By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia britanike: Dhuna ndaj grave emergjencë kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Policia britanike: Dhuna ndaj grave emergjencë kombëtare
Ballina 2Rajon / Botë

Policia britanike: Dhuna ndaj grave emergjencë kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 7:28 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike” dhe policia po e trajton si një kërcënim i përmasave të njëjta me terrorizmin, thanë të martën drejtuesit e policisë britanike.

Mbi 1 milion krime të dhunshme ndaj grave dhe vajzave janë regjistruar nga policia britanike gjatë periudhës 2022-2023. Këto janë sa një e pesta e të gjitha krimeve të regjistruara, thuhet në një raport të ri të qarkulluar nga Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë dhe Kolegji i Policisë.

Një në gjashtë vrasje gjatë kësaj periudhe është e lidhur me dhunën në familje. Të paktën një në çdo 12 gra janë viktima të krimeve si dhuna seksuale, përdhunimi, përndjekja, ngacmimi apo abuzimi në internet, vlerësohet në raport, ndërsa mendohet se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë për shkak të krimeve që nuk raportohen.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një emergjencë kombëtare”, tha në një deklaratë zv.shefja e policisë Maggie Blyth. “Duhet të marrim masa si shoqëri që t’i ndryshojmë gjërat dhe nuk mund ta pranojmë më si të pashmangshme dhunën ndaj grave dhe vajzave”.

Zonja Blyth shtoi se shifrat ishin “tronditëse” dhe se po shtoheshin përmasat dhe kompleksiteti i rasteve çdo vit. Krimet e tilla janë rritur me 37% nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Vitin e kaluar, qeveria e Britanisë e klasifikoi dhunën ndaj grave dhe vajzave si një rrezik kombëtar ndaj sigurisë publike dhe forcat e policisë u udhëzuan të reagojnë me përparësi ndaj raste të tilla, ashtu siç veprohet për terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Raporti thotë se mijëra oficerë policie kanë ndjekur programe të reja trajnimi për hetimin e përdhunimeve dhe shkeljeve të tjera seksuale gjatë vitit të fundit.

Por, zonja Blyth tha se kjo nuk mjafton dhe bëri thirrje për mbështetje më të madhe nga qeveria për sistemin e drejtësisë penale që është “i mbingarkuar dhe nuk jep rezultatet e duhura për viktimat”. /Associated Press/

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

TAGGED: #Dhuna ndaj grave, #Emergjencë kombëtare, #Maggie Blyth
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shahisti rus pergjumet gjatë lojës së tij në Kampionatin Botëror të Blitz

Kosova Times Kosova Times December 31, 2024
Katër shtetas të Serbisë kanë kaluar ilegalisht kufirin
Kidman largoi Salma Hayek: Fansat mendojnë se kjo është një shenjë se ata kishin një grindje
WP: Shtëpia e Bardhë u kërkon autoriteteve ukrainase të demonstrojnë publikisht gatishmërinë për negociata me Federatën Ruse
Nderohen policët e rënë në kryerje të detyrës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?