By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 maj
May 15, 2025
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të kontrabandistëve të thesareve nënujore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të kontrabandistëve të thesareve nënujore
Ballina 2Rajon / Botë

Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të kontrabandistëve të thesareve nënujore

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 9:13 AM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Mali i Zi, me një vijë bregdetare prej 300 kilometrash të gjatë dhe me 2.440 km² det, nuk ka rregulla që i mbrojnë ujërat e tij dhe pasuritë nënujore.

“Kjo është arsyeja përse Mali i Zi është bërë El Dorado për grupe dhe individë që mund të zhyten në pjesën e tij të Adriatikut pa asnjë kontroll, të nxjerrin eksponate arkeologjike, t’i qesin jashtë vendit dhe t’i shesin në tregun e zi”, thotë zhytësi Vesko Mijajlloviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai është drejtor i Qendrës Rajonale të Zhytjes për Çminimin Nënujor dhe Trajnimin e Zhytësve (RCUD), e cila merret edhe me kërkime arkeologjike nënujore.

Qendra është themeluar nga Qeveria e Malit të Zi.

Vesko Mijajlloviq
Vesko Mijajlloviq

Mijajlloviq thotë se, ndryshe nga vendet ku pasuria nënujore mbrohet nga departamente të ndryshme të specializuara, Mali i Zi nuk ka ligj për zhytjen apo rregullore për aktivitetet nënujore.

“Kjo është arsyeja përse njerëzit shpesh nuk besojnë, kur na pyesin se çfarë lejesh u duhen për t’u zhytur në Mal të Zi, dhe ne u themi: nuk kanë nevojë për asgjë”, thotë ai.

E, kjo është edhe pikërisht arsyeja përse disa individë dhe grupe të organizuara të zhytjes vijnë në Mal të Zi për të grabitur thesare nënujore, shton Mijajlloviq.

Si shembull të aktiviteteve të tilla kriminale, ai përmend shkatërrimet e vendeve arkeologjike, të zbuluara në kërkimet e fundit sistematike nënujore.

Bëhet fjalë për disa rrënoja nga Gjiri i Kotorrit deri në Budvë, të epokave të ndryshme, e madje edhe të periudhës para erës së re.

Ato eksponate janë me vlerë të jashtëzakonshme dhe në tregun botëror arrijnë shuma enorme, thotë drejtori i RCUD-së.

Zhytësit RCUD gjatë një sondazhi në një nga rrënojat. Foto: RCUD
Zhytësit RCUD gjatë një sondazhi në një nga rrënojat. Foto: RCUD

Ai shton se informacioni për vendndodhjen e tyre do të duhej të ishte një sekret i ruajtur mirë, por se, mesa duket, ka arritur tek ata që e kanë keqpërdorur.

RCUD-ja ka ngritur vazhdimisht kallëzime penale për prishjen e shtratit të detit, por pa rezultat.

“Ne duhet ta mbrojmë urgjentisht trashëgiminë tonë kulturore nën det”, apelon Mijajlloviq.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Drejtorinë e Policisë në Mal të Zi për rastet e kontrabandës dhe të tregtisë ilegale të eksponateve nënujore.

“Zyrtarët e policisë nuk kanë regjistruar raste, në të cilat ka pasur persona të privuar nga liria, për shkak të tregtisë ilegale dhe kontrabandimit të eksponateve arkeologjike nënujore”, thuhet në përgjigje.

Infrastruktura nënujore është e pambrojtur

Amfora të shekullit IV para Krishtit, të gjetura në detin e Budvës.
Amfora të shekullit IV para Krishtit, të gjetura në detin e Budvës.

Edhe pse Mali i Zi ka nënshkruar Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore në vitin 2008, ai nuk ka miratuar ligje që e rregullojnë këtë fushë, e që do t’i përcaktonin në mënyrë institucionale përgjegjësit për zbatimin e tyre.

Sipas Mijajlloviqit, rregulloret për aktivitetet nënujore duhet të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ato mbrojnë jo vetëm trashëgiminë kulturore, por edhe sigurinë e zhytësve, objektet e infrastrukturës nënujore dhe objektet ujore.

