By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe 10 muaj pas sulmit në Banjskë, Serbia pa asnjë veprim ndaj Radoiçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Edhe 10 muaj pas sulmit në Banjskë, Serbia pa asnjë veprim ndaj Radoiçiqit
Ballina 2Rajon / Botë

Edhe 10 muaj pas sulmit në Banjskë, Serbia pa asnjë veprim ndaj Radoiçiqit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 8:18 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

E pavarësisht se Kosova i ka kërkuar zyrtarisht Serbisë që ta dorëzojë terroristin e sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiq, Serbia nuk ka bërë asgjë deri tani që ta zbardhë rastin e nuk ka marrë asnjë masë ndaj Radoiçiqit, i cili kishte pranuar se e kishte organizuar sulmin në Zveçan ku kishte mbetur i vrarë një polic e Kosovës. Në Serbi thonë se rasti i Banjskës e ka rënduar procesin e dialogut.

Edhe pas gati dhjetë muajsh hetimi kundër udhëheqësit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, nuk ka ecur përpara, pavarësisht pranimit të tij publik se qenë organizator i sulmit. Sipas njoftimit të fundit të Prokurorisë së Lartë, hetimet janë duke vazhduar. Avokati Çedomir Stojkoviq beson se tani është radha e Perëndimit të veprojë për të ushtruar presion shtesë ndaj autoriteteve serbe.

“Perëndimi duhet të ndërmarrë hapat e duhur. Fakti që Milan Radoiçiq është i lirë është një mesazh i qartë se kushdo që mund te posedojë armët për të realizuar interesat nacionaliste serbe, do të marrë imunitet. Milan Radoiçiq i lirë, do të thotë një mesazh se mund te jeni imun para ligjit. Perëndimi duhet te kupton këtë esence”, tha avokati Çedomir Stojkoviq.

Institucionet e Kosovës kërkojnë që Serbia të ekstradojë Milan Radoiçiqin në Kosovë. Lidhur me këtë, konsiderohet se Banjska e ka rënduar procesin e dialogut. Për gazetaren Sofija Popoviq, Banjska shihet si pikë kthese.

“Kjo ka tronditur besimin e partnerëve perëndimorë se cila është politika e Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën. Pra, mendoj se ndjekja penale e Milan Radoiçiqit nga Perëndimi do të insistohet, por mendoj se edhe Beogradi do të insistojë që ai të mos ndiqet penalisht në përputhje me përmasat e krimit që ka kryer. Ndërsa nuk dihet nëse cila është baza ligjore që të ndodhë ekstradim, por jam e sigurt se do të kërkohet një proces gjyqësor kuptimplotë kundër Radoiçiqit në Beograd”, tha Sofija Popoviq nga European Western Balkans

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, disa here tha se Radoiçiq është çështje e organeve gjyqësore të shtetit. Zyrtarisht, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd po e heton Radoiçiqin për blerjen e armëve, raporton RTKlive.

Që atëherë nuk dihet nëse ka elemente për aktakuza. Perëndimi pret që Serbia të tregojë se nuk e ka mbështetur Banjskën përmes një hetimi dhe ndëshkimi efektiv të përgjegjësve, ku përfshihet Milan Radoiçiq si lider i grupit terrorist.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

TAGGED: #Milan Radojçiq, Banjska
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!

Kosova Times Kosova Times November 21, 2022
Kërcënohet Nikçi, reagon Prokurori i Shtetit
Për Vuçiqin, sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska dhe Serbisë “nuk ekzistojnë”
Ish-shefi i NATO-s: ‘Trump i paparashikueshëm’ mund të jetë një gjë e mirë për bisedimet e paqes
Specialja ngre akuzë të re për Thaçin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?