By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagimet e qytetarëve pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara zgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Reagimet e qytetarëve pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara zgjedhore
Ballina 2Rajon / Botë

Reagimet e qytetarëve pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara zgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 3:54 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Disa orë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe të mbështesë nënpresidenten Kamala Harris për emërimin e partisë, banorë të Uashingtonit u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të shprehur mbështetjen për Presidentin. Zëri i Amerikës foli me disa prej tyre si dhe disa qytetarë në Nju Jork mbi reagimet e tyre ndaj këtij vendimi historik.

Mbështetësit e Presidentit të Shteteve të Bashkuara u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të kujtuar karrierën 50 vjeçare të zotit Biden pasi ai njoftoi largimin nga gara për t’u rizgjedhur.

“Presidenti Biden ishte udhëheqësi më i mirë që kemi pasur për mbrojtjen e mjedisit. Ai krijoi mundësinë që të ndalojmë ndryshimet mjedisore dhe unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës për këtë”, thotë mbështetësi i zotit Biden, Trevor Higgins.

“Jam mirënjohëse për Presidentin Biden dhe atë që ai ka bërë. Unë do të doja që ai të kujtohej si një president shumë i mirë dhe jo për dobësinë që kemi parë së fundmi si pasojë e moshës”, thotë një mbështetëse tjetër e Presidentit.

Në Nju Jork, disa prej qytetarëve të intervistuar nga Zëri i Amerikës, thonë se nuk mund të fshihet nga kujtesa paraqitja e dobët e Presidentit gjatë debatit të parë dhe të vetëm televiziv me rivalin republikan, Donald Trump.

“Gjatë debatit ai nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. Babai im ka filluar të shfaqë shenjat e para të Alcajmerit dhe unë kujdesem për të. Kur pashë debatin mendova se ai ishte më shumë një individ që ka nevojë për kujdes dhe nuk duhet të vihet në një situatë aq stresuese sa ç’kërkon detyra e udhëheqësit të kombit më të rëndësishëm në botë”, thotë Cesar Gonzalez, banor i Nju Jorkut.

“Unë mendoj se ai duhej të hiqte dorë. Ai nuk është në gjendje të mirë mendore që të vazhdonte garën dhe është më mirë që t’ia japë këtë detyrë dikujt tjetër”, thotë banorja tjetër e Nju Jorkut, Nereida Sarracin.

Një banore tjetër thotë se u habit nga lajmi.

“Jam e tronditur dhe nuk e kuptoj ç’po ndodh! Ky ishte reagimi i parë kur dëgjova lajmin, por nga ana tjetër, Kamala po del në krye dhe kjo më pëlqen”, thotë Frenchie Langford.

Ndërsa një tjetër banore e Nju Jorkut thotë se Partia Demokrate duhej të ndërhynte më parë për ta zëvendësuar zotin Biden.

“Sinqerisht, nuk jam e befasuar. Uroj që Partia Demokratike ta kishte kuptuar më herët këtë, që vendimi të mos dukej kaq i nxituar dhe kaotik. Nëse zoti Biden do të kishte qëndruar si kandidat, ai gjithsesi do të kishte humbur ndaj zotit Trump. Megjithatë, mendoj që ky vendim i vonshëm është shumë më i mirë, sesa të vazhdohej gara me zotin Biden”, thotë Madeline Mills.

Banorë të tjerë të Nju Jorkut e mirëpresin vendimin dhe thonë që duan ta kujtojnë Presidentin si një politikan që ka punuar mirë.

“Mendoj se është një ide e mirë. Unë kam votuar për zotin Biden. Ai dhe zyrtarët e tjerë demokratë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ata miratuan dy ose tre ligje të mëdha kundrejt përpjekjeve të ashpra kundër të opozitës republikane, por është fakti që ai është plakur shumë. Unë mendoj se shumë amerikanë e dinë këtë”, thotë Jeff Kiffer.

“Jam i lehtësuar. Ai është njeri i mrekullueshëm. Por padyshim, mosha e ka bërë të vetën. Më vjen mirë që po largohet pasi kështu bëri atë që është e drejtë për vendin”, thotë Charles Buddeke.

“Mendoj që Presidenti Biden meriton çdo lëvdatë pasi vendosi të tërhiqet. Padyshim nuk ka qenë një vendim i lehtë”, thotë banori i Nju Jorkut, Scott Perkins.

Diskutimet rreth mundësisë së largimit të Presidentit Biden filluan pas debatit me ish Presidentin Trump më 27 qershor. Jo pak zyrtarë demokratë, përshirë dhjetëra ligjvënës i bënë thirrje publike presidentit të tërhiqej, duke përmendur sondazhet që tregonin rënien e mbështetjes për të pas debatit, si dhe disa intervistave që ai dha më pas për mediat amerikane.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

TAGGED: #Joe Biden, #Qytetarët, #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ibrahimi: Humbje buxhetore të komunave, shkak mungesa e kontratës kolektive

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
AKK-ja: Qeveria po cenon funksionimin e pushtetit lokal
Duma ruse do qe te ringjall sistemin Gulag!
Biden: Do të tërhiqem nga gara presidenciale vetëm me urdhër të të Plotfuqishmit
Osmani për medaljen e bronztë të Asllanit: Po frymëzon vajzat e reja të ndjekin ëndrrat e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?