By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit
Ballina 2Rajon / Botë

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 6:28 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray, ka thënë para një paneli të Kongresit amerikan se agjencia nuk do të lë “asnjë gur pa lëvizur”, për të kuptuar se si kanë dështuar zyrtarët për të ndalur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Wray ka dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve për t’iu përgjigjur pyetjeve për të shtënat dhe rreth hetimeve të FBI-së për sulmuesin e dyshuar, 20-vjeçarin, Thomas Crooks, i cili është afruar aq afër Trumpit më 13 korrik, në një tubim fushate në Pensilvani, dhe ka arritur ta plagosë në vesh.

“E kam thënë disa herë që jemi duke jetuar në një mjedis me kërcënim në rritje. Është tragjike që atentati është një tjetër shembull”, ka thënë Wray.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur. Sulmuesi mund të jetë vrarë, mirëpo hetimet e FBI-së janë duke vazhduar”.

Përveç plagës së Trumpit, një pjesëmarrës në tubim është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Crooks është vrarë prej zyrtarëve për zbatim të ligjit. Motivi i sulmit nuk dihet ende.

Kimberly Cheatle ka dhënë dorëheqje të martën nga pozita e shefes së Shërbimit Sekret, pas thirrjeve në rritje për t’u larguar nga ajo pozitë, për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin.

Wray pritet të ofrojë më shumë hollësi për incidentin, ndonëse në seancë janë vërejtur pakënaqësi edhe para nisjes së takimit.

Kjo pasi Wray ka kohë që përballet me kritika të republikanëve të linjës së ashpër, të cilët janë të zemëruar për arrestimin e mbështetësve të Trumpit, të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar 2021, teksa Kongresi ka qenë duke certifikuar fitoren e presidentit aktual, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Atentat, #Donald Trump, #FBI
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada Britanike nderon viktimat e masakrës së Reçakut

Kosova Times Kosova Times January 15, 2026
Deripaska kritikoi shpenzimet e Rusisë për luftën me Ukrainën dhe bëri thirrje për një armëpushim
Kosovë-Slloveni drejt Forumit të Përbashkët Ekonomik
VIDEO: Burri duke fjetur në shina në Peru, i kapur nga treni. Ai mbijetoi.
KFOR-i heton të shtënat afër patrullës në Zubin Potok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?