By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump, lirohet vajza e rrëmbyer në Irak në vitin 2023
September 10, 2025
Ky çift shkon në rrjetet sociale, ata mendojnë ai është djali i saj
September 10, 2025
Apple prezanton iPhone Air, smartfonin më të hollë në historinë e kompanisë
September 10, 2025
Detajet rreth sulmit ndaj Katarit po dalin: Turqia dhe Egjipti paralajmëruan udhëheqësit e Hamasit
September 10, 2025
Trump pyetet për dronët në Poloni
September 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Crowdstrike thotë se një përditësim në sistem shkaktoi pengesa në sistemet e Microsoft-it, preket edhe Kosova
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Crowdstrike thotë se një përditësim në sistem shkaktoi pengesa në sistemet e Microsoft-it, preket edhe Kosova
Ballina 2Teknologji

Crowdstrike thotë se një përditësim në sistem shkaktoi pengesa në sistemet e Microsoft-it, preket edhe Kosova

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 12:39 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjithë botën, janë pasojë e një “defekti” gjatë përditësimit të një sistemit të saj.

Kjo kompani krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike.

Crowdstrike ka thënë se është duke punuar vazhdimisht me konsumatorët.

“Sistemet Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është incident i sigurisë apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe po punohet në të”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

Shumë kompani të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara, i kanë anuluar fluturimet, duke cituar probleme me komunikim, derisa kompani tjera mediale, banka dhe spitale në shumë vende të botës, kanë raportuar që kanë probleme me sistemet kompjuterike dhe që po u pamundësohet puna.

Në Kosovë, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO), ka bërë të ditur se qysh prej mëngjesit është duke hasur në vështirësi në kryerjen e punëve për shkak të rënies së sistemit kompjuterik.

Ajo e ka përmendur që problemet e saj lidhen me problemin që e kanë raportuar shumë kompani në botë, të lidhur me Crowdstrike.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike – organ shtetëror për ruajtjen e sigurisë së rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Kosovë – ka thënë incidenti shkakton probleme gjatë ristartimit të sistemit operativ Microsoft Windows.

“Në rast të këtij problemi, sipas udhëzimeve teknike të proklamuara deri më tani, është e nevojshme që të fshihen fajllat ‘C-00000291*.sys’ nga direktoriumi ‘C\Windows\System32\drivers\CrowdStrike’ në Save Mode”, ka thënë ky organ përmes një postimi në Facebook.

Sa u përket vendeve tjera:

Në Kroaci raportohet të ketë rënë Sistemi Qendror Informativ Shëndetësor.

Televizioni britanik Sky News ka qenë për pak kohë jashtë transmetimit.

Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca – 911.

Situata me fluturime në Evropë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është raportuar për ndonjë vonesë.

Aeroporti në Berlin ka paralajmëruar që vonesa në fluturime do të ketë gjithë ditën.

Zëdhënësi i Aeroportit të Cyrihut ka thënë se nuk ka probleme, por fluturimet për Berlin i ka anuluar për shkak të problemeve atje.

Kompania e fluturimeve Lufthansa ka thënë se operacionet e saj janë prekur pjesshëm, dhe që mund të ketë anulime apo vonesa në fluturime.

Air Franc ka raportuar, gjithashtu, që fluturimet e kompanisë janë prekur si pasojë e problemeve me kompani tjera në gjithë botën.

Ngjashëm edhe linja holandeze KLM.

You Might Also Like

Apple prezanton iPhone Air, smartfonin më të hollë në historinë e kompanisë

Shkatërrohet rrjeti i spiunëve nga Bjellorusia

Axhenda ndërkombëtare

Trump do të presë udhëheqësit evropianë, paralajmeron bisedime së shpejti me Putinin

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Crowdstrike, #Kosova, #Pengesa, #Përditësim në sistem, #Sisitemi i Microsft
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një i mitur theret me thikë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kosova Times Kosova Times November 20, 2024
Francezi qe mbron median propgandistike ruse ne Serbi
Baston pas kualifikimit: Jemi në rrugën e duhur
Peci: Nëse nuk ka reflektim këtë javë, t’i rikthehemi qytetarit
Muaji nëntor të shpallet muaji i Përpjekjes për Shqipëri Etnike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?