By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin
May 16, 2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
May 16, 2025
Kievi akuzon Rusinë se po refuzon ndërmjetësimin e SHBA-së në bisedimet e paqes
May 16, 2025
Arrestohen dy persona, konfiskohen armë
May 16, 2025
Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, zhbllokimi i IPARD III pa një afat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, zhbllokimi i IPARD III pa një afat
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, zhbllokimi i IPARD III pa një afat

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 8:10 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, çlirimi i fondeve evropiane të programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare, duket se do të duhet të kërkojë një kohë të gjatë. Autoritetet ende nuk thonë dot se kur ato do të mund të rihapen, pasi u lanë në pritje, në momentin që zyra evropiane kundër mashtrimit, Olaf, gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II.

Gjatë një interpelance në parlament, të kërkuar nga deputeti në opozitë, Agron Shehaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, deklaroi të enjten, se një plan veprimi i hartuar nga pala shqiptare, është ende në proces aprovimi në strukturat e BE-së. Plani i veprimit, sipas ministres, iu kërkua autoriteteve shqiptare, pasi në dhjetor të vitit të shkuar ato i kthyen përgjigje Komisionit Evropian, mbi raportin e Olaf-it, që i ishte dorëzuar qeverisë shqiptare në tetor të po atij viti. Procesi parashikon që materiali i dërguar në Bruksel nga autoritetet shqiptare, të vlerësohet dhe më pas palët të hyjnë në një proces ”negocimi”, në përfundim të të cilit përcaktohet dhe shuma që shteti shqiptar do të mund të duhet t’ia rikthejë Brukselit.

Nuk dihet cila ka qenë përgjigja e palës shqiptare ndaj pretendimeve të Olaf-it, i cili në raportin për vitin 2023 bënte të ditur se i kishte rekomanduar Komisionit Evropian “të konsiderojë si të papërshtatshme, një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për aplikime të programit IPARD II, për një vlerë prej 33 milionë eurosh”.

Ministrja Denaj tha sot se raporti i përmbledhur dorëzuar qeverisë shqiptare “evidenton raste parregullsie me një vlerë totale shumëfish më të ulët se vlera që theksohet në raport dhe terminologjia nuk është e njëjtë me atë që përdoret. Kjo pasi strukturat audituese të Olaf-it, aplikojnë disa kritere sikundër është ekstrapolimi dhe vlerësimi i përgjithshëm i gjetjeve”.

Zonja Denaj njoftoi dhe angazhimin e “një auditi të jashtëm për të kryer një auditim të plotë, duke siguruar pavarësinë nga strukturat dhe autoritetet ekzistuese, bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtare. Vetëm në përfundim të auditit dhe gjenerimit të këtij raporti nga ky audit i jashtëm ne do të flasim për shifra. Tani çdo gjë është e parakohshme dhe politike”.

Po ashtu në raportin vjetor, Olaf-i, rekomandoi më tej që “BE-ja të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm”. Në nëntor të vitit të kaluar, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, i tha Zërit të Amerikës se “Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III”.

Gjatë interpelancës së sotme në parlament ministrja Denaj, e trajtoi çështjen e programit IPARD III, sikur të ishte në procedurë e sipër, dhe jo të ishte lënë pezull, derisa Shqipëria të japë prova serioze se mund të marrë sërish përsipër, trajtimin e fondeve evropiane. Autoritetet shqiptare, përpara ndërhyrjes së Komisionit, bazuar në hetimet e OLAF-it, kishin kaluar të gjitha hallkat kryesore të procesit dhe prisnin vetëm riakreditimin e madje shpreheshin të sigurta se drita jeshile për fondet e IPARD III do të jepej që janarin e vitit 2023. “IPARD III, ka 9 masa nga 4 masa. Eshtë një proces i cili kërkon institucione më të forta dhe kërkon plotësimin e më shumë dokumentacioneve dhe institucioneve të forta. Jemi duke bërë pikërisht këtë, nëpërmjet strukturave dhe përpjekjes për të ndryshuar edhe aspekte të kontrollit parandalues”, deklaroi sot nga ana e saj zonja Denaj.

Në raportin për vitin 2023, OLAF-i, thotë se zbuloi “disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve”. Këto parregullsi përfshinin faktin se “aplikantëve u kërkohej t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale. Kontrata që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen), dhe çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale”.

Por ndërsa për kompaninë e konsulencës, Olaf-i lë të kuptohet qartë se aplikantët ishin të detyruar t’i drejtoheshin asaj, ministrja Denaj u shpreh se “është në proces evidentimi të plotë “roli i konsulentit”, i cili më duhet të theksoj këtu, se marrëdhënia mes Konsulentit dhe Aplikuesit/Përfituesit është një marrëdhënie e lirë mes palëve”. Megjithatë ajo shtoi se “është e rëndësishme që konsulenti i përzgjedhur nga përfituesi dhe është evidentuar për sjellje joetike, në kundërshtim me ligjin, të jetë një informacion publik dhe në dije të plotë për këdo, kur bën zgjedhjen e tij”.

Ministrja e Bujqësisë deklaroi se ndërkohë “janë marrë veprime të shpejta korrigjuese për projekte që janë pjesë e raportit të OLAF-it, për rikuperimin e fondeve” me të cilat është abuzuar, apo se dhe “është miratuar struktura e re organizative për Agjencinë përgjegjëse”. Ajo bëri të ditur dhe se “aty ku ka pasur nevojë për masa administrative është ndërhyrë”, por pa shpjeguar se deri ku kanë shkuar këto ndërhyrje. Çështja megjithatë është tani në duart e Prokurorisë së Posaçme e cila ka nisur një hetim.

You Might Also Like

Kievi akuzon Rusinë se po refuzon ndërmjetësimin e SHBA-së në bisedimet e paqes

Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh

Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll

Udhëheqësit e BE-së shqyrtojnë tarifat ndëshkuese ndaj Rusisë pasi Putini nuk mori pjesë në bisedimet e Stambollit – Politico

Ukraina konfirmon humbjen e një tjetër F-16 gjatë misionit luftarak

TAGGED: #Abuzimet me fondet për bujqësinë, #Shqipëri
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump akuzohet se kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara

Kosova Times Kosova Times July 28, 2023
ShBA: OKB-ja t’i nxisë talibanët të heqin kufizimet për grat
Putin e kritikon Perëndimin për qasje “egoiste, neo-koloniale”
Trump thotë se Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’ përpara takimit Zelensky-Vance
Varhelyie dënon sulmin: Dhuna duhet të ndalet menjëherë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?