By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarë shqiptarë dhe serbë në Kosovë kundërshtojnë ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gazetarë shqiptarë dhe serbë në Kosovë kundërshtojnë ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave
Ballina 1Lajme

Gazetarë shqiptarë dhe serbë në Kosovë kundërshtojnë ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 5:40 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Shoqata të gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë kritikuan të mërkurën ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, që u miratua dy javë më parë në parlament, duke theksuar se përmes tij qeveria synon të kontrollojë mediat në vend.

Këto komente u bënë gjatë një debati në Qendrën Mediale në Çagllavicë lidhur me ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave me temën, “rregullim apo kërcënim për lirinë e medias”.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se ligji mund të ulë pluralitetin medial ne vend.

“Që është një vlerë për të cilën Kosova mund të ndjehet krenare sidomos në mediat në gjuhën shqipe që kanë një pluralitet të jashtëzakonshëm dhe lejon që shumë zëra të dëgjohen dhe kjo është një përpjekje në fund të ditës që mes tjerash me këto dënime të dekurajoj mediat që ta bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Kryetarja e shoqatës së Gazetarëve serb në Kosovë Ivana Vanovac tha se ligji nuk do të jetë i mirë për asnjë media që synon të punojë e lirë dhe mund të nxisë autocensurën për shkak të gjobave të parapara.

“Ky ligj u jep aq shumë liri strukturave politike, sa herë që cilado media pavarësisht nga vijnë, qoftë nga komuniteti shqiptar apo serb, që prek ndonjë temë që nuk u përshtatet strukturave politike, ato do të kenë mekanizëm shumë të lehtë dhe të përshtatshëm për të luftuar mediat dhe në rastin më të lehtë mbylljen e këtyre medieave”, tha ajo.

Ligji mes tjerash, parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre nga KPM-ja dhe dënime me gjoba të rënda për mediat që kryejnë shkelje ligjore.

Me ligjin e ri Komisioni i Pavarur i Mediave parashihet të ketë 11 anëtarë nga 7 sa numëron aktualisht.

Ardita Zejnullahu nga Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës tha se çështja e regjistrimit të mediave online, gjobat dhe rritja e numrit të anëtarëve të Komisionit paraqesin sfidat kryesore të ligjit.

“40 mijë euro dënimi për një operator kabllor është shumë i vogël. Në anën tjetër 40 mijë euro nëse dënohet një media audio-vizuale, radio apo televizion edhe portalet të cilat gjithashtu do të jenë në juridiksionin e KPM-së me këtë ligj, atëherë kjo nënkupton mbylljen e tyre. Mospërcaktimi se për cilat sanksione ose për cilat shkelje do të përcaktohen sanksionet nuk është bërë dallimi nëse do të jenë shkelje administrative, shkelje etike apo teknike kështu që do të mbetët në vullnetin e anëtarëve të Komisionin të caktojë ashtu si ata dëshirojnë dënimet për mediat”, tha ajo.

Dy parti opozitare kanë dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave ndërsa përfaqësues të gazetarëve shpresojnë që Gjykata ta rrëzojë atë dhe të hartohet një i ri i cili do të shqyrtonte shqetësimet e tyre.

Një grup organizatash ndërkombëtare të mediave përmes një komunikate shprehën shqetësimin me ligjin që sipas tyre, do të mundësojë kontrollin politik të organit rregullator.

Sipas organizatave, shqetësimet kryesore në lidhje me ligjin lidhen me ndikimin e mundshëm në pluralizmin e medias, pavarësinë dhe peizazhin më të gjerë rregullator. Ato i bënë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të dënojë publikisht ligjin dhe të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë.

Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

You Might Also Like

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Parashikimi i motit për këtë javë

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

TAGGED: #Gazetare, #Kundërshtojnë, #Ligji për KPM-në, #Serbë, #Shqiptarë
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku premtoi investime miliardëshe për Prishtinën në infrastrukturë

Kosova Times Kosova Times February 4, 2025
Bllokohet ratifikimi i marreveshjes per levizjen e lire, Kosovaret nuk mund te hyjne ne BH
Me verëra perpiqen ta mbajne “Ballkanin e hapur”
FT: Evropa rriti importet ruse të LNG me 42% këtë vit
Kosova përfiton grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?