By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vargjet e këngëve të Halidit jehonin në të gjithë Skenderijën
October 8, 2025
Osmani: Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s
October 8, 2025
Spanja shkatërron një rrjet të madh kontrabande kokaine, sekuestron 10 ton drogë
October 8, 2025
Në Tiranë mbahet konferenca e NATO për mbrojtjen kibernetike
October 8, 2025
Trump dërgon trupa në Çikago dhe kërkon arrestimin e kryetarit të bashkisë Johnson: “Ai duhet të jetë në burg”
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SBAShK-ende pa vendim për grevë në shtator
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > SBAShK-ende pa vendim për grevë në shtator
Ballina 1Lajme

SBAShK-ende pa vendim për grevë në shtator

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 9:04 AM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Ndryshe nga sektori privat, në atë publik, siç është arsimi, kërkesa e vazhdueshme mbetet rritja e pagave. Por Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, ende nuk është në një mendje, nëse nga shtatori do të ketë grevë në arsim.

Kreu i saj, Rrahman Jasharaj, deklaron se do të ketë grevë, por Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në SBAShK, deklaron se ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë çështje.

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, nuk ka ujdi nëse në shtator do të ketë grevë. Megjithatë, në SBAShK pajtohen se duhet të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i tha RTK-Radios se kërkesa ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë është e vazhdueshme.

“Sindikata e Arsimit ka pritur që Qeveria, Kurti, dhe në veçanti ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, të marrin mësim nga greva e tmerrshme e vitit 2022. Por, fatkeqësisht nga ajo kohë ata kanë vazhduar me qasjen e njëjtë të gabuar ndaj dialogut me sindikatat. Dhe, nuk kam pse ta fsheh, që një grevë në muajin shtator është e mundshme të ndodhë. Kjo pasi gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shtator””, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut.

Por, ndryshe nga Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymeri Ymeri, thotë se deri më tani në këtë sindikatë nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për grevë. Sipas tij, tash për tash, mësimi pritet të fillojë në muajin shtator.

“Prandaj duke marrë parasysh se për me shpallë një grevë donë një procedurë, është një Ligj i Grevës që ka një procedurë, mund të them përgjegjësi të plotë se 1 shtatori do të fillon. Pastaj sa i përketë grevës së mësimdhënësve do të filloj mësimi ashtu siç është i paraparë. SBAShK-u nuk ka paraparë që me 1 shtator të filloj me ndonjë grevë por mësimi do të vazhdoj ashtu siç e ka paraparë Ministria e Arismit”, tha Ymer Ymeri, koordinator për organizim të Brendshëm në SBAShK.

Ndërkohë, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaron se me protestën e 1 majit, sindikata i bëri të qarta kërkesat. Njëra ndër to është ngritja e koeficientit.

“Ne publikisht me datë 1 maj përmes një proteste i kemi bërë publike kërkesat tona para Qeverisë. Njëra ndër to është rritja e koeficientit, pasi vite më parë krahasuar me vendet e rajonit krenoheshim me pagat tona e tani jemi me pagat më të ulëta”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar I SBAShK-ut.

Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, në përgjigje për RTK-në, deklaroi se sa u përket informacioneve për mundësinë e grevës në arsim në muajin shtator, nuk ka informata, prandaj Këshilli do të kërkojë takim me kreun e SBAShK-ut për më shumë informacion.

You Might Also Like

Osmani: Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s

Në Tiranë mbahet konferenca e NATO për mbrojtjen kibernetike

Nisma zhvilloi në Prizren takimin përmbyllës të fushatës elektorale

Krasniqi: Gjykata Kushtetuese konfirmon të drejtën tonë

Prebreza: Me qeverisjen time, do ofrohen zgjidhje për problemet

TAGGED: #grevë, #SBAShK
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

SBAShK-u uron mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, vitin e ri shkollor

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Policia apelon shoferët për kujdes gjatë vozitjes në mjegull
Rama nderon me “Hyjneshën në fron” Armend Rexhepagiqin
Të paktën pesë të vdekur në një lokal të komunitetit LGBTQ+ në ShBA
Një i lënduar pas plagosjes me armë zjarri në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?