By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre
June 12, 2025
Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas
June 12, 2025
Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron
June 12, 2025
Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi
June 12, 2025
Kurti homazhe te Rugova e Demaçi në 26 vjetorin e çlirimit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vriten tre persona në një lokal në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vriten tre persona në një lokal në Shqipëri
Ballina 2Shëndetësi

Vriten tre persona në një lokal në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 10:54 AM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Tre persona janë vrarë të shtunën në mbrëmje në një lokal në Memaliaj të Shqipërisë, në një sulm me armë zjarri, ka njoftuar policia. Një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Për ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës të djeshme në lagjen nr. 3, Memaliaj në ambientet e një lokali, ka reaguar Policia e Shtetit duke zbardhur detaje të reja ku mësohet se autorët kanë qëlluar duke vrarë Shyqyri Kalemin 74 vjeç, Marsel Çelën 47 vjeç dhe Gledio Mukën 36 vjeç.  I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Në të gjithë aksin rrugorë forca të shumta të policisë kanë ngritur pika kontrolli në rrugën kryesore për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka nisur një operacion në të paktën 4 qarqe: Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe Fier për të kapur autorët e dyshuar të krimit, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që mund të ketnë dijeni mbi ngjarjen, apo konflikte të viktimave me persona të tjerë.

Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).

Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij atentati kanë qenë anëtaret e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea (Adriatik) Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

Andrea Kalemi në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001.

Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.

Ndërsa i plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Gjithashtu, Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë ‘smart’. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

You Might Also Like

Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës

Protesta kundër bastisjeve të Trump kundër imigracionit në qytete anembanë Amerikës

Ushtria e Iowa-s dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Arsyet e vërteta pse njerëzit po lindin më pak fëmijë

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

TAGGED: #Lokal, #Shqipëri, #Tre të vrarë
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!

Kosova Times Kosova Times September 28, 2022
ME-ja demanton njoftimet e rreme mbi kriterin gjinor për subvencione
Zana e qilimave – artizania që çon traditën nëpër botë
Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in
Washington Post: Lodhja e luftës rëndon mbi Izraelin ndërsa viktimat rriten
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?