By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca ukrainase godet Brigadën e 155-të të Marinës Ruse në Lindjen e Largët
September 16, 2025
Trump: Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit
September 16, 2025
Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës
September 16, 2025
Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!
September 16, 2025
Tërmet në Shqipëri
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligjvënësit opozitarë gjeorgjianë sfidojnë Ligjin për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ligjvënësit opozitarë gjeorgjianë sfidojnë Ligjin për “agjentët e huaj”
Rajon / Botë

Ligjvënësit opozitarë gjeorgjianë sfidojnë Ligjin për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 8:04 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Dhjetëra ligjvënës në Gjeorgji thanë më 22 korrik se kanë ndërmarrë hapa për të sfiduar Ligjin kontrovers të miratuar së fundi për “agjentët e huaj”, që ka vënë në rrezik aspiratat e shtetit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ligjvënësit opozitarë kanë ngritur një padi për të sfiduar ligjin, një hap i rëndësishëm para se të mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të shtetit.

Ligji për “agjentët e huaj” – që është i ngjashëm me ligjin e miratuar një dekadë më parë në Rusi – u paraqit para Parlamentit nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, dhe u miratua në maj dhe qershor, pavarësisht vetos së presidentes dhe protestave për javë të tëra.

Partia e vetme opozitare në Parlament, Girchi, ka refuzuar t’iu bashkohet ligjvënësve të tjerë opozitarë në këtë lëvizje, duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk është e pavarur dhe se nuk ka kuptim që të dërgohet ligji për interpretim.

Presidentja Salome Zurabishvili, e cila ka kritikuar ashpër ligjin. Ajo e ka dërguar ligjin në Kushtetuese më 16 korrik.

Në maj, disa organizata joqeveritare në Gjeorgji po ashtu thanë se do ta sfidojnë ligjin në fjalë para Gjykatës Kushtetuese dhe do të paraqisnin një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ëndrra Gjeorgjiane, që ka shumicën në Parlament, rrëzoi veton e Zurabishvilit më 28 maj.

Më 4 qershor, kryetari i Parlamentit nga Ëndrra Gjeorgjiane, Shalva Papuashvili, e nënshkroi projektligjin në ligj.

Më 24 qershor, shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku evropian do të reduktojë kontaktet politike me Gjeorgjinë dhe do ta shqyrtojë mundësinë e ngrirjes së ndihmës financiare për Qeverinë në Tbilisi, për shkak të shtyrjes përpara të këtij ligji.

“Nëse Qeveria nuk ndryshon kursin e veprimit, Gjeorgjia nuk do të bëjë përparim në rrugën drejt BE-së”, tha Borrell.

Ligji kërkon që organizatat mediale dhe ato të shoqërisë civile që marrin mbi 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë, t’iu nënshtrohen mbikëqyrjes dhe mund të përballen me sanksione për krime penale, ende të paspecifikuara.

Si BE-ja ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Ëndrrën Gjeorgjiane se injorimi i kritikave dhe shtypja e dhunshme e protestave do të kenë pasoja negative.

Ëndrra Gjeorgjiane insiston se është e përkushtuar që shtetit të anëtarësohet në institucionet perëndimore, dhe thotë se ligji ka për synim të rrisë transparencën lidhur me financimin e organizatave joqeveritare.

Por, qeveritë perëndimore dhe organizatat kanë paralajmëruar Qeverinë gjeorgjiane se rruga drejt BE-së e Tbilisit – që ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor – mund të bllokohet nëse ligji hyn në fuqi.

You Might Also Like

Inteligjenca ukrainase godet Brigadën e 155-të të Marinës Ruse në Lindjen e Largët

Trump: Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit

Ndihma tregtare e BE-së për vendet më të varfra nuk arrin objektivin

Një anije me refugjatë sudanezë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, të paktën 50 të vdekur

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e Ficos

TAGGED: #Gjeorgji, #Ligji për agjentët e huaj, #Opozita
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

OSBE e shqetësuar pas mbylljes së shërbimeve të sistemit të Serbisë në veri

Kosova Times Kosova Times September 13, 2025
Takimi i ri mes Rusisë dhe SHBA-së. Kremlini: Nuk ka asnjë mënyrë që t’i kthejmë territorin e okupuar te Ukrainës
A është kapërcyer historia e ndikimit malinj të Rusisë në BiH? Kremlini u zhvendos në një shpejtësi më të lartë
Të rinjtë ankohen se nuk u respektohen të drejtat në punë, punëdhënësit se s’ka punëtorë
Afrika e Jugut kurorëzon Miss-in e parë që nuk dëgjon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?