By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aventurë nënujore në zemër të Budapestit
September 3, 2025
Ato janë të pandalshme: Atletet femra më të bukura dhe më të talentuara
September 3, 2025
Një përkufizim i ri i luksit: Koleksioni Autograph i Domes of Elounda është ëndrra e çdo familjeje
September 3, 2025
Fokaçja e shpejtë me ullinj dhe rozmarinë
September 3, 2025
Turizmi në Slloveni në një nivel rekord falë një vale të fortë verore
September 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kievi: Rusia ka rrëmbyer më shumë se 19 mijë fëmijë ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kievi: Rusia ka rrëmbyer më shumë se 19 mijë fëmijë ukrainas
Ballina 2Rajon / Botë

Kievi: Rusia ka rrëmbyer më shumë se 19 mijë fëmijë ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 7:56 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët ukrainas thonë se agresioni rus ka kthyer në pengje mijëra fëmijë ukrainas të bllokuar në territoret e pushtuara nga forcat e Kremlinit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova nga Kievi, Ukraina po përpiqet t’i kthejë në vendin e tyre fëmijët ukrainas që Rusia i ka dërguar në programe riedukimi dhe birësimi.

Që nga maji i këtij viti, qeveria ukrainase ka identifikuar më shumë se 19,000 fëmijë të zhvendosur me forcë nga Rusia. Më pak se 400 prej tyre janë gjetur dhe janë kthyer në shtëpi

Mykola Kuleba, me organizatën e bamirësisë “Save Ukraine” që ndihmon në gjetjen dhe kthimin e fëmijëve ukrainas, thotë për Zërin e Amerikës se ai beson se numri aktual është shumë më i lartë nëse merret parasysh pushtimi rus i Krimesë dhe Donbasit në vitin 2014.

“Ka më shumë fëmijë të tillë. Shifra në fjalë është vetëm për dy vitet e fundit, por lufta ka dhjetë vjet që vazhdon”.

Bohdan Shvetsov nga Kherson-i është 14 vjeç. Pas rënies së qytetit nën kontrollin rus, drejtori i shkollës së tij, i emëruar nga agresori rus, i propozoi djaloshit një udhëtim dy-javor në një kamp për fëmijë në Krime. Ai dhe shumë fëmijë të tjerë pranuan.

Bohdan-i tregon se kur mbaruan dy javët e pushimit, drejtuesit e kampit u thanë fëmijëve se nuk do të ktheheshin në shtëpi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Na thane se për arsye sigurie do të qëndroni në kamp, sepse në rajonin tuaj ka bombardime dhe se nuk kishin ku të na çonin”, tregon 14-vjeçari ukrainas.

Nëna e tij, Iryna Shvetsova, thotë se drejtuesit e kampit i thanë se e vetmja mënyrë për ta parë sërish djalin e saj ishte që të shkonte në Krime dhe ta merrte atë.

“Drejtori i kampit tha se afati i fundit për të marrë fëmijët ishte 7 prilli dhe se pas kësaj date fëmijët e mbetur në kamp do të dërgoheshin në vende të ndryshme”.

Shvetsova i përshkruan si torturë gjashtë muajt e pritjes për bashkimin me djalin e saj.

“Nuk flija dot dhe pyesja veten se çfarë duhet të bëja.”

Iryna gjeti vullnetarë që ndihmonin prindërit të kthenin fëmijët si Bohdan-i në territoret e kontrolluara nga Ukraina.

“Më 7 prill duhet të ktheheshin 33 fëmijë, por vetëm 32 u kthyen. Njëra nga dy motrat që ishin në kamp qëndroi atje [në Krime]. Gjyshja e tyre, e cila do të merrte mbesat e saj, vdiq rrugës teksa po merrej në pyetje nga rusët”, tregon Iryna Shvetsova, nëna e Bohdan-it.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka ngritur akuza për krime lufte ndaj Presidentit Vladimir Putin për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve.

Zyrtarët në Kiev thonë se mijëra fëmijë ukrainas mbahen ilegalisht në Rusi ose në territoret e pushtuara nga forcat e Kremlinit, larg familjeve të tyre që kanë frikë se shumë prej fëmijëve mund të mos kthehen më kurrë.

You Might Also Like

Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës

Operacion i madh i FBI-së greke kundër kontrabandës nga pikat e karburantit: 20 arrestime

Axhenda ndërkombëtare

Heshtja për Ukrainëne në Samitin e SCO-së është dobësia e Putinit, thotë ish-analist i CIA-s

Rusia nisi një valë sulmesh në perëndim të Ukrainës mbrëmë, Polonia ngriti avionë ushtarakë

TAGGED: #19 mijë fëmijë ukrainas, #Rrëmbyer, #Rusi, #Ukrainë
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zbulohen trupat ruse që vunë mina të ndaluara në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2024
Osmani me Backes: Kosova e përkushtuar për avancim në mbrojtje e siguri
Tentoi të dilte nga Shqipëria me lëndë narkotike me vete, arrestohet 42-vjeçari nga Gjermania
Vuçiq: Formimi i Asociacionit obligim themelor i Kosovës
Parashikimi i motit ne Shqiperi, e martë, 7 janar 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?