By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, bizneset e vogla ndjejnë pasojat e valës së të nxehtit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, bizneset e vogla ndjejnë pasojat e valës së të nxehtit
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, bizneset e vogla ndjejnë pasojat e valës së të nxehtit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 8:01 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Bizneset e vogla po ndjejnë pasojat e të nxehtit në kryeqytetin Tiranë, ndërsa Shqipëria përballet me një valë të madhe të nxehti. Temperaturat kanë arritur në 42 gradë, duke i detyruar turistët dhe banorët të qëndrojnë në mjedise të brendshme.

Normalisht Sheshi Skënderbej në kryeqytet është plot me kalimtarë, por vala e të nxehtit i ka shtyrë shumë njerëz ta shmangin qendrën.

Me temperaturat mesatare në 38 gradë Celsius, shatërvanët ofrojnë pak freski.

Vala e të nxehtit ka ndikuar negativisht prej dy javësh në baret dhe kafenetë e Tiranës, ndërsa klientët nuk i frekuentojnë ato gjatë orëve të nxehta të ditës.

Pronarët e lokaleve janë munduar të instalojnë kondicionerë dhe pajisje të tjera freskuese, por njerëzit e shmangin daljen deri në orët e darkës.

Temperaturat kanë arritur deri në 42 gradë Celsius në juglindje dhe në pjesën qendrore të vendit, ndërsa në kryeqytet mesatarja ka qëndruar në 37-38 gradë Celsius.

Rrugët e qendrës së Tiranës dhe kafenetë qëndrojnë pothuajse të zbrazëta.

“Vala e të nxehtit ka një ndikim të drejtpërdrejtë negativ, për të thënë të vërtetën. Normalisht gjatë ditës nuk ka punë, duke rritur kështu kostot. Puna e mëngjesit dhe e darkës nuk i mbulon shpenzimet dhe kemi shumë vështirësi”, thotë kamerierja 38-vjeçare, Albana Mrishaj.

Në mesditë shumë pak njerëz mund të shihen në Sheshin Skënderbej dhe ata pak persona që kalojnë aty freskohen nëpër shatërvanë.

E njëjta skenë është edhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku gjenden godinat qeveritare dhe të universitetit publik.

“Siç e shikoni, të gjitha baret janë bosh, megjithëse jemi përpjekur ta përmirësojmë situatën në mjedisin e brendshëm. Është megjithatë e pamundur të qëndrohet përjashta në temperatura 40 gradë Celsius. Klientët e paktë konsumojnë vetëm pije të ftohta dhe ujë”, thotë kamarierja 28-vjeçare, Alesja Masha.

Në Shqipëri është shtuar numri i turistëve të huaj, por edhe atyre u duhet të qëndrojnë në mjedise të brendshme për shkak të vapës gjatë ditës.

Bizneset e vogla, kafenetë dhe baret po përpiqen t’i përmirësojnë kushtet.

Ato kanë bërë shpenzime të mëdha këtë verë për të shtuar kondicionerë dhe freskuese brenda dhe jashtë.

“Megjithëse ndodhen shumë turistë në Tiranë, temperaturat kanë pasur ndikimin e tyre dhe ata pak klientë që vijnë, konsumojnë vetëm pije freskuese, duke shkaktuar një rënie drastike të të ardhurave”, thotë kamerieri 23-vjeçar Klajdi Ndregjoni.

Vetëm gjatë darkave fillojnë të frekuentohen baret dhe restorantet. Pronarët e bizneseve të vogla në Tiranë presin me padurim një rënie të temperaturave.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

TAGGED: #Bizneset e vogla, #Pasoja, #Shqipëri, #Të nxehtit
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me ShBA për programin bërthamor

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Spanja nis 500 ushtarë shtesë në Valencia teksa rriten kritikat e banorëve të zonës
Ferizaj starton në plejof nga pozita e parë, Istogu nga e dyta
Deliu-Kodra: Arrestimi i Hasan Krasniqit dhe zyrtarëve tjerë të pushtetit, dëshmojnë për një qeverisje korruptive
Zyrtare: Sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?