By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga shtatori nis mësimi gjithëditor në 5 shkolla në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga shtatori nis mësimi gjithëditor në 5 shkolla në Prishtinë
Ballina 1Lajme

Nga shtatori nis mësimi gjithëditor në 5 shkolla në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 9:23 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

5 shkolla në Prishtinë, nga shtatori do ta nisin mësimin gjithëditor në ciklin e ulët. Ndërsa cikli nga klasa e gjashtë deri në të nëntën të këtyre shkollave, do të zhvendosen në shkolla të ndryshme dhe do të aplikohet mësimi i zakonshëm si është tani me një orar gjysmë ditësh.

Shkolla fillore “Nazim Gafurri” në kryeqytet ka kohë që i është nënshtruar renovimit. Kjo pasi nga shtatori I këtij viti në këtë shkollë, do të realizohet mësimi gjithëditor.

Rreth 500 nxënës sa ka kjo shkollë nga klasa e parë deri në të pestën, do të sistemohen në 20 klasa ku mesatarja e nxënësve në klasë do të jetë 25 nxënës. Zëvendësdrejtori Arif Abazi tha se ashtu si shkolla dhe komuniteti e kanë mirëpritur fillimin e këtij procesi, pasi sipas tij, do të jetë një lehtësim për të gjithë mësimi gjithëditor.

“Është duke u bërë renovimi i shkollës, po pritet shumë shpejt të fillojë edhe ndërtimi i kuzhinës për ushqimin e nxënësve dhe do të pajiset shumë shpejt shkolla me inventar. Janë sjell dhe janë pajisur të gjitha klasat me tabela digjitale dhe besojmë se do të jetë mjaft atraktive për fëmijët i gjithë ky projekt. Shkolla ka infrastrukturë të bollshme për me fillu me një projekt të tillë, edhe kuadro kemi. Do të sigurohen të gjitha ato sipas premtimeve të drerjtorisë komunale vetëm nëse ndonjë mësimdhënës mungon”, deklaroi Arif Abazi, zëvendës drejtor i shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Por, përveç shkollës “Nazim Gafurri” janë edhe katër shkolla si “Faik Konica”, shkolla Model “Qamil Batalli” shkolla “Xhemail Mustafa” dhe shkolla e Gjelbër që do të fillojnë me këtë proces të ri në kryeqytet.

Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prishtinë Jehona Lushaku, tha se këto hapa janë duke u ndërmarrë me qëllim të rritjes së cilësisë por edhe adresimit të sfidave që i ka dhënë testi Pisa.

” Këto hapa janë duke u ndërmarrë me qëllim të rritjes së cilësisë por edhe adresimit të sfidave që i kanë dhënë testi Pisa p.sh i cili thotë se kryesisht fëmijët në fëmijërinë e hershme nga klasa e parë deri në të pestën nuk po arrijnë që të nxënë mësimet sa duhet. E kjo vjen specifikisht për shkak të orarit të shkurtuar dhe kurrikulës së ngarkuar. Domethënë kurrikula nuk është aq e keqe por është shumë e rëndë dhe ajo duhet të realizohet për gjatë një periudhe pak më të gjatë, do të thotë gjatë 8 orëve në shkollë e jo gjatë 3- 4 orëve siç është tani”, tha Jehona Lushaku, drejtoresha e DKA-së.

Lushaku shtoi se është kontraktuar edhe Kuzhina Qendrore për ofrimin e një shujte të nxehtë për nxënësit, përderisa për shujtën e mëngjesit u është lënë obligim prindërve. Ajo shtoi se nxënësit do të lirohen nga detyrat e shtëpisë, pasi ato do t’i kryejnë në shkollë.

“Mësuesve i janë hequr orët që kanë të bëjë me Edukatën Fizike, i kemi hequr orën që ka të bëjë me Artin Edukativ edhe Artin Muzikor. Këto tri lëndë u janë kaluar arsimtarëve kurse në obligimet e saj bazike u janë shtuar orët e detyrave të shtëpisë. Do të thotë mësuesja paradite e realizon kurrikulën bazë duke përfshirë edhe detyrat e shtëpisë, pastaj pasdite vjen radha e lëndëve të tjera që kanë të bëjnë me artin, me muzikën dhe edukatën fizike, kështu do të jetë përafërsisht orari”, theksoi Lushaku.

Ndërsa cikli nga klasa e gjashtë deri në të nëntën të këtyre shkollave, do të zhvendosen në shkolla të ndryshme dhe do të aplikohet mësimi i zakonshëm si është tani me një orar gjysmë ditësh.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

TAGGED: #5 shkolla, #Mësim gjithëditor, #Prishtinë
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Angazhimi i punëtorëve të huaj i kushtueshëm për afaristët maqedonas

Kosova Times Kosova Times November 16, 2023
“Kërcënimet” nga Vuçiqi: Rrezik a perceptim
ShBA-ja: Kemi rrëzuar 15 dronë mbi Detin e Kuq
Një avion fluturoi për në Kaliningrad nga Moska, i cili u përdor në shkëmbimin e të burgosurve
Gruaja ngrit duart ndaj prinderve, arrestohet në Deçan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?