By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëheqësit evropianë diskutojnë mbi imigracionin dhe Ukrainën mes shqetësimeve mbi drejtimin politik të ShBA-ve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Udhëheqësit evropianë diskutojnë mbi imigracionin dhe Ukrainën mes shqetësimeve mbi drejtimin politik të ShBA-ve
Rajon / Botë

Udhëheqësit evropianë diskutojnë mbi imigracionin dhe Ukrainën mes shqetësimeve mbi drejtimin politik të ShBA-ve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 7:30 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësit nga e gjithë Evropa shprehën mbështetjen për Ukrainën dhe shqetësimin për drejtimin e Shteteve të Bashkuara të enjten në një takim të përqendruar në çështjet e sigurisë. Takimi u shoqërua nga shqetësimet nëse Shtetet e Bashkuara do të mbeten një aleat i besueshëm nëse Donald Trump fiton një mandat të dytë katër vjeçar.

Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë Keir Starmer mirëpriti rreth 45 udhëheqës të qeverive në një takim për të të diskutuar mbi imigracionin, sigurinë energjetike dhe kërcënimin nga Rusia, ndërsa ai kërkon të rimëkëmbë marrëdhëniet me vendet fqinje të Bashkimit Evropian katër vjet pas brexitit.

“Detyra jonë e parë është të konfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën, të bashkohemi edhe një herë në mbështetje të atyre vlerave që ne i çmojmë dhe të themi se do të përballemi së bashku me agresionin në këtë kontinent”, tha kryiministri Starmer, duke shtuar se kërcënimi nga Rusia “shtrihet në të gjithë Evropën.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte një nga të të ftuarit kryesor në takimin, që synonte të dëshmonte mbështetjen e Evropës për mbrojtjen e vendit të tij dhe të diskutonte mënyrat për të mbrojtur demokracinë. Britania e Madhe akuzon Moskën se po përpiqet të minojë demokracitë evropiane përmes sulmeve kibernetike, dezinformatave dhe sabotazheve.

Në mesin e udhëheqësve të tjerë që udhëtuan në Udstok, rreth 110 kilometra në veriperëndim të Londrës, ishin edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri polak Donald Tusk dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nuk ishte e pranishme në takim për shkak të votimit për një mandat të dytë nga ligjvënësit në Parlamentin Evropian.

Idenë për mbajtjen e takimeve të këtij lloji e hodhi Presidenti francez Macron në vitin 2022 si një forum për vendet brenda dhe jashtë BE-së pasi sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në Ukrainë shkatërroi ndjenjën e sigurisë në Evropë. Takimet e mëparshme janë mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë, në Kishinau të Moldavisë dhe në Granadë të Spanjë.

Qeveria e qendrës së majtë e zotit Starmer synon të rindërtojë lidhjet me BE-në, të tendosura nga vitet e grindjeve mbi kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian. Një përparësi kyçe është një pakt i ri sigurie midis Britanisë dhe BE-së, që kryeministri Starmer shpreson ta arrijë së shpejti.

“Ne kemi besim se një kapitull i ri do të hapet me Britaninë”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel pas mbërritjes në vendin ku po zhvillohet takimi.

Kryeministri Starmer tha se Britania planifikon të marrë një rol më aktiv në skenën botërore, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë dhe trafikantët që organizojnë migrimin e paligjshëm të njerëzve.

Ai u tha udhëheqësve të tjerë se nën qeverinë e tij, Britania do të jetë “një mik dhe një partner, i gatshëm për të punuar me ju, jo si pjesë e Bashkimit Evropian, por më shumë si pjesë e Evropës”.

Ai tha se nën drejtimin e tij, “ne nuk do të tërhiqemi kurrë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, një propozim që ishte shqyrtuar nga qeveria e mëparshme konservatore Brianisë, duke shkaktuar alarm tek aleatët evropianë.

Britania planifikon të punojë më ngushtë me agjencinë evropiane të policisë Europol kundër trafikimit të njerëzve, pjesë e masave për të forcuar sigurinë kufitare pas vendimit të zotit Starmer për të anuluar planin e debatueshëm dhe të parealizuar të konservatorëve për të dërguar në Ruandë emigrantët që mbërrijnë në Britani me anije.

Udhëheqësit evropianë kishin vëmendjen edhe tek zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, ku atentati ndaj zotit Trump, kandidatit republikan për president, nënvizoi polarizimin në rritje të politikës përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Skepticizmi i zotit Trump për NATO-n ka shqetësuar prej kohësh aleatët e Shteteve të Bashkuara. Zgjedhja e senatorit J.D. Vance nga zoti Trump, si kandidat për nënpresident, një kundërshtar i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, ka rritur shqetësimet.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Britani, #Komuniteti Politik Evropian
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shqetësime mbi lirinë e medias në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 16, 2022
Influencuesja meksikane vritet ndërsa transmetonte drejtpërdrejt nga salloni i saj
Ambasada e Kosovës në Norvegji: Të shqetësuar nga slogani nacionalist serb
Policia shqipton 1.574 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?