By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prishtina (F) dhe Lidhja e Prizrenit (M) fitues të edicionit të sivjetmë të kupës së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Prishtina (F) dhe Lidhja e Prizrenit (M) fitues të edicionit të sivjetmë të kupës së Kosovës
Sport

Prishtina (F) dhe Lidhja e Prizrenit (M) fitues të edicionit të sivjetmë të kupës së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 9:56 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Sot, në palestrën e Shkollës së mesme teknike “IAAP Anton Çeta”, në Skenderaj u zhvillua gara për Kupën e Repulikës së Kosovës. Morën pjesë 15 ekipe në konkurrencën e meshkujve dhe 4 në atë të femrave.

Te femrat, u luajtën vetëm ndeshjet gjysmëfinale ku u takuan Drita -Juniku dhe Prishtina – Shpresa. Sikur Drita edhe Prishtina i fituan ndaj rivaleve të tyre me rezultatin 3:0. Në ndeshjen për vendin e tretë, fitore shënoi Shpresa ndaj Junikut me rezultatin 3:0.

Në finale, Prishtina e mundi Dritën me 3:1 dhe me meritë e fitoi Kupën. Te Prishtina, fitore shënuan Taibe Ruli ndaj Leoresa Imerit, Lene Osmani e mundi Alma Mehmetin, kurse Linda Zeqiri e ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 2:1 pasi e mundi Iliriana Halitin me 3:1 në seta. Vendimtare doli të jetë ndeshja ndërmjet Lene Osmanit dhe Leoresa Imerit. Osmani u tregua më e përqendruar dhe me meritë e fitoi ndeshjen me 3:1në seta, duke ia siguruar ekipit të saj vendin e parë.

Te meshkujt, pati më shumë ndeshje me rivalitet, e tillë ishte ndeshja çerekfinale ndërmjet Paysera Dardania dhe Pripingu. Dardania në mungesë të Makollit, nuk arriti ta befasojë Pripingun dhe e humbi ndeshjen me 1:3. Ndeshje interesante në çerekfinale u zhvillua edhe ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë. Në fund Vushtrria arriti të fitojë me 3:2 dhe u rendit në gjysmëfinale. Në gjysmëfinalen prizrenase ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Lirisë, të cilën e fitoi Lidhja e Prizrenit me 3:1 në seta. Duel interesant u zhvillua ndërmjet Blendi Hajrait dhe Kreshnik Mahmutit, ku Hajdari ishte para befasisë, por në pikët e fundit të setit të pestë Kreshniku u tregua më i vëmendshëm dhe e fitoi me 3:2 në seta që ishte e mjaftueshme për ekipin e tij për të kaluar në finale. Në gjysmëfinalen e dytë, Pripingu me shumë mund e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 3:2. Në ndeshjen vendimtare, Elvedin Çollakoviqi e mundi Altin Mulin me 3:1 në seta dhe i siguroi ekipit të tij kalimin në finale. Vendin e tretë e zuri Vushtrria pasi KPP Liria nuk e zhvilluan ndeshjen.

Siç është pritur, në finale u takuan Lidhja e Prizrenit dhe Pripingu. Skuadra prishtinase në mungesë të Yll Dragidellës ishte në disavantazh sa i përket përbërjes, andaj prizrenasit e patën më të lehtë që ta fitojnë ndeshjen finale me rezultatin 3:1. Së pari Kreshnik Mahmuti e kaloi në epërsi ekipin e tij pasi e mundi Elvedin Çollakoviqin me 3:0 në seta. Sina Keyhan e barazoi rezultatin pas fitores ndaj Fatih Karabaxhakut me 3:1 në seta, kurse Dardan Imami me fitoren ndaj Leart Beqirit me 3:0, e solli në epërsi ekipin e tij. Fitoren vendimtare e arriti Fatih Karabaxhaku ndaj Elvedin Çollakoviqit 3:1 në seta me çka Lidhja e Prizrenit fiton edhe një trofe të Kupës duke e vërtetuar supremacinë e saj në garat kombëtare, qoftë për Kupë, qoftë në garat e SuperLigës. Fituesit u nderuan me medalje, mirënjohje dhe Kupë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

“E dija që njerëzit do të flisnin për gjoksin tim”: Tenistja i pëlqen fotot provokuese, por ka vetëm një pyetje që nuk e përballon dot

Shënojnë Vojvoda e Hadërgjonaj, s`ka minuta për Zhegrovën

Trepça pëson humbje të tretë rresht në FIBA Europe Cup

Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, synon kualifikimin për Botërorin 2027

TAGGED: #Kupa e Kosovës, #Lidhja e Prizrenit (M), #Pingpong, #Prishtina (F)
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pesë të arrestuar për dhunë në familje në rajonin e Ferizajt

Kosova Times Kosova Times June 20, 2023
Aksident mes tri veturash në Leposaviq, lëndohen dy persona
Kurti mori pjesë në edicionin e 3- të të Ulpiana Fest
Kurti: Mbështetja për Ukrainën është e thellë dhe e vendosur deri në fitore
Filmi “Lejlek” hap edicionin e 16 të “PRIFEST”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?