenicë, tragjedia më e madhe njerëzore pas luftës së dytë botërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?