By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Donald Trump i rikthehet fushatës pas Kuvendit Kombëtar Republikan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Donald Trump i rikthehet fushatës pas Kuvendit Kombëtar Republikan
Ballina 2Rajon / Botë

Donald Trump i rikthehet fushatës pas Kuvendit Kombëtar Republikan

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 7:35 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Kandidati republikan për President Donald Trump mban të shtunën tubimin e tij të parë publik të fushatës që kur u plagos në atentatin ndaj tij para një jave në Pensilvani dhe i pari që kur mori zyrtarisht emërimin në Kuvendin e partisë së tij në Miluoki.

Ai do të flasë para mbështetësve të tij në Miçigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve të nëntorit. Zoti Trump shkon në Miçigan me kandidatin e ri për nënpresident, senatorin e Ohajos J.D. Vance. Është tubimi i parë ku ata shfaqen së bashku që kur ish-Presidenti Trump zgjodhi zotin Vance si kandidat për nënpresident.

Dy republikanët do të flasin në Grand Rapids, një qytet që historikisht ka qenë bastion e republikanëve por që vitet e fundit gjithnjë e më shumë ka anuar nga demokratët. Zoti Trump fitoi me një diferencë prej vetëm mbi 10 mijë votash në Miçigan në vitin 2016, por demokrati Joe Biden fitoi në këtë shtet në vitin 2020, me një diferencë prej 154,000 votash.

Përzgjedhja e zotit Vance nga zoti Trump u pa si një përpjekje për të rritur mbështetje mes votuesve në shtete si Miçigani, Pensilvania, Viskonsin dhe Ohajo, të cilët e ndihmuan Trumpin të siguronte fitoren në vitin 2016.

Senatori Vance i veçoi këto shtete në fjalimin e tij në Kuvendin Republikan, duke e vënë theksin tek fëmijëria e tij e varfër në një qytet të vogël të Ohajos dhe duke premtuar se nuk do t’i harrojë banorët e klasës punëtore si ata mes së cilëve është rritur, “vendet e punës së të cilëve zhvendosën në jashtë vendit dhe fëmijët e të cilëve u dërguan në luftra”.

Demokratët mbizotëruan në zgjedhjet e fundit në Michigan, por republikanët tani shohin një shteg fitoreje, në kushtet kur demokratët janë gjithnjë e më të përçarë lidhur me kandidaturën e zotit Biden.

Presidenti Biden ka këmbëngulur se nuk po heq dorë nga gara dhe është përpjekur ta zhvendosë vëmendjen tek zoti Trump, duke thënë të premten se fjalimi i rivalit të tij republikan në Kuvendin Republikane shpalosi një “vizion të zymtë për të ardhmen”.

Presidenti 81-vjeçar demokrat, i cili bëi fushatë në Detroit këtë muaj, aktualisht po qëndron në shtëpinë e tij në plazh në Delauerë pasi u diagnostikua me COVID-19.

Grand Rapids është qyteti më i madh në distriktin e Kentit, një nga tre qarqet e Miçiganit ku zoti Trump fitoi në vitin 2016, por ku zoti Biden fitoi në vitin 2020.

Bëhet fjalë gjithashtu për një zonë ku Nikki Haley siguroi një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet paraprake republikane në shkurt dhe të dyja fushatat presidencial po përpiqen t’i bëjnë për vete votuesit që e mbështetën atë.

Ligjvënësja amerikane Hillary Scholten, një demokrate që përfaqëson qytetin Grand Rapids, është një prej ligjvënësve që po i bëjnë thirrje zotit Biden të largohet, një numër gjithnjë më në rritje. /Associated Press/

You Might Also Like

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

TAGGED: #Donald Trump, #Republikanët
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Supë ukrainase e kuqe Borscht

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Mbrëmë Meghan Markle shkëlqeu si asnjëherë më parë dhe në të njëjtin moment erdhi përgjigja e pyetjes – a po divorcohet?
SHBA, demokratët investojnë 15 milionë dollarë për fushatë në 7 shtete vendimtare
Mbyllen përkohësisht aeroportet kryesore të Moskës pas një sulmi me dron
Krasniqi: Marrëveshja Kosovë – Serbi pa njohje të ndërsjellë mund të çojë në status-quo të re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?