By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënimi i gazetarit Gershkovich ngre shqetësime për gjendjen e medias në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dënimi i gazetarit Gershkovich ngre shqetësime për gjendjen e medias në Rusi
Rajon / Botë

Dënimi i gazetarit Gershkovich ngre shqetësime për gjendjen e medias në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 6:40 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Rusia e dënoi gazetarin amerikan Evan Gershkovich të gazetës Wall Street Journal me 16 vjet burg të premten, në një gjyq të konsideruar gjerësisht si të sajuar. Ai është gazetari i parë amerikan i dënuar për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona shumë vëzhgues të medias thonë se ky rasti nxjerr në pah gjendjen e medias në Rusi.

Një gjykatë ruse dha të premten vendimin kundër gazetarit amerikan Evan Gershkovich, në atë që shihet gjerësisht si një rast i motivuar politikisht. Dënimi me 16 vite burg nën akuzat për spiunazh kundër gazetarit amerikan është kundërshtuar ashpër nga gazeta “Wall Street Journal” dhe qeveria amerikane.

Shtëpia e Bardhë përsërit qëndrimin se zoti Gershkovich është arrestuar gabimisht dhe se “gazetaria nuk është një krim”.

“I gjithë ky proces ligjor është një sajesë. Ai është arrestuar pa të drejtë, nuk ka bërë asgjë të keqe. Ne kemi qenë të qartë për këtë që në fillim”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Vedant Patel.

Vedant Patel
Vedant Patel

Procesi gjyqësor ndaj zotit Gershkovich filloi më 26 qershor në Yekaterinburg, ku gazetari u ndalua për herë të parë në muajin mars të vitit 2023.

Ai është gazetari i parë amerikan që Rusia dënon për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

Ambasada e Rusisë në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. Por ministri i jashtëm rus thotë se një shkëmbim i të burgosurve është në diskutim. Vëzhguesit e medias thonë se ky rast nxjerr në pah gjendjen e medias në Rusi.

“Ky dënim me burg thjesht tregon se si gazetaria po përdoret si peng nga autoritetet ruse. Thjesht tregon mungesën e plotë të respektit ndaj gazetarisë së pavarur nga autoritetet ruse”, thotë Karol Luczka nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.

Gershkovich është një nga dy gazetarët amerikanë të arrestuar nga Rusia. Alsu Kurmasheva, e cila punon për Radion Evropa e Lirë që ashtu si Zëri i Amerikës, është pjesë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale, është në paraburgim që nga tetori.

Gazetarja udhëtoi në Rusi për t’u kujdesur për nënën e saj. Që nga arrestimi i saj, asaj i është mohuar takimi me një zyrtar të zyrës konsullore amerikane dhe kontakti me burrin dhe vajzat e saj në Pragë.

Kurmasheva dhe Radio Evropa e Lirë i mohojnë akuzat, të cilat përfshijnë shkeljen e ligjeve të censurës ushtarake dhe mosregjistrimin si agjent i huaj.

“Ata nuk po e mbyllin Radion Evropa e Lirë duke burgosur gazetaren tonë. Ata nuk po i ndalin infromacionet tona duke burgosur Alsunë. Ata thjesht po ndajnë një nënë nga dy vajzat e saj adoleshente”, thotë Presidenti.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalen derisa Rusia të ndërpresë, “praktikën e saj barbare të mbajtjes së njerëzve peng “.

Rusia gjithashtu ka lëshuar urdhër-ndalimi dhe dënime në mungesë për gazetarët për raportimet e tyre në Ukrainë. Midis tyre është dhe gazetarja amerikane me origjinë ruse, Masha Gessen. Grupet mediatike thonë se Rusia ka një rekord drastik për burgosjen e gazetarëve, me 22 të arrestuar në fund të vitit të kaluar, 12 prej të cilëve janë shtetas të huaj.

You Might Also Like

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias

TAGGED: #Evan Gershkovich, #Rusi, #Shqetësime për gjendjen e medias
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Horoskopi ditor për 15 Prillin

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Të paktën dy persona të vrarë nga të shtënat në një festë, 14 të plagosur
Roth iu drejtua Presidentit të Serbisë: President Vuçiq, letra e politikanëve evropianë nuk është konspiracion, ju jeni plotësisht i izoluar
Kurti në Amerikë: Historia jonë u njoh nga shtetet aleate si ShBA-ja, Britania, Gjermania, Franca e Italia
Rusia thotë se ura e Krimesë është rihapur pjesërisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?