By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin
December 28, 2025
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme
December 28, 2025
Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot
December 28, 2025
Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar
December 28, 2025
Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polonia, thirrje BE-së ta vërë theksin tek marrëdhëniet me ShBA-në, si kundërpeshë ndaj “dezinformimit” rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Polonia, thirrje BE-së ta vërë theksin tek marrëdhëniet me ShBA-në, si kundërpeshë ndaj “dezinformimit” rus
Ballina 2Rajon / Botë

Polonia, thirrje BE-së ta vërë theksin tek marrëdhëniet me ShBA-në, si kundërpeshë ndaj “dezinformimit” rus

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 8:36 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Polonia po i bën thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë një fushatë në Shtetet e Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin e publikut amerikan mbi rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike.

Në një dokument të përgatitur për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën, Polonia bën thirrje për veprime proaktive përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, për t’iu kundërvënë atij që e përshkruan si “dezinformim” rus që synon të shkaktojë ndasi mes BE-së dhe Uashingtonit.

“Në këtë moment kritik të historisë, është e domosdoshme që të ndërmarrim kolektivisht veprime të shpejta dhe të fuqishme për të forcuar marrëdhëniet transatlantike përmes komunikimit strategjik në Shtetet e Bashkuara, lidhur me BE-në”, thuhet në dokumentin që e ka siguruar agjencia e lajmeve Reuters.

“Kjo do të thotë të përshkallëzojmë përpjekjet kundër dezinformimit dhe çka është më e rëndësishmja, parandalimin e dezinformatave ruse dhe ndërmarrjen e fushatave që tregojnë realitetin për Evropën dhe avantazhet e diplomacisë, sigurisë kolektive dhe shoqërisë së hapur”, vazhdon dokumenti.

Kremlini ka thënë se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit në ShBA dhe ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara sipas së cilave Rusia ka orkestruar fushata për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të viteve 2016 dhe 2020.

Sipas dokumentit të paraqitur nga Polonia, media shtetërore ruse dhe llogaritë online të lidhura me Kremlinin po përhapin dhe përforcojnë informacione të rreme në lidhje me imigracionin dhe sigurinë kufitare në Shtetet e Bashkuara.

“Duhet të jemi të përgatitur për përshkallëzim të këtyre përpjekjeve, pasi gërryerja e mbështetjes për Ukrainën mbetet prioriteti kryesor i Rusisë.

Ne duhet t’i kujtojmë publikut amerikan, veçanërisht brezit të ri rezultatet që partneriteti ynë ka sjellë për ekonominë amerikane”, thuhet në letër.

Polonia ka thënë se është vënë në shënjestër të përpjekjeve të shumta ruse për destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhje për shkak të rolit të saj në mbështetje të Ukrainës, duke ofruar ndihmë ushtarake për vendin fqinj, akuza që Rusia i ka hedhur poshtë.

“Duhet të rrisim ndërgjegjësimin e publikut amerikan për përmasat e ndihmës evropiane për Ukrainën e cila ka shpëtuar jetë ukrainasish,” thuhet në dokument, duke iu referuar pretendimeve të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump se ndihma evropiane për Ukrainën ishte shumë më e vogël se ajo e ShBA-së.

Që kur filloi agresioni rus në Ukrainë në vitin 2022, BE-ja i ka dhënë Ukrainës 107 miliardë euro dhe ka premtuar 50 miliardë euro të tjera për katër vitet e ardhshme. Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë vlerëson se mbështetjen e ShBA-së për Ukrainën kap shifrën e 107 miliardë dollarëve.

You Might Also Like

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë

Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos

TAGGED: #BE, #Dezinformimi rus, #Polonia, #ShBA
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hapet panairi me produkte nga të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës

Kosova Times Kosova Times May 19, 2025
Pothuajse 80% e ukrainasve janë të gatshëm t’i rezistojnë paqes me kushtet ruse
Konjufca takon ambasadorin Szunyog, flasin për harmonizimin e ligjeve
Hazife Sallahu e arrestuar në dyshimet për ryshfet është drejtoreshë e Kulturës në Kaçanik dhe pjesë e AAK-së
NYT: Droni amerikan fluturoi nga Rumania dhe kreu zbulim të planifikuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?