“Për shembull, Mali i Zi ka kabllo nënujore për ndërlidhje me Italinë. A nuk duhet të kujdeset shteti për mbrojtjen e objekteve të tilla dhe të kontrollojë se kush, kur, ku dhe pse zhytet?”, pyet Mijajlloviq.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Kulturës në Mal të Zi se si e mbron trashëgiminë kulturore nënujore dhe sa para ndan për këtë qëllim dhe për kërkimet nën det, por nuk mori përgjigje.

Çfarë është hulumtuar deri tani?

Një pjesë e madhe e shtratit të detit malazez është ende e paeksploruar.

Deri më tash, janë lokalizuar rreth 30 vende arkeologjike nënujore, ndërsa më të vjetrat datojnë nga shekulli i katërt dhe i tretë para erës së re, thotë për Radion Evropa e Lirë arkeologu nënujor, Darko Kovaçeviq.

Ai është udhëheqës i Laboratorit të Arkeologjisë Detare në Fakultetin Detar të Kotorrit, i cili është themeluar dy vjet më parë dhe është njësia e parë kërkimore shkencore në Mal të Zi nga kjo zonë.

Darko Kovaçeviq.
Darko Kovaçeviq.

Laboratori, aktualisht, punon vetëm për dokumentimin e vendeve tashmë të zbuluara, thotë Kovaçeviq.

Harta e tij e digjitalizuar mbështetet kryesisht në rezultatet e kërkimeve të kryera që nga viti 2009 nga Qendra për Konservim dhe Arkeologji e Cetinjës, në bashkëpunim me RCUD-në dhe Fondacionin Detar RPM nga Florida në ShBA.

Atëkohë, për pesë vjet, anija amerikane Hercules ka eksploruar bregdetin nga Gjiri i Kotorrit deri në Budvë, duke përdorur hidrolokatorë në një thellësi prej 30 deri në 150 metra, zhytës të mekanizuar me telekomandë dhe kamera nënujore me rezolucion të lartë.

Ata kanë mbledhur të dhëna për vendndodhjet e eksponateve në zonë dhe kanë krijuar Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) – një hartë e bregdetit malazez.

“Që nga zhytjet e para është gjetur vendi i një nëndetëseje nga Lufta e Parë Botërore dhe në katër sezonet në vijim janë zbuluar gjithsej 22 rrënoja. Dhjetë vende antike janë gjetur gjithashtu midis hyrjes në Gjirin e Kotorrit dhe Gjirit të Budvës”, thuhet në arkivin e Fondacionit Detar në SHBA.

Në hartë figurojnë gjashtë rrënoja nga Lufta e Dytë Botërore.

Në mesin e tyre janë katër anije të fundosura përgjatë Platamunit – kep midis Tivatit dhe Budvës. Ato janë kryesisht anije mallrash italiane.

Nëndetësja e mbytur britanike H-3 gjendet në Gjirin e Kotorrit, ndërsa afër Ulqinit është vendi ku është mbytur nëndetësja franceze Frenel.

Kovaçeviq shton se ndër vendet e famshme është edhe ai i anijes austro-hungareze, Zenta, në një thellësi prej rreth 70 metrash, e cila është fundosur në betejën e parë detare, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Zhytjet virtuale

Dhe, këto mund të shihen edhe pa u zhytur. Në Fakultetin Detar në Kotorr, trashëgimia kulturore nënujore është e disponueshme në një dhomë të realitetit virtual, nga ku mund të shihen anijet e fundosura.

Nëpërmjet një simulimi 3D, vizitorët mësojnë për historinë e tyre, si dhe për anije të ngjashme në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë, me institucionet e të cilave Universiteti i Malit të Zi ka bashkëpunuar për ta realizuar këtë projekt.

Një pjesë e projektit të quajtur “Wrecks4All” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes fondeve të bashkëpunimit ndërkufitar. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

TAGGED: #Kontrabandistëve të thesareve nënujore, #Shënjestër, #Ujërat e Malit të Zi
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Kosova Times Kosova Times April 6, 2025
Ne margjinat e OSCAR: Të ftuarit do të marrin dhurata me vlerë 126,000 dollarë, duke përfshirë një copë tokë në Australi
Spanja dhe Gjermania arrestojnë 4 persona që furnizuan Hezbollahun me pjesë për dronë
Infantino e prezanton takimin me presidenten Osmani
Shtetet e Bashkuara ndanë paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Ukrainën nga buxheti i rënë dakord
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